Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Darvinizmi, apo me fjalë të tjera teoria e evolucionit, ka si qëllim të saj mohimin e faktit të krijimit, por në të vërtetë, ajo nuk është gjë tjetër veçse një teori e dështuar, joshkencore dhe e pakuptimtë. Kjo teori, e cila pretendon se jeta erdhi rastësisht nga materia pa jetë, është zhvleftësuar nga zbulimet shkencore që vërtetojnë rendin e mrekullueshëm si në univers, ashtu edhe në krijesat e gjalla; po ashtu janë zbuluar rreth 300 milion fosile që vërtetojnë se evolucioni nuk ka ndodhur asnjëherë. Në këtë mënyrë, shkenca konfirmon faktin se Zoti krijoi universin dhe gjithë krijesat e gjalla në të. Propaganda që mban gjallë sot teorinë e evolucionit, bazohet në shtrembërimin e fakteve shkencore, në keqinterpretimin e tyre, në gënjeshtra dhe falsitete të servirura si shkenore.

Por kjo propagandë nuk mund ta fshehë të vërtetën. Teoria e evolucionit është mashtrimi më i madh në historinë e shkencës, dhe për këtë fakt, gjatë 20-30 viteve të fundit, është përfolur shumë në qarqet shkencore. Veçanërisht mbas viteve 1980 kërkimet nxorën në dritë se pretendimet e darvinizmit janë tërësisht të pabaza; kjo gjë u pohua prej mjaft shkencëtarëve. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, shumë biologë, biokimistë dhe paleontologë, pohuan pavlefshmërinë e darvinizmit dhe vërtetuan se zanafilla e jetës është krijimi.

Ne kemi vëzhguar rrënimin e teorisë së evolucionit dhe provat e krijimit në mjaft aspekte shkencore, në disa prej punimeve tona dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ky subjekt është i një rëndësie të madhe, por edhe përfitimet janë po aq të mëdha.

Dështimi shkencor i Darvinizmit Teoria e evolucionit, edhe pse është një doktrinë pagane që i ka fillimet nga grekët e lashtë, u përqafua gjerësisht në shekullin XIX. Zhvillimi më i rëndësishëm që e bëri teorinë temën kryesore të botës së shkencës ishte botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve. Në këtë libër Darvini doli me pretendimin se llojet e ndryshme në tokë nuk janë krijuar veç e veç, por rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët dhe kanë ndryshuar nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla me kalimin e kohës. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor objektiv. Ashtu siç tregohet edhe në kapitullin me titull "Vështirësitë e Teorisë" në të njëjtin libër, teoria linte hapësira të mëdha përballë një sërë pyetjeve shumë të rëndësishme.

Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin teorisë do të kapërceheshin me zhvillimin e shkencës dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atë edhe më tepër, gjë të cilën e deklaronte shpesh në libër. Por shkenca përparonte plotësisht në kah të kundërt me shpresat e Darvinit dhe në vend që ajo t'i përkrahte hipotezat themelore të teorisë, i shtoi akoma dhe më tepër pikëpyetjet rreth kësaj teorie.

Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të përmblidhet në tre tituj kryesorë:

  1. Teoria nuk shpjegon kurrë se si ka filluar jeta në tokë.
  1. Nuk gjendet asnjë zbulim shkencor që provon se "mekanizmat e evolucionit", të propozuara nga kjo teori, kanë ndonjë forcë evoluese. 3) Të dhënat fosile provojnë të kundërtën e ideve të parashtruara nga teoria e evolucionit.

Le t'i shtjellojmë këto, në vija të përgjithshme:

Pengesa e parë: Origjina e jetës Teoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme e shfaqur në një tokë primitive afërsisht 3.8 miliardë vjet më parë si pasojë e një sërë rastësish. Pyetja që nuk mund ta shpjegojë teoria është se si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë miliona specie të gjalla e të komplikuara dhe, nëse me të vërtetë ka ndodhur diçka e tillë, përse nuk gjendet asnjë gjurmë në të dhënat fosile? Por në fillim, duhet të ndalojmë në shkallën e parë të procesit të evolucionit: Si u shfaq "qeliza e parë"?

Teoria e evolucionit, meqë e refuzon krijimin, supozon se qeliza e parë është shfaqur rastësisht në mënyrë aksidentale pa asnjë projektim apo planifikim. D.m.th., sipas teorisë, lëndët inorganike duhen të kenë nxjerrë në dritë qelizën e gjallë. Por kjo hipotezë bie ndesh me ligjet më themelore të biologjisë.

"Jeta rrjedh nga jeta"

Darvini, në librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës, sepse koncepti primitiv në periudhën kur jetoi ai, supozonte se gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë elementar. Sipas teorisë së "lindjes së rastësishme" që besohej në mesjetë, lëndët inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qenie të gjallë. Në atë periudhë ishte shumë i përhapur mendimi, se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një farë kohe të formoheshin minj.

Gjithashtu mendohej se shfaqja e krimbave në një copë mishi ishte një argument që Lui Pastër provonte se jeta rrjedh prej lëndëve inorganike. Por më vonë do të kuptohej se ato krimba mbi mishin nuk formoheshin aksidentalisht, por nga larvat që silleshin nga mizat.

Në periudhën që Darvini shkroi librin "Origjina e Specieve", besimi se bakteriet formoheshin nga lëndë inorganike shihej si një ide e pranuar gjerësisht në botën e shkencës. Por vetëm 5 vjet pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez Lui Pastër e çrrënjosi plotësisht këtë besim, i cili përbënte bazat e evolucionit. Përfundimi i arritur pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të gjata, ishte si më poshtë:

"Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë jetë u varrosën plotësisht në histori." (Sidney Fox, Klaus Dose, Molecular Evolution and The Origin of Life, New York: Marcel Dekker, 1977, p. 2)

Mbrojtësit e teorisë së evolucionit, i kundërshtuan për një kohë të gjatë zbulimet e Pastërit, mirëpo shkenca, e cila po përparonte duke nxjerrë në dritë ndërtimin kompleks të qelizës, e përforcoi edhe më tepër pavlefshmërinë e pretendimeve mbi lindjen e rastësishme të jetës. Përpjekjet e dështuara të shekullit të 20-të Evolucionisti i parë, i cili mori në dorë çështjen e origjinës së jetës në shekullin XX ishte biologu i njohur rus Aleksandër Oparin, i cili u mundua të provonte, me anë të një sërë tezash të hedhura nga vetë ai në vitet 1930, se qeliza e gjallë mund të formohej rastësisht. Por këto punime do të dilnin të pasuksesshme dhe Oparin do të detyrohej të bënte këtë rrëfim:

"Origjina e qelizës fatkeqësisht përbën pikën më të errët të gjithë teorisë së evolucionit." (Alexander I.

