Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit
Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit

Një tjetër çështje e rëndësishme që ka qenë në rendin e ditës, pas akteve të terrorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Botës Islame. Siç dihet, në vitet '90, disa intelektualë hodhën pretendimin se në një të ardhme të afërt, mes Perëndimit dhe botës Islame do të kishte përplasje. Kjo është çështja themelore e tezës së njohur të Samuel Hantingtonit "Përplasja e qytetërimeve". Sidoqoftë, kjo tezë që Eduard V. Said e quan me të drejtë "Përplasja e injorancës", mbetet një skenar imagjinar i gjeneruar nga teprimi i ndikimit të disa grupimeve radikale e injorante që janë pjesë e të dy këtyre qytetërimeve. Ideja Huntingtonit te "Përplasja e qytetërimeve" është një teori pa baza shkencore apo intelektuale. Qytetërimet e ndryshme kanë ekzistuar gjithmonë, në pjesë të ndryshme të botës. Gjatë historisë këto qytetërime kanë ndërvepruar me njëri-tjetrin, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë kulturor nëpërmjet "shkëmbimit të qytetërimeve." Çdo racë, komb, apo komunitet ka një qytetërim të ndryshëm dhe çdo qytetërim ka cilësitë e tij unike; në përputhje me parimet e mirëkuptimit dhe të pajtimit të ndërsjelltë, njerëzit arrijnë gjithmonë të marrin diçka nga të gjitha qytetërimet.

Kjo ide e konfliktit u vërtetua kohët e fundit me komunizmin, i cili kulmoi në shekullin e 20-të me humbje të përgjakshme. Megjithatë, në këtë moment, bota ka nevojë për paqe e jo për luftë.

Për më tepër, nga politikat që favorizojnë konfliktet, nuk mund të përfitojë askush ndaj nuk mund të ketë përplasje mes qytetërimit perëndimor dhe atij islam, sepse shumë nga besimet dhe normat judeokristiane që gjenden në qytetërimin perëndimor, janë në harmoni me Islamin.

Në Kuran, çifutët dhe të krishterët quhen "Ithtarë të Librit" sepse anëtarët e të dy këtyre besimeve mbështeten në libra me prejardhje hyjnore të shpallur nga Zoti. Këndvështrimi i Islamit mbi Ithtarët e Librit është tejet i drejtë dhe i njerëzishëm. Qëndrimi ndaj Ithtarëve të Librit është zhvilluar gjatë viteve të lindjes së Islamit, sipas parimeve të shpallura në Kuran. Në atë kohë, myslimanët përbënin një pakicë që luftonte për të mbrojtur fenë, duke vuajtur nën shtypjen dhe keqtrajtimet e tmerrshme të paganëve të qytetit të Mekës. Për shkak të kësaj përndjekjeje, disa myslimanë vendosën të largohen nga Meka dhe të kërkojnë strehë në një vend të sigurtë, ku qeveriste një sovran i drejtë. Profeti Muhamed u tha atyre të strehohen te mbreti i krishterë i Etiopisë. Myslimanët që shkuan në Etiopi, gjetën një administratë shumë të ndershme që i pranoi ata me dashuri e respekt. Mbreti kundërshtoi kërkesat e të dërguarve paganë që kishin shkuar në Etiopi për t'i kërkuar atij që t'u dorëzohen myslimanët. Ai u bëri të ditur myslimanëve se mund të jetonin të lirë në vendin e tij. Qëndrimet plot dhembshuri, mëshirë e drejtësi të të krishterëve, janë përmendur në një varg në Kuran, i cili thotë:

…Do të shihni se njerëzit më të afërt me besimtarët (myslimanët) janë ata që thonë:

"Ne jemi të krishterë," për arsye se ndër ta ka priftërinj e murgj dhe sepse ata nuk janë kryelartë.

Kuran, 5:82

Besimet dhe vlerat e përbashkëta që myslimanët ndajnë me Ithtarët e Librit Besimi islam, i krishterë dhe ai judaik, kanë disa aspekte të përbashkëta. Në Kuran, Zoti thotë se myslimanët kanë disa pika besimi të njëjta me Ithtarët e Librit dhe i përshkruan kështu fjalët që myslimanët u thonë atyre:

"Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që u është shpallur juve; Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe ne i jemi dorëzuar Atij."

Kuran, 29:46

Aderuesit e vërtetë të këtyre tre besimeve të mëdha:

i ka krijuar jetët tona me një përfundim të caktuar, * besojnë se Zoti ka dërguar në rrjedhën e historisë shumë profetë si Nuhun (Noe), Ibrahimin (Abrahamin), Is'hakun (Isakun), Jusufin (Jozefin) e Musain (Moisiun) dhe i duan të gjithë këta profetë.