Oparin, Origin of Life, (1936) New York, Dover Publications, 1953 (Reprint), p. 196)

Përpjekjet e Alexander Oparin, për të ofruar një shpjegim evolucionist për origjinën e jetës, përfunduan në një fiasko të madhe.

Evolucionistët që ndoqën rrugën e Oparinit u munduan të bënin eksperimente për të gjetur një zgjidhje mbi origjinën e jetës.

Më i njohuri nga këto eksperimente ishte ai i organizuar në vitin 1953 nga kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazet, që pretendoheshin se ekzistonin në atmosferën primitive dhe duke i ekspozuar ato ndaj një burimi të jashtëm energjie, formoi disa molekula organike (aminoacide) që përdoren në ndërtimin e proteinave.

Ky eksperiment, i cili në ato vite paraqitej si një fazë e rëndësishme e evolucionit, pas disa vitesh u bë tërësisht i pavlefshëm, pasi u zbulua se "atmosfera"

e përdorur në eksperiment ishte shumë e ndryshme nga atmosfera e tokës. ("New Evidence on Evolution of Early Atmosphere and Life", Bulletin of the American Meteorological Society, vol. 63, Nov 1982, pp. 1328-1330) Pas një periudhe të gjatë qetësie, Milleri pranoi se atmosfera e përdorur nga ai nuk ishte aspak reale. (Stanley Miller, Mole- cular Evolution of Life: Current Status of the Prebiotic Synthesis of Small Molecules, 1986, p. 7) Të gjitha përpjekjet evolucioniste që u ndërmorën gjatë shekullit XX për të zgjidhur problemin e origjinës së jetës përfunduan pa sukses. Jefrey Bada, gjeokimisti i njohur nga Instituti Skrips, San Diego, në një artikull të botuar në vitin 1998 në revistën evolucioniste "Earth", këtë të vërtetë e pohon kështu:

"Sot, duke lënë pas shekullin e 20-të, akoma përballemi me problemin më të madh të pazgjidhur që kishim kur hymë në këtë shekull: Si filloi jeta në tokë"? (Jeffrey Bada, Earth, Feb 1998, p. 40)

Siç pranohet edhe nga teoricienët më në zë të evolucionit, origjina e jetës është ende një mister i pazgjidhur për teorinë e evolucionit.

Ndërtimi i ndërlikuar i jetës Shkaku kryesor që çështja mbi origjinën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë, është ndërtimi jashtëzakonisht i ndërlikuar i gjallesave, të cilat më parë supozoheshin se zotëronin një ndërtim elementar. Qeliza është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Edhe nëse përdorim laboratorin më të përparuar të botës, duke grupuar përbërje kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përftojmë asnjë proteinë të vetme e jo më të pretendojmë për një qelizë. Kushtet që duhen të krijohen për shfaqjen e qelizës janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi. Sidoqoftë nuk është e nevojshme shpjegimi i situatës në detaje. Evolucionistët janë në një rrugë pa krye, sepse propabiliteti i krijimit rastësisht të një proteine, e cila është një prej pjesëve kryesore të qelizës, është matematikisht "0".

Që të formohet një proteinë e vetme nevojiten proteina të tjera dhe kjo hedh poshtë mundësinë e formimit në mënyrë të rastësishme. Ky fakt është i mjaftueshëm për të bërë të pavlefshme pretendimet e evolucionistëve se qeliza u krijua rastësisht. Për ta përmbledhur: 1. Proteina nuk mund të formohet pa enzima dhe enzimat janë të gjitha proteina.

  1. Që një proteinë të formohet duhet të jenë prezente rreth 100 proteina. Pra nevojiten proteina që të ekzistojë një proteinë.
  1. ADN-ja prodhon enzimat që formojnë proteinën. Proteina nuk mund të formohet pa ADN. ADN-ja duhet të jetë prezente që të formohen proteinat.
  1. Të gjitha organelet në qeliza kanë detyra të rëndësishme në formimin e qelizës. Me fjalë të tjera, që proteinat të formojnë një qelizë të saktë dhe tërësisht funksionale, duhet që ato të jenë prezente bashkë me të gjitha organelet.

Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do të hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili.

Në këtë pikë shfaqet një dilemë e çuditshme: ADN-ja mund të kopjojë veten vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimave). Por formimi i këtyre enzimave bëhet i mundur vetëm falë informacionit të koduar në ADN. Meqë ata varen prej njëri-tjetrit, ata duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për të kopjuar informacionin. Kjo hedh poshtë pretendimin se jeta erdhi në ekzistencë rastësisht. Profesor Leslie Orgel, një evolucionist i shquar nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni, rrëfen këtë fakt në një artikull të revistës Scientific American në Shtator të vitit 1994:

Një nga faktet që zhvleftëson teorinë e evolucionit është struktura tejet komplekse e jetës. Një shembull i kësaj është molekula e ADN-së e vendosur në bërthamën e qelizave të qenieve të gjalla. ADN-ja është një informacion kompleks i formuar prej bashkimit të katër molekulave në sekuenca të ndryshme. Ky informacion bazë përmban kodet dhe të gjitha tiparet fizike të një qenieje të gjallë. Sikur të shkruhej informacioni i ADN-së së njeriut, do të duhej një enciklopedi e përbërë nga 900 vëllime.

Padyshim, një informacion i tillë i jashtëzakonshëm, hedh poshtë konceptin se jeta erdhi në ekzistencë rastësisht.

Është tërësisht e pamundur që proteinat dhe nukleotidet, si dy përbërës me struktura komplekse, të jenë shfaqur rastësisht në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Duket e pamundur të ekzistojë njëra pa tjetrën. Dhe kështu, në një shikim të parë, arrijmë në konkluzionin se jeta nuk mund të ketë lindur thjesht nga elementet kimike. (Leslie E. Orgel, "The Origin of Life on Earth," Scientific American, vol. 271, October 1994, p. 7849.)

Padyshim, nëse formimi i rastësishëm i jetës është i pamundur, atëherë do të na duhet të besojmë se jeta është e krijuar. Ky fakt zhvleftëson teorinë e evolucionit, e cila ka si qëllim kryesor mohimin e Krijimit.

Mekanizmi imagjinar i evolucionit Pengesa e dytë që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se "të dy mekanizmat e supozuar të evolucionit", nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.

Darvini e mbështeti hipotezën e tij në mekanizmin e "seleksionimit natyror". Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit "Origjina e Specieve nëpërmjet seleksionimit natyror". Seleksionim natyror do të thotë përzgjedhje e natyrës. Ai mbështetet në logjikën se, të përfshirë në luftën për mbijetesë, në natyrë do të mbesin gjallë vetëm ato gjallesa që i përshtaten më mirë kushteve natyrore dhe fizike. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbesin gjallë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet vetëm nga individë të fortë dhe të shpejtë. Sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të ndërhyjë në evoluimin e sorkadheve e t'i kthejë ato p.sh. në kuaj. Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj dhe në librin e tij Origjina e Specieve u detyrua të pohonte:

Seleksionimi natyror është i pavlefshëm, nëse nuk shfaqen shanset e favorshme. (Charles Darwin, The Origin of Species by Means of Natural Selection, The Modern Library, New York, p. 127)

Ndikimi i Lamarkut Si mund të formohen këto ndryshime të dobishme? Darvini, kësaj pyetjeje u mundua t'i përgjigjej duke u mbështetur te Lamarku. Sipas këtij biologu francez, i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia përcjellin brezit pasardhës të gjitha ndryshimet fizike, që kanë përjetuar gjatë jetës së tyre. Si përfundim i akumulimit të këtyre cilësive brez pas brezi, dalin në ekzistencë specie të reja. P.sh., sipas Lamarkut, gjirafat kanë evoluar nga antilopat gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur gjethet e pemëve të larta duke zgjatur qafën.

Edhe Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm në librin e tij, ku pretendon se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit janë shndërruar në balena. (Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, p. 184.)

Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes së ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës në shekullin XX, u shemb plotësisht legjenda e përcjelljes së karakteristikave, të fituara nga brezat pasardhës. Kështu, u vërtetua përfundimisht se seleksionimi natyror ishte një mekanizëm joefektiv.

Neo-darvinizmi dhe mutacionet Në këtë gjendje, darvinistët, për të gjetur një zgjidhje, nxorën në dritë në fund të viteve 30' "Teorinë Sintetike Moderne", apo siç njihet ndryshe neo-darvinizmin, i cili i konsideroi mutacionet, krahas seleksionimit natyror, si "shkaqe të ndryshimeve të dobishme". Modeli, i cili edhe sot e ruan vlerën në emër të evolucionit, është neo-darvinizmi.

Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në botë u shfaqën si rezultat i mutacioneve, apo gabimeve gjenetike në organet e ndërlikuara të këtyre gjallesave si veshët, sytë, mushkëritë apo krahët. Por ekziston një fakt shkencor që e hedh poshtë teorinë: Mutacionet nuk i zhvillojnë gjallesat, përkundrazi, gjithmonë i dëmtojnë ato.

Arsyeja është shumë e thjeshtë: ADN-ja zotëron një ndërtim shumë të ndërlikuar. Çdo ndikim spontan mbi këtë molekulë, mund të shkaktojë vetëm dëme. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si më poshtë:

Së pari, mutacionet janë shumë ta rralla në natyrë. Së dyti, mutacionet më të shumta janë të dëmshme, përderisa janë të pastrukturuara në ndryshimet gjenetike që pësojnë; çdo ndryshim rastësor që ndodh në një sistem kompleks do të jetë në dëm e jo në dobi të tij. Për shembull, nëse një tërmet do të godiste një strukturë komplekse siç është një ndërtesë, kjo do të sillte deformim të strukturës së ndërtesës dhe në të shumtën e rasteve një dëmtim të saj. (B.G. Ranga- nathan, Origins?, Pennsylvania: The Banner Of Truth Trust, 1988.)

Deri më sot nuk është vëzhguar asnjë rast i ndonjë mutacioni të dobishëm. Dihet se mutacionet, të cilat teoria e evolucionit i paraqet si "mekanizma evoluese" janë raste gjenetike që i dëmtojnë dhe i lënë të gjymtuara gjallesat. (Ndikimi më i shpeshtë i mutacioneve te njerëzit janë kanceret.) Sigurisht që një mekanizëm shkatërrues nuk mund të ketë efekte evoluese, kështu që edhe seleksionimi natyror, ashtu siç pohon edhe Darvini, "s'mund të bëjë asgjë i vetëm". Ky realitet na bën të besojmë se në natyrë nuk ekziston asnjë mekanizëm evolues, ndaj dhe ai përfytyrim imagjinar që e quajnë evolucion, nuk është përjetuar në asnjë periudhë. Të dhënat fosile: asnjë gjurmë e formave kalimtare Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë, se skenari që pretendohet nga teoria evolucionit nuk është përjetuar kurrë. Sipas supozimit joshkencor të teorisë, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga njëra-tjetra. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e kohës, kthehej në një urë kalimi për formimin e një specieje tjetër dhe në këtë mënyrë janë shfaqur të gjitha speciet e tjera. Me fjalë të tjera, ky transformim u krye gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.

Brenda këtij intervali të gjatë transformimi, duhet të jenë formuar antenat sytë goja këmbët Që nga fillimi i shekullit të 20-të, biologët evolucionistë kanë kërkuar shembuj të mutacioneve të dobishme, duke eksperimentuar te fluturat. Por këto përpjekje kanë rezultuar gjithmonë në krijesa të sëmura dhe të deformuara.

Fotografia në të majtë tregon kokën e një mize frutash normale, kurse fotoja në të djathtë tregon këmbët në kokën e një mize frutash, që ndodhen aty për shkak të mutacionit.

dhe të kenë jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., në të kaluarën duhet të ketë ekzistuar një qenie gjysmë peshk - gjysmë zvarranik, apo gjysmë zog - gjysmë zvarranik. Meqë ajo ishte një periudhë transformimi, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe me një sërë defektesh. Evolucionistët, këto qenie imagjinare, që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë "forma kalimtare".

Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të kaluarën, atëherë larmia dhe numri i tyre do të ishte shumë herë më i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kështu që mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin e tij, këtë fakt e shpjegon kështu:

"Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar... Si rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të gjenden vetëm në mbetjet fosile." (Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, p. 179)

Sidoqoftë, Darvini ishte i vetëdijshëm se asnjë fosil i formave kalimtare nuk ishte gjetur ende. Ai e shihte këtë si një vështirësi të madhe për teorinë e tij. Në një kapitull të librit të tij, i titulluar "Vështirësitë e Teorisë" ai shkroi:

...N.q.s. speciet kanë rrjedhur nga specie të tjera nëpërmjet një shkallëzimi gradual, atëherë përse ne nuk gjejmë asgjëkundi forma kalimtare? Përse e gjithë natyra nuk është në konfuzion dhe ka specie, ashtu siç i shohim ne, të përcaktuara e të ndara mirë nga njëra-tjetra? ...Sipas kësaj teorie, forma të panumërta kalimtare duhet të kenë ekzistuar, atëherë përse nuk i gjejmë ato në koren e tokës? ...Përse ne sot nuk gjejmë varietete të ndërmjetme? (Charles Darwin, The Origin of Species, pp. 172, 280)

Ky fosil krokodili nga periudha Kretak është 65 milion vjet i lashtë.

Ky është identik me krokodilët që jetojnë sot.

Ky peshk fosil i zbuluar në Itali është 54 deri në 37 milionë vjet i lashtë. Kjo gjethe 50 milion vjeçare e fosiles së rrapit u zbulua në SHBA. Gjethet e rrapit kanë mbetur të pandryshuara për 50 milion vjet dhe kurrë nuk kanë evoluar.