Në një varg nga Kurani tregohet se myslimanët nuk bëjnë dallim mes profetëve. Ata besojnë se Musai (Moisiu), profeti i çifutëve dhe Isai (Jezusi), profeti i të krishterëve, janë dy nga profetët më të spikatur te të cilët besojnë myslimanët.

I Dërguari beson në atë që i është shpallur atij nga Zoti i tij dhe, po ashtu, besojnë edhe besimtarët. Secili beson në Zotin dhe engjëjt e Tij, dhe Librat e tij, dhe të Dërguarit e Tij. Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjërit nga të Dërguarit. Ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi. Falna ne, o Zoti ynë! Te Ti do të kthehemi!" (Kuran, 2:285) Besimet e Ithtarëve të Librit mbi vlerat morale janë në harmoni me ato të myslimanëve. Sot, në një botë ku forma të tilla imoraliteti si tradhëtia bashkëshortore, dhënia pas drogës dhe modeli i një egoizmi të egër, janë rritur e përhapur, Ithtarët e Librit dhe myslimanët ndajnë të njëjtat virtyte si: nderi, dlirësia, thjeshtësia, vetëflijimi, dhembshuria, mëshira apo dashuria e pakushtëzuar.

Edhe pse koncepte të tilla si "Fundi i Historisë" dhe "Përplasja e Qytetërimeve" kanë filluar të jehojnë nga vitet 90-të e tutje, një e vërtetë po shfaqet në këto kohë të vështira; këto koncepte s'kanë asnjë vlefshmëri dhe nuk mund të ofrojnë zgjidhje. Përvoja na ka mësuar, se ne nuk mund të ndërtojmë lumturinë mbi mjerimin e të tjerëve. Duke qenë kështu, ne kemi nevojë të gjejmë rrugën për t'i lidhur këto plagë dhe t'i "shërojmë" sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap i rëndësishëm është të kuptojmë vlerën që kanë ithtarët e librit në Kuran.

Pozita që kanë ithtarët e Librit në Kuran Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet e ithtarëve të librit janë të lejuara për ju, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të Sot myslimanët dhe ithtarët e librit janë të angazhuar në një luftë të gjerë kundër imoralitetit, perversioneve seksuale dhe varësisë nga droga. Secila prej këtyre tri feve pranon se dëlirësia, ndershmëria dhe altruizmi janë prej virtyteve më të larta.

kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si të dashura ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.

Kuran, 5:5

Ky ajet përshkruan pozitën që gëzojë ithtarët e librit për myslimanët. Sipas këtij ajeti myslimanit i lejohet të martohet me një grua prej ithtarëve të librit. Kjo është e rëndësishme, për shkak se në një ajet tjetër thuhet, "Të këqijat (gra) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet..." (Kuran, 24: 26); myslimanët këshillohen të lidhin jetën me njerëz të mirë e të ndershëm. Kjo tregon se hebrenjtë dhe të krishterët janë njerëz të mirë e të ndershëm.

Përveç kësaj, gjendet një kriter shumë i rëndësishëm në këtë varg. Një mysliman mund të martohet me një grua hebreje ose të krishterë, ajo është gruaja e tij, e thërret atë "e dashur" apo"zemër", ndërton familjen dhe kalon jetën me të në këtë botë madje edhe në jetën e përjetshme. Ajo është e vetmja me të cilën ai do të ndajë të gjitha problemet dhe lumturinë e tij. Ata përkujdesen për njëri-tjetrin kur janë të sëmurë dhe besojnë te njëri-tjetri. Njerëzit me mendësi fanatike ndiejnë armiqësi ndaj atij që e thërret gruan "e dashur", me të cilën ai kalon dhe ia beson jetën e tij, e cila është nëna e fëmijëve të tij; ata e mallkojnë atë vetëm për shkak se ajo është një e krishterë apo çifute. Të tillët jenë në një gjendje të trazuar psikologjike. Ky ajet përshkruan dashurinë që një mysliman, duhet të ketë ndaj hebrenjve dhe të krishterëve.