Shpresat e venitura të Darvinit Nga mesi i shekullit të 19-të e deri më sot, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive mbi fosilet, kurrë nuk janë gjendur forma kalimtare. Në kundërshtim me shpresat e evolucionistëve, të gjitha zbulimet që dolën në dritë nga gërmimet dhe kërkimet e ndryshme, tregojnë se gjallesat erdhën në këtë botë të përsosura dhe pa mangësira.

Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte një evolucionist, u detyrua ta pohonte këtë realitet:

"Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një lloji për llogari të një tjetri." (Derek A. Ager, "The Nature of the Fossil Record," Proceedings of the British Geological Association, vol 87, 1976, p. 133.)

Me fjalë të tjera, te fosilet e gjetura, të gjitha llojet e gjallesave shfaqen papritmas dhe në formën e tyre të përkryer, pa forma të ndërmjetme mes tyre. Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që parashikoi Darvini. Për më tepër, kjo është një provë shumë e fortë që gjallesat janë krijuar, sepse i vetmi shpjegim që një specie e gjallë shfaqet papritmas, e përkryer dhe pa paraardhës nga i cili mund të kishte evoluar, duhet të jetë që speciet janë krijuar. Kjo e vërtetë është pranuar nga biologu i mirënjohur evolucionist Douglas Futuyuma:

"Krijimi dhe evolucioni janë dy shpjegimet e vetme që mund të bëhen rreth origjinës së qenieve të gjalla. Organizmat ose janë shfaqur në tokë të zhvilluara plotësisht, ose janë zhvilluar gradualisht. Në rast se janë zhvilluar gradualisht, ato duhet të jenë zhvilluar nga specie që kanë ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. Në rast se janë shfaqur plotësisht të zhvilluara, ato duhet të jenë krijuar nga ndonjë intelekt i plotfuqishëm." (Douglas J. Futuyma, Science on Trial, Pantheon Books, New York, 1983, p. 197)

Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në botë të formuara plotësisht e përsosmërisht. Me fjalë të tjera "origjina e llojeve", në kundërshtim me atë që mendonte Darvini, është krijimi dhe jo evolucioni.

Përralla e evolucionit të njeriut Çështja që trajtohet më shpesh, nga mbrojtësit e teorisë së evolucionit, është prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi këtë çështje thotë se qeniet njerëzore moderne që jetojnë sot, kanë rrjedhur nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Në këtë periudhë, e cila mendohet të ketë filluar rreth 4-5 milionë vjet më parë, pretendohet se kanë jetuar "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe të parëve të tij. Në fakt, ka katër "kategori" bazë në gjithë këtë skenar imagjinar:

  1. Australopitekët 2. Homo habilis 3. Homo erektus 4. Homo sapiens Evolucionistët i japin emrin "australopitek" (që do të thotë "majmuni i jugut"), të ashtuquajturit paraardhës të parë majmunor të njeriut. Këto qenie të gjalla nuk ishin në fakt asgjë tjetër, përveçse një specie e zhdukur majmuni. Kërkimet e shumta të Lord Solly Zuckerman dhe profesorit Charles Oxnard, dy anatomistë me famë botërore nga Britania dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve të australopitekëve tregojnë se këto qenie i përkisnin një lloji majmuni të zhdukur dhe se nuk kishin asnjë ngjashmëri me qeniet njerëzore. (Solly Zuckerman, Beyond The Ivory Tower, Toplinger Publications, New York, 1970, 75-14; Charles E. Oxnard, "The Place of Australopithecines in Human Evolution: Grounds for Doubt", Nature, vol 258, p. 389)

Evolucionistët e quajnë fazën tjetër të evolucionit njerëzor "homo" ose "klasa njerëzore". Sipas këtij pretendimi, qeniet e gjalla të serisë "homo" ishin më të zhvilluara se australopitekët. Evolucionistët i vendosën fosilet e këtyre krijesave të ndryshme pranë njëra-tjetrës dhe përpiluan një plan imagjinar evolucioni. Ky plan është imagjinar, sepse faktikisht nuk është provuar ndonjë lidhje evolucionare mes këtyre klasave të ndryshme. Evolucionisti më i shquar i shekullit të 20-të thekson në librin e tij me titull Një Argument i Gjatë se "veçanërisht historia e origjinës së jetës së klasës Homo Sapiens është e vështirë për t'u besuar, madje për të nuk gjendet ndonjë argument bindës." (J. Rennie, "Darwin's Current Bulldog: Ernst Mayr", Scientific American, Dec 1992)

Kur përmendin zinxhirin Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistët nënkuptojnë se këto specie kanë qenë paraardhëse të njëra-tjetrës. Zbulimet më të fundit të paleo-Nuk ekzistojnë mbetje fosile që të mbështesin historinë e evolucionit të njeriut. Përkundrazi, të dhënat fosile tregojnë se ka një pengesë të pakapërcyeshme ndërmjet majmunëve dhe njerëzve. Përballë kësaj të vërtete, evolucionistët i varin shpresat e tyre në vizatime dhe modelime të caktuara. Ata krijojnë maska bazuar në mbetjet fosile dhe realizojnë fytyra imagjinare gjysëm majmun - gjysëm njeri.

FALS antropologëve tregojnë se Austrolopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë jetuar në të njëjtën periudhë në rajone të ndryshme të botës. (Alan Walker, Science, vol 207, 1980, p. 1103; A. J. Kelso, Physical Antropology, First Ed., New York: J. B. Lipincott Co., 1970, p. 221; M. D. Leakey, Olduvai Gorge, vol 3, Cambridge: Cambridge University Press, 1971, p. 272) Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Neandertalët dhe Homo Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtin rajon. (Time, Nov 1996) Kjo provon përfundimisht se këto specie nuk ishin paraardhëse të njëra-tjetrës. Stephan Jay Gould, një prej paleontologëve të universitetit të Harvardit, megjithëse është evolucionist, e shpjegon qorrsokakun në të cilën gjendet teoria darviniste në këtë mënyrë:

Ç'mund t'i ndodhë shkallëzimit tonë, nëse bashkëkzistojnë tri linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe H. Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër, asnjë nga të tre nuk shfaq ndonjë tendencë evolutive gjatë qëndrimit në tokë. (S. J. Gould, Natural History, vol 85, 1976, p. 30)

Me pak fjalë, vizatimet e krijesave imagjinare "gjysmëmajmungjysmënjeri", që shfaqen në media apo në librat shkollorë dhe njëkohësisht, i gjithë skenari i evolucionit njerëzor që po mbahet gjallë vetëm me metoda propagandistike, s'janë gjë tjetër veçse një mit pa asnjë bazë shkencore. Lord Solly Zuckerman, një nga shkencëtarët më të njohur e më të spikatur, e ka studiuar këtë çështje për vite me radhë dhe ka kryer një punë kërkimore 15-vjeçare mbi fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti në përfundimin se në të vërtetë nuk ekziston asnjë pemë familjare midis majmunit dhe njeriut.

Zuckerman gjithashtu ka bërë një "radhitje të shkencave". Ai ndërtoi një "spektër" të shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit të tij, nga ato më shkencoret tek ato më jo-shkencoret. Sipas këtij spektri, më shkencoret, duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, ishin fizika dhe kimia. Më pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Në fund fare, në pjesën e konsideruar si "më jo-shkencore", krahas koncepteve të "perceptimit jashtëshqisor" dhe "shqisës së gjashtë", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij: Më pas zhvendosim kuadrin e së vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të shkencës, të supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut. Për ndjekësit e këtyre ideve nuk ekziston asgjë e pamundur. Ata janë të gatshëm të besojnë shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë. (Solly Zuckerman, Beyond the Ivory Tower, p. 19)

Siç shihet, evolucioni njerëzor nuk është gjë tjetër veç një përmbledhje e "disa interpretimeve të paragjykuara" të disa njerëzve që ndjekin verbërisht idetë e tyre.

Formula darviniste Përtej të gjitha informacioneve shkencore të cilat i kemi shqyrtuar deri tani, le të analizojmë me anë të një shembulli të thjeshtë, që mund të kuptohet madje edhe nga fëmijët, se në çfarë bestytnie besojnë evolucionistët.

Teoria e evolucionit pretendon se jeta erdhi në ekzsitencë rastësisht. Sipas këtij pretendimi jo të logjikshëm, atomet e pandërgjegjshme u mblodhën dhe formuan qelizën dhe më pas formuan krijesa të tjera të gjalla dhe njeriun. Le të mendojmë rreth kësaj. Kur ne bashkojmë elementet bazë të jetës si karbonin, fosforin, nitrogjenin dhe potasiumin, ne përftojmë thjesht një përzierje kimike. Sado që ne të përpiqemi, kjo përzierje atomesh nuk do të prodhojë ndonjë qenie të gjallë. Nëse dëshironi, le të kryejmë një "eksperiment" rreth kësaj dhe të ekzaminojmë se çfarë pretendojnë evolucionistët nga "formula darviniste".

Le të marrin materialistët elementët përbërëse të gjallesave si psh. fosforin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin, hekurin dhe magneziumin dhe le t'i vendosin ato në fuçi të mëdha. Për më tepër, le të shtojnë në këto fuçi, cilindo material që nuk ekziston në kushte normale, por që ata mendojnë se është e nevojshme. Le të shtojnë në këtë përzierje, shumë aminoacide dhe shumë proteina (si njëra, si tjetra s'mund të formohen rastësisht) si të dëshirojnë ata. Le ta ekspozojnë këtë përzierje ndaj nxehtësisë dhe lagështisë sa të duan. Pastaj ta përziejnë me çfarëdo pajisje të zhvilluar teknologjikisht. Le të vënë shkencëtarët më eminentë përkrah këtyre fuçive dhe këta ekspertë të rrinë në pritje pranë këtyre fuçive për miliarda, dhe madje edhe për triliona vjet. Le të përdorin të gjitha llojet e kushteve që ata besojnë se janë të domosdoshme për formimin e një njeriu. Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata, ata nuk mund të prodhojnë nga këto fuçi një njeri, të themi një profesor që ekzaminon strukturën e qelizave të tij në mikroskopin elektronik. Ata nuk mund të prodhojnë gjirafa, luanë, bletë, kanarina, kuaj, delfinë, trëndafila, orkide, zambakë, karafila, banane, portokallë, mollë, hurma, domate, pjepra, shalqinj, fiq, ullinj, rrush, pjeshka, fazanë, ngjyrat e fluturave, apo miliona qenie të tjera të gjalla, të tilla si këto. Në të vërtetë, ata nuk mund të përftojnë madje asnjë qelizë të vetme prej tyre.

Shkurtimisht, atomet e pavetëdijshme nuk mund të formojnë asnjë qelizë. Ata nuk mund të marrin një vendim të ri dhe ta ndajnë këtë qelizë në dy, pastaj të marrin vendime tjera dhe të krijojnë profesorët të cilët së pari shpikën mikroskopin elektronik dhe pastaj shqyrtuan strukturën e tyre qelizore me atë mikroskop. Materia është një masë e pavetëdijshme, e pajetë dhe çdo gjë vjen në jetë me krijimin madhështor të Zotit.

A mund të lind jeta, nëse përmbushen të gjitha kushtet e përcaktuara nga evolucionistët? Sigurisht që jo! Për të treguar pse jo, le të kryejmë eksperimentin në vijim: Vendosini të gjitha enzimat, hormonet dhe proteinat në një fuçi të tillë, si kjo në foton më lart, pra çdo gjë që konsiderohet nga evolucionistët si thelbësore për të formuar jetën.

Pastaj bashkojini të gjitha këto substanca, duke përdorur të gjitha teknikat e mundshme fizike dhe kimike. Por, pavarësisht asaj që ju do të bëni, pa marrë parasysh se sa kohë do të prisni, nga kjo fuçi nuk do të mund të krijohet ndonjë qelizë e gjallë.

Teoria e evolucionit, e cila pretendon të kundërtën, është një besim i rremë, tërësisht në kundërshtim me arsyen. Duke menduar edhe një herë për pretendimet e evolucionistëve, shembulli që sollëm më lart pasqyron më së miri realitetin.

Teknologjia e syrit dhe e veshit Një çështje tjetër që mbetet pa përgjigje nga teoria e evolucionit është cilësia e shkëlqyer e perceptimit të syrit dhe veshit.

Para se të kalojmë te syri, le t'i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes "Si shohim ne?". Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur të objektit. Këtu, këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit, ku ndodhet qendra e shikimit. Këto sinjale elektrike perceptohen në këtë qendër të trurit si imazh pas një sërë procesesh. Duke u bazuar në këto njohuri, le të mendojmë pak: Truri është i izoluar tërësisht nga drita. Kjo do të thotë që pjesa e brendshme e trurit është në errësirë të plotë dhe drita nuk arrin atje. Qendra e shikimit është një vend në errësirë të plotë ku nuk hyn kurrë dritë. Ka mundësi që të jetë vendi më i errët që ekziston. Megjithatë, ne shikojmë një botë të ndritshme plot dritë me anë të kësaj errësire të plotë. Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa as teknologjia e shekullit të 20-të nuk ka arritur ta realizojë. P.sh. shikoni librin që lexoni, pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë ndonjëherë një imazh të tillë të mprehtë e të qartë si ky në ndonjë vend tjetër? Edhe ekrani i televizorit më të zhvilluar i prodhuar nga prodhuesi më i fuqishëm i televizorëve në botë nuk mund të sigurojë një imazh aq të mprehtë për ju. Ky është një imazh tre-dimensional, me ngjyra dhe jashtëzakonisht i pastër.