Ajeti gjithashtu u lejon myslimanëve të konsumojnë ushqimet e përgatitura nga ithtarët e Librit. Kjo është shumë e rëndësishme. Siç e dimë, myslimanët duhet të kushtojnë vëmendje të madhe për ndalime të caktuara gjatë përgatitjes së ushqimit; derri, dhe mishi i një kafshe që nuk është therur në emër të Zotit, janë të ndaluara në Islam. Fakti se ushqimi i përgatitur Në Kuran, të krishterët dhe hebrenjtë janë quajtur si ithtarët e Librit; myslimanët urdhërohen që të tregojnë respekt, mëshirë dhe mirësi ndaj tyre.

Të krishterët dhe hebrenjtë besojnë në Zot dhe ndajnë të njëjtat vlera morale, njëjtë si myslimanët.

nga hebrenjtë dhe të krishterët u lejohet myslimanëve, tregon se këta njerëz janë të besës. E njëjta gjë vlen edhe për të krishterët edhe për hebrenjtë, sepse ajeti i bën të lejuara për ta, ushqimet e përgatitura nga myslimanët. Ai gjithashtu i referohet një tjetër shprehjeje të miqësisë. Ithtarët e Librit dhe myslimanët ulen së bashku nën të njëjtën çati, janë mysafirë të njëri-tjetrit, ulen në të njëjtën tryezë dhe shtrojnë gosti për njëri-tjetrin. Ky është një përshkrim i miqësisë. Ajeti nuk përshkruan një klimë në të cilën dominon urrejtja dhe vrasja, por dashuria, miqësia dhe vëllazëria. Ky nuk është i vetmi ajet, i cili vlerëson ithtarët e librit. Zoti i lavdëron Ithtarët e Librit në shumë ajete të Kuranit. Ja disa nga vargjet në lidhje me këtë:

Edhe prej popullit të Musait (hebrenjve) qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).

Kuran, 7:159

Ata nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit (hebrenjtë dhe të krishterët) ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e Allahut duke u lutur.  I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. Allahu i njeh shumë mirë të devotshmit.

Kuran, 3:113-115

Po edhe ka nga ithtarët e librit që e besojnë Allahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, dhe besojnë atë që u është shpallur atyre; janë të bindur ndaj Allahut, dhe argumentet e Allahut në shpallje nuk i shesin për pak gjë të kësaj jete; të tillët kanë shpërblimin tek Zoti i tyre, e Allahu është i shpejtë në llogari. (Kuran, 3:199) Këto ajete tregojnë qartë, se hebrenjtë dhe të krishterët e ndershëm dhe të sinqertë janë vlerësuar në Kuran dhe atyre u është premtuar shpërblim nga Zoti; Zoti thotë se Ai do t'u dhurojë atyre parajsën. Kjo është një shprehje e dashurisë së Tij. Si mund të jetë myslimani armik me dikë që e do Zoti, që është i kënaqur me të dhe që e mirëpret në parajsë? Kjo është e pamundur sipas Kuranit. Një armiqësi e tillë është një krim sipas Kuranit. Prandaj, fanatikët, të cilët i pranojnë hadithet e rreme si udhërrëfyes të tyre - pavarësisht nga ajetet e Kuranit që në mënyrë të qartë tregojnë të kundërtën - sipas pikëpamjeve të Islamit, po kryejnë veprën penale të nxitjes së armiqësisë ndaj Ithtarëve të Librit.

Myslimanët duhet t'i ftojnë Ithtarët e Librit në Islam, me mirësjellje dhe pa imponim.

Myslimanët i ftojnë Ithtarët e Librit në "Njëshmërinë e Zotit"

Me ithtarët e librit mos polemizoni ndryshe (kur i ftoni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më e mira, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni:

"Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që u është shpallur juve; Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe ne i jemi dorëzuar Atij."

Kuran, 29:46

Thuaju (o i dërguar):

"O ithtarë të librit, ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, tjetër veç Allahut, të mos i shoqërojmë (në adhurim) Atij askënd dhe të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zota përveç Allahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)"!

Kuran, 3:64

Këto ajete tregojnë se misioni i myslimanëve nuk është denigrimi i ithtarëve të Librit, as izolimi, urrejtja dhe vrasja e tyre, ashtu siç sugjerojnë disa hadithe të fabrikuara. Misioni i myslimanëve është ftesa për në njëshmërinë e Zotit, në mënyrën më të këndshme. Monoteizmi është doktrina themelore e tre besimeve. Myslimanët nxiten që të dialogojnë me ithtarët e Librit dhe t'i ftojnë për të besuar në njëshmërinë e Zotit dhe në të gjitha shkrimet e shenjta që janë shpallur. Ata duhet të jenë të komunikueshëm, predikues dhe miqësorë. Sipas Kuranit, një mysliman nuk duhet të tregohet indiferent, por nxitet që të dialogojë me mirësi me një hebre ose të krishterë dhe t'i ftojë ata për të besuar në njëshmërinë e Zotit duke përdorur komunikimin më të mirë.