Për më tepër se 100 vjet, mijëra inxhinierë janë përpjekur të arrijnë këtë qartësi. Janë ndërtuar fabrika, janë bërë shumë kërkime, plane e projekte, megjithatë, po të shikoni ekranin e televizorit dhe librin që mbani në duar, do të shihni se ka një ndryshim të madh në qartësi dhe mprehtësi. Për më tepër, ekrani i televizorit tregon një imazh dy-dimensional, ndërsa me anë të syrit, njeriu është në gjendje të shohë imazhe tre-dimensionale. Për vite të tëra, mijëra inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimensional, i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund të shihet pa vendosur një palë syze speciale 3D. Për më tepër, bëhet fjalë për një tre-dimensional artificial. Sfondi është më i mjegulluar, ndërsa plani i parë duket sikur është dekor prej letre. Asnjëherë s'ka qenë e mundur të arrihet një imazh me cilësinë e syrit. Edhe në kamera apo në televizor, ka një humbje të cilësisë së imazhit.

Evolucionistët pretendojnë se mekanizmi që prodhon këtë imazh të mprehtë e të qartë është formuar krejt rastësisht. Nëse dikush do t'ju thoshte se televizori në dhomën tuaj është formuar si rezultat i bashkimit të rastësishëm të miliona atomeve, çfarë do të mendonit ju? Si mund ta bëjnë atomet atë që mijëra njerëz s'e bëjnë dot?

N.q.s. një paisje që prodhon një imazh më primitiv se syri nuk mund të jetë formuar rastësisht, atëherë është shumë e qartë që edhe syri apo imazhi që shikohet prej tij nuk mund të jenë krijuar rastësisht. E njëjta gjë ndodh edhe me veshin. Veshi i jashtëm i kap tingujt dhe i drejton për nga veshi i mesëm, i cili ia përcjell veshit të brendshëm duke i përforcuar ato. Veshi i brendshëm ia dërgon valët zanore trurit, duke i kthyer në sinjale elektrike. Ashtu si me shikimin, procesi i dëgjimit përfundon në qendrën e dëgjimit në tru.

Ajo që thamë për syrin është e vërtetë edhe për veshin. D.m.th. truri është i izoluar nga tingujt, ashtu si është izoluar edhe nga drita: asnjë tingull nuk mund të depërtojë brenda. Prandaj, s'ka rëndësi sa zhurmë ka jashtë, brenda trurit mbizotëron një qetësi absolute. Megjithatë edhe tingujt më Krahasuar me kamerat dhe pajisjet e regjistrimit, syri dhe veshi janë shumë më komplekse, shumë më cilësorë dhe kanë karakteristika shumë më superiore se këto produkte të teknologjisë së lartë.

të mprehtë perceptohen nga truri. Nëpërmjet trurit tonë, i cili është i izoluar nga tingujt, ne dëgjojmë simfoninë e luajtur nga një orkestër apo zhurmat në një vend të mbushur plot me njerëz. Megjithatë, nëse bëhet një matje ekzakte e nivelit të tingujve në trurin tonë në këto momente, shikojmë se një qetësi absolute mbizotëron atje.

Ashtu si në rastin e imazhit, dekada të tëra përpjekjesh kanë kaluar për të krijuar dhe riprodhuar tinguj sa më të afërt me origjinalin. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë regjistruesit e zërit, sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme për kapjen e tingujve. Pavarësisht nga teknologjia e përparuar dhe përpjekjet e mijëra inxhinierëve e ekspertëve, nuk është përftuar asnjë tingull që të ketë të njëjtën mprehtësi dhe qartësi si tingulli që kapet nga veshi. Sistemet HI-FI janë produktet e cilësisë më të lartë, që janë prodhuar nga kompania më e madhe e industrisë muzikore. Edhe në këto paisje, kur regjistrohet zëri, humbet një pjesë e cilësisë. Kur ndizni një HI-FI, gjithmonë dëgjoni një zhurmë të lehtë para se të fillojë muzika. Veshi i njeriut asnjëherë nuk e kap një tingull të shoqëruar me zhurmë; ai e kap tingullin pikërisht ashtu siç është, i mprehtë e i qartë. Kështu ka qenë gjithmonë që nga krijimi i njeriut.

Nuk ekziston ndonjë aparaturë zëri apo figure, që mund të jetë aq e ndjeshme dhe e përkryer sa veshi dhe syri i njeriut. Sidoqoftë, përsa i përket shikimit dhe dëgjimit, tek këto shqisa fshihet një e vërtetë e madhe. Kush ia mundësoi trurit shikimin dhe dëgjimin?

Përse truri ynë sheh një bote tërheqëse, dëgjon simfoni, cicërimat e zogjve dhe percepton aromat e trëndafilave?

Impulset që vijnë prej syve, veshëve, dhe hundës udhëtojnë në tru si impulse nervore elektro-kimike. Në biologji, fiziologji, dhe në librat e biokimisë, ju mund të gjeni shumë detaje, se si formohen këto imazhe në tru. Megjithatë, ju mbase nuk jeni në dijeni për faktin më të rëndësishëm: Kush e bën të mundur që këto impulse nervore elektro-kimike të perceptohen si imazhe, tinguj, aroma dhe si ndijime shqisore në tru? Ka një projektim inteligjent në tru që i mundëson atij perceptimin e gjithë këtyre ndijimeve pa pasur nevojë për sy, veshë, apo hundë. Kujt i takon ky projektim? Sigurisht që nuk i takon nervave, shtresës yndyrore dhe neuroneve që ndodhen në tru. Kjo është arsyeja pse darvinistët dhe materialistët, të cilët besojnë se gjithçka përbëhet prej materies, nuk mund t'u përgjigjen këtyre pyetjeve.

Ky projektim i vetëdijshëm është shpirti i krijuar prej Zotit, i cili (shpirti) nuk ka nevojë për sy për të shikuar imazhet dhe as për veshë për t'i dëgjuar tingujt. Për më tepër, nuk ka nevojë as për trurin për të menduar.

Kushdo që e lexon këtë fakt të qartë duhet të meditojë rreth Zotit të Plotfuqishëm, t'i druhet Atij dhe të kërkojë strehim tek Ai, sepse Ai krijoi gjithësinë dhe Ai ka fuqi për gjithçka.

Një besim materialist Ajo që kemi studiuar deri tani tregon se teoria e evolucionit është një pretendim që bie hapur në kundërshtim me faktet shkencore. Pretendimi i teorisë në lidhje me prejardhjen e jetës nuk pranohet nga shkenca. Mekanizmat e evolucionit të propozuara nga kjo teori nuk kanë asnjë efekt evolutiv, ndërsa të dhënat fosilet tregojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë. Në këtë rast, teoria e evolucionit duhet të hidhet tej, sepse është një ide që bie në kundërshtim të hapur me shkencën.

Por teoria e evolucionit vazhdon të mbahet me vendosmëri në listën e teorive shkencore. Disa njerëz madje përpiqen t'i paraqesin kritikat në adresë të kësaj teorie si "sulm ndaj shkencës". Po pse ndodh kjo gjë..? Arsyeja për këtë situatë të krijuar është se për disa njerëz të cilët u përkasin disa qarqeve të caktuara, teoria e evolucionit është shndërruar në një besim dogmatik të domosdoshëm. Këto qarqe kapen fort pas filozofisë materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi, i cili për ta është shpjegimi i vetëm materialist për natyrën.

Nganjëherë ata e pranojnë hapur këtë. Riçard Liuontin, gjenetist i famshëm nga universiteti i Harvardit dhe në të njëjtën kohë një evolucionist i njohur pranon se është "së pari materialist, pastaj shkencëtar" me këto fjalë:

Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim materialist për botën, por përkundrazi, ne jemi të detyruar nga përkrahja jonë arbitrare e kauzës materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një sërë konceptesh që japin shpjegime materialiste, edhe nëse janë kundër Sinjalet që vijnë nga një objekt, perceptohen në tru duke u kthyer në sinjale elektrike. Kur themi ne shohim diçka, ne në të vërtetë jemi duke përceptuar sinjalet elektrike në trurin tonë. Truri është i izoluar nga drita. Pjesa e brendshme e trurit është e errët dhe drita nuk mund të hyjë në tru. Zona e njohur si korja e trurit është në errësirë të plotë; drita nuk mund të arrijë atë. Por përsëri, nga kjo zonë e errët, ju arrini të shikoni një botë plot me ngjyra të shndritshme.

intuitës. Për më tepër, materializmi është absolut, kështu që ne nuk mund të lejojmë të dalë në skenë një Qenie Hyjnore. (Richard Lewontin, "The Demon-Haunted World," The New York Review of Books, January 9, 1997, p. 28)

Këto fjalë janë deklaratë e qartë se Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Ajo predikon se lënda pa jetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo pranon që miliona specie të gjalla, si zogjtë, peshqit, kafshët, insektet, pemët, lulet, apo qeniet njerëzore u shfaqën si pasojë e ndikimit të fenomeneve fizike (shiut dhe rrufeve) mbi lëndën në natyrë. Ky besim është në kundërshtim të plotë me mendjen dhe shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë besim, me qëllim që "mos të lejojnë daljen në skenë të një Qenieje Hyjnore."

Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim materialist, do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë: të gjitha gjallesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Krijuesi është Zoti, i cili krijoi të gjithë universin nga asgjëja, i cili e projektoi atë në mënyrën më të përkryer dhe i krijoi dhe i dha formë të gjitha gjallesave.

Teoria e evolucionit: magjia më e madhe e kësaj bote Kushdo që është i lirë prej paragjykimit dhe ndikimit të çfarëdo ideologjie të caktuar, që përdor arsyen dhe logjikën e tij, do të kuptojë qartë se besimi në teorinë e evolucionit, e cila të kujton bestytnitë e disa shoqërive pagane të prapambetura dhe jo të qytetëruara, është krejt absurd. Siç u shpjegua më lart, ata që besojnë në teorinë e evolucionit, mendojnë se disa atome dhe molekula të hedhura në një fuçi të madhe do të mund të krijonin profesorë dhe studentë universiteti; shkencëtarë të tillë si Ajnshtajni dhe Galileo; artistë të tillë si Humphrey Bogart, Frenk Sinatra dhe Luçiano Pavaroti; po ashtu antilopat, frutat e limonit dhe karafilat. Por, meqë shkencëtarët dhe profesorët të cilët besojnë në këto gjepura janë njerëz të shkolluar, është krejtësisht e arsyeshme të flitet për këtë teori si "magjia më e madhe në histori." Asnjëherë më parë, asnjë besim apo ideologji tjetër nuk ka munduar t'i largojë njerëzit aq shumë nga arsyeja, sa të refuzojnë të mendojnë me mençuri dhe me logjikë; kjo teori ua ka fshehur të vërtetën sikur ata t'i kishin sytë e lidhur. Kjo është një verbëri madje edhe më e madhe dhe më e pabesueshme se adhurimi i totemit në disa vende Afrikane, se adhurimi i Diellit nga populli i Sebeit, se adhurimi i idhujve që kishin bërë me duart e tyre populli i profetit Ibrahim (paqja qoftë me të), ose se adhurimi i viçit të artë nga populli i profetit Musa (paqja qoftë me të).

Në fakt, Zoti e ka theksuar këtë mungesë arsyeje në Kuran. Në shumë ajete, Ai zbulon se mendjet e disa njerëzve do të jenë të mbyllura dhe se ata nuk do të mund të shohin të vërtetën. Disa nga këto ajete janë si më poshtë:

E ata që mohuan, për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.

Kuran, 2: 6-7

... Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

Kuran, 7: 179

Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin fshehtësitë). Ata gjithsesi do të thonin:

"Sytë na janë mjegulluar. Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".

Kuran, 15: 14-15

Ashtu siç duket e çuditshme dhe e pabesueshme besimi i paganëve, të cilët adhuronin krokodilët, po aq i pabesueshëm është edhe besimi i darvinistëve. Darvinistët besojnë se rastësia dhe atomet e pavetëdijshme, kanë fuqi krijuese dhe janë aq të përkushtuar ndaj këtij besimi, tamam sikur të ishte një fe.

Fjalët nuk mund ta shprehin habinë e madhe, se si kjo magji ka arritur të mbajë një komunitet kaq të gjerë në skllavëri, duke i larguar njerëzit nga e vërteta për 150 vjet. Është e kuptueshme se do ketë njerëz që mund të besojnë në skenare dhe pohime të pabesueshme, plot marrëzi dhe palogjikshmëri. Megjithatë, "magjia" është i vetmi shpjegim i mundshëm për ata që besojnë se disa atome të pavetëdijshëm dhe të pajetë, papritur vendosën të bashkohen dhe të formojnë një gjithësi, që funksionon si një sistem i përsosur, i organizuar dhe i vetëdijshëm; një planet të quajtur Tokë, që funksionon në mënyrë të përkryer me të gjitha karakteristikat e tij të përshtatshme për jetën; dhe gjallesa me sisteme të panumërta, komplekse dhe të përkryera.

Në të vërtetë, në Kuran, Zoti rrëfen ngjarjen e Profetit Musa (paqja qoftë me të) dhe Faraonit, për të treguar se disa njerëz të cilët përkrahin filozofitë ateiste, në të vërtetë kanë ndikim tek të tjerët me anë të magjisë. Kur i tregoi për fenë e vërtetë, Faraoni i kërkoi Profetit Musa (paqja qoftë me të) një takim me magjistarët e tij. Kur Profeti Musa (paqja qoftë me të) i takoi, ai u tha që të tregojnë aftësitë e tyre. Ajetet vijojnë:

Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.