Sipas Kuranit, hebrenjtë gëzojnë të drejtën për të jetuar në Tokën e Shenjtë Disa komunitete myslimane nuk janë në dijeni të vargjeve të Kuranit dhe janë të paditur rreth Islamit, ata kërkojnë largimin e hebrenjve nga Toka e Shenjtë ose fshirjen e shtetit të Izraelit nga harta. Ata nuk janë në dijeni se duke bërë këtë, ata po rebelohen kundër Kuranit.

Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit

Sipas Kuranit, hebrenjtë kanë të drejtë të jetojnë në Tokën e Shenjtë. Ja disa ajete në lidhje me temën:

Përkujto kur Musai i tha popullit të vet:

"O populli im, përkujtoni dhuratën e Allahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi profetë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çfarë nuk i dha askujt prej Myslimanët duan që së bashku me hebrenjtë dhe të krishterët të jetojnë në paqe dhe harmoni, me mirëkuptim, miqësi, respekt dhe dhembshuri. popujve". O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, sepse atëherë do të ktheheni të dëshpëruar.

Kuran, 5:20-21

Pas tij, bijëve të israelit u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve së bashku". (Kuran, 17:104) Siç tregohet qartë në ajetet e Kuranit, si Teurati ashtu edhe Kurani theksojnë se hebrenjtë duhet të jetojnë në Tokën e Shenjtë. Në të vërtetë është një e drejtë që të ketë hebrenj në Tokën e Shenjtë, dhe kjo është një burim gëzimi për myslimanët e vërtetë. Ky është një premtim i bërë prej Zotit 3.000 vjet më parë dhe ne jemi dëshmitarë të asaj që është parathënë nga profetët Ibrahim dhe Musa (paqja qoftë me ta). Zoti shpalli se "judenjtë do të jenë në ato toka" mijëra vjet më parë, dhe ne e shohim se kjo mrekulli manifestohet tani. Kjo është një situatë që duhet respektuar me entuziazëm dhe gëzim.

Është me rëndësi të madhe të deklarojmë se Zoti vendos një kusht themelor për besimtarët e sinqertë, si në Kuran ashtu edhe në Teurat – ai kusht është "paqja." Në Tokën e Shenjtë do të ketë hebrenj; do të ketë edhe myslimanë edhe të krishterë, dhe ata së bashku do të sigurojnë që dashuria dhe paqja të mbizotërojnë në të gjithë rajonin. Ata do të jetojnë në vëllazëri. Ka mjaft hapësirë për të gjithë. Askush nuk do të jetë i detyruar të dëbohet nga shtëpia e tij. Kjo nuk do të ndodhë. Ky është një shërbim për fenë e hebrenjve, të krishterëve dhe atë të myslimanëve. Zoti dëshiron paqe për të gjithë ne.

Sipas Kuranit manastiret, kishat dhe sinagogat duhet të respektohen Një tjetër fakt i rëndësishëm që mësojmë nga Kurani është se myslimanët duhet të respektojnë vendet e adhurimit të hebrenjve dhe të krishterëve. Në Kuran, vendet e adhurimit të ithtarëve të librit, dmth. manastiret, kishat dhe sinagogat, përmenden si vende adhurimi të mbrojtura nga Zoti.

E sikur Allahu të mos i zbrapste disa, me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon në rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.

Kuran, 22:40

Ky ajet i tregon çdo myslimani rëndësinë e respektimit dhe të mbrojtjes së vendeve të shenjta, të Ithtarëve të Librit.

Në të vërtetë, Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) bëri marrëveshje si me paganët ashtu edhe me Ithtarët e Librit. Paganët janë trajtuar gjithmonë me drejtësi, dhe kur ata kërkuan që të merren në mbrojtje, kërkesat e tyre u pranuan nga Profeti (paqja qoftë me të). Këto komunitete kërkuan mbrojtjen e të Dërguarit të Zotit (paqja qoftë me të) për shkak të sulmeve apo akuzave të rreme. Gjatë gjithë jetës së tij, shumë jomyslimanë dhe paganë kërkuan mbrojtje nga Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) dhe ai i mori nën mbrojtjen e tij duke u ofruar siguri. Në Kuran, Zoti këshillon që kërkesat e paganëve që kërkojnë mbrojtje, duhet të pranohen nga besimtarët. Për këtë, Zoti thotë në vijim:

E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin) e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt…

Kuran, 9:6

Më të afërt me myslimanët janë hebrenjtë dhe të krishterët. Secila prej këtyre feve ka librin e saj të shpallur nga Zoti. Ata, në bazë të shkrimeve të tyre, e dinë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme, dhe të gjithë i respektojnë profetët dhe ata që i pasuan. Ata të gjithë besojnë në botën tjetër, se do të dalin para Zotit dhe do të japin llogari për gjithçka që kanë vepruar. Pra, ka një themel të përbashkët nga ku ne të gjithë mund të bashkohmi.