Kuran, 7: 116

Siç e shohim, magjistarët e Faraonit ishin në gjendje të mashtronin të gjithë, përveç Profetit Musa (paqja qoftë me të) dhe atyre që besuan në të. Megjithatë, mrekullia e tij e prishi magjinë, ose "gëlltiti atë që ata kishin trilluar", siç është shpallur në ajetin e mëposhtëm:

E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë):

"Hidhe shkopin tënd!" E, ai (shkopi) filloi t'i gëlltisë të gjitha ato që i trilluan ata. Dhe, kështu, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që bënë ata.

Kuran, 7: 117-118

Siç mund të shohim, kur njerëzit e kuptuan se ajo ishte një magji e hedhur mbi ta dhe se ajo që panë ishte vetëm një iluzion, magjistarët e Faraonit e humbën gjithë kredibilitetin. Në ditët e sotme, ka të tillë që janë nën ndikimin e një magjie të ngjashme dhe besojnë në këto pretendime qesharake, të fshehura nën maskën e tyre shkencore dhe i kalojnë jetët e tyre duke i mbrojtur ato; ata duhet t'i braktisin besimet e tyre paragjykuese, sepse kur të shfaqet e vërteta e plotë dhe magjia të prishet, ata do të poshtërohen. Shkrimtari dhe filozofi britanik Malcolm Muggeridge, ishte një ateist që kishte mbrojtur evolucionin për gati gjashtëdhjetë vjet. Pasi e kuptoi të vërtetën, ai paraqiti rolin që do të ketë teoria e evolucionit në të ardhmen e afërt, me këto fjalë:

Unë jam i bindur se teoria e evolucionit, veçanërisht shkalla me te cilën zbatohet, në të ardhmen do të jetë një prej gafave më të mëdha në librat e historisë. Brezat e ardhshëm do të habiten që një hipotezë e tillë, kaq e paqartë dhe jozerioze, mund të pranohet me një mendjelehtësi kaq të pabesueshme ashtu si sot. (Malcolm Muggeridge, The End of Christendom, Grand Rapids: Eerdmans, 1980, p. 43) E ardhmja nuk është larg: përkundrazi, njerëzit së shpejti do të shohin se

"rastësia" nuk është hyjni dhe kur të shohin prapa do të kuptojnë se teoria e evolucionit ishte mashtrimi dhe magjia më e madhe e kësaj bote. Ajo magji tashmë ka filluar me shpejtësi të ngrihet prej shpatullave të njerëzve në mbarë botën. Shumë njerëz që e shohin fytyrën e saj të vërtetë, po pyesin me habi, se si ndodhi që u marrosën prej saj. "Larg nga të metat je Ti, ne s'kemi dije tjetër veç asaj që na ke mësuar Ti. Me të vërtetë dija dhe mençuria Jote janë të përsosura."

Kuran 2:32

SHËNIME 1. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching, Goodword Books, 2001, pp. 79-80 2. http://www.ibtimes.com/why-do-people-joinisis-psychology-… 3. Karen Armstrong, Holy War, MacMillan London Limited, 1988, p. 25 4. Tabari, Ta'rikh, 1, 1850, cited in Majid Khadduri, War and Peace in the Law of Islam, Johns Hopkins Press, Baltimore, 1955, p. 102 5. Karen Armstrong, Holy War, MacMillan London Limited, 1988, p. 25 6. W.H.C. Frend, "Christianity in the Middle East:

Survey Down to A.D. 1800", Religion in the Middle East, Ed. A.J. Arberry, I-II Cambridge, 1969, Volume I, p. 289 7. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching, Goodword Books, 2001, p. 56 8. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching, pp. 71-72 9. L. Browne, The Prospects of Islam, pp. 11-15 10. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching, p. 96 11. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching, pp. 88-89 12. André Miquel, L'Islam et sa Civilisation Librarie VIIe - XXe siècle, Librairie Armand Colin, Paris 1968, p. 244 13. John L. Esposito, The Islamic Threat: Myth or Reality, Oxford University Press, New York, 1992, p. 39 14. Gesta Francorum, (The Deeds of the Franks and the Other Pilgrims to Jerusalem), trans. Rosalind Hill, (London,: 1962,), p. 91 15. August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, (Princeton & London,: 1921,), p. 261 16. August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, (Princeton & London: 1921), p. 262 17. Alan Ereira, David Wallace, Crusades: Terry Jones Tells the Dramatic Story of Battle for Holy Land, BBC World Wide Ltd., 1995 18. The Alarm Newspaper Article, "Bakunin's Ground-Work for the Social Revolution," 1885 Dec.

26, p. 8 19. The Alarm Newspaper Article, "Bakunin's Ground-Work for the Social Revolution," 1885 Dec.

26, p. 2 20. Karen Armstrong, Holy War, 30-31 21. John L. Esposito, Islam: The Straight Path, p. 58 22. John L. Esposito, Islam: The Straight Path, p. 59 23. Karen Armstrong, Holy War, p. 185 24. Francis E. Peters, Jerusalem: Holy City in the Eyes of Chroniclers, Visitors, Pilgrims, and Prophets from the Days of Abraham to the Beginnings of Modern Times, Princeton, Princeton University Press, 1985, p. 363 25. Charles Darwin, The Descent of Man, 2nd edition, New York, A L. Burt Co., 1874, p. 178 26. Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendôme, 1983. p. 54 27. Theodore D. Hall, "The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program", 28. James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, p. 164 29. M.F. Ashley-Montagu, Man in Process, New York:

World. Pub. Co. 1961, pp. 76, 77 cited in Bolton Davidheiser, W E Lammers (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971, pp. 338-339 30. L.H. Gann, "Adolf Hitler, The Complete Totalitarian", The Intercollegiate Review, Fall 1985, p. 24; cited in Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, p. 78 31. J. Tenenbaum., Race and Reich, Twayne Pub., New York, p. 211, 1956; cited by Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", http://www.trueorigin. org/ holocaust.htm 32. Peter Chrisp, The Rise of Fascism, Witness History Series, p. 6 33. Hickman, R., Biocreation, Science Press, Worthington, OH, pp. 51–52, 1983; Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", Creation Ex Nihilo Technical Journal 13 (2): 101–111, 1999 34. Robert M. Young, Darwinian Evolution and Human History, Historical Studies on Science and Belief, 1980 35. Alan Woods and Ted Grant, Reason in Revolt:

Marxism and Modern Science, London: 1993 36. K. Mehnert, Kampf um Mao's Erbe, Deutsche Verlags-Anstalt, 1977 37. Karl Marx, Das Capital, Vol. I, 1955, p. 603 38. Vladimir Ilich Lenin, Collected Works, 4th English Edition, Progress Publishers, Moscow, 1965, Volume 11, p. 216 39. L. Poliakov, Le Mythe Aryen, Editions Complexe, Calmann-Lévy, Bruxelles, 1987, p. 343 40. Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958., s., pp. 115-116; cited by Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", http://www.trueorigin.org/ holocaust.htm