Xhamitë, kishat dhe sinagogat janë vende të veçanta të lutjes, ku përmendet emri i nderuar i Zotit. Në Kuran, Zoti thotë se të gjitha këto faltore duhet të respektohen dhe të mbrohen.

Bashkë në një fjalë të përbashkët Në lidhje me ithtarët e Librit, Zoti i urdhëron myslimanët në Kuran, që ata të bashkohen në një fjalë të përbashkët:

Thuaju (o i dërguar):

"O ithtarë të librit, ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, tjetër veç Allahut, të mos i shoqërojmë (në adhurim) Atij askënd dhe të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zota përveç Allahut"!

Kuran, 3:64

Kjo është me të vërtetë thirrja jonë për të krishterët dhe hebrenjtë: Njerëzit që besojnë në Zot dhe ndjekin shpalljet e Tij, le të bashkohen te një fjalë e përbashkët - "te besimi". Ne e duam Zotin, i Cili është Krijuesi ynë, i respektojmë urdhëresat e Tij dhe i lutemi Zotit që të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Kur myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë të bashkohen në një fjalë të përbashkët; kur ata të kuptojnë se ata janë miq e jo armiq, atëherë bota do të jetë një vend shumë i ndryshëm. Luftërave në shumë pjesë të botës, hasmërive, frikës dhe sulmeve terroriste do t'u vijë fundi. Një qytetërim i ri, i bazuar në dashuri, respekt dhe paqe, po vjen; por së pari, bashkimi te kjo "fjalë e përbashkët" duhet të zhvillojë një luftë intelektuale kundër ideve radikaliste dhe ideologjive që çojnë në mohimin e Zotit.

Ka fakte të rëndësishme që myslimanët duhet t'i marrin në konsideratë. Zoti na mëson në Kuran për popujt dhe për besimet e ndryshme: morali i Kuranit përjashton çdo lloj racizmi.

Është e qartë se disa nga hebrenjtë që kanë jetuar në të kaluarën kanë kryer shumë gabime, të cilat janë deklaruar dhe kritikuar në Kuran. Por e gjithë kjo nuk duhet të merret nga myslimanët si një shkak për armiqësi kundër të gjithë hebrenjve. Krimi i kryer nga disa hebrenj, nuk duhet të përgjithësohet me judaizmin dhe kombin hebre.

Kurani thekson se nuk duhet paragjykuar mbi njerëzit, vetëm për shkak se ata i përkasin një race të veçantë, kombi apo feje. Në çdo komunitet, ka njerëz të mirë dhe njerëz të ligj. Ky diferencim është theksuar në Kuran. Për shembull, pas përmendjes së natyrës rebele, të disa prej njerëzve në mesin e hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët dolën kundër Zotit dhe kundër fesë së Tij, menjëherë pas kësaj vjen edhe përjashtimi:

Ata nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit (hebrenjtë dhe të krishterët) ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e Allahut duke u lutur.  I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. Allahu i njeh shumë mirë të devotshmit.

Kuran, 3: 113-115

Zoti i shpalli të gjithë të dërguarve, se Ai është unik dhe nuk ka tjetër si Ai; njerëzit duhet të adhurojnë, t'i shërbejnë dhe t'i binden vetëm Atij. Mesazhi Hyjnor, që Zoti u përcolli njerëzve nëpërmjet të dërguarve të Tij, u është komunikuar atyre që nga krijimi i njeriut të parë. Disa shoqëri e Të këqijave në botë do t'u vijë fundi, kur myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë do t'i shërbejnë Zotit në unitet, duke respektuar dallimet mes tyre.

pranuan mesazhin dhe ndoqën rrugën e drejtë, ndërsa të tjerët mohuan dhe devijuan. Kjo vlen edhe për ditët e sotme. Disa njerëz do të jenë të drejtë, ndërsa disa të tjerë do të zhyten në telashe. Ky është ligji i Zotit. Ata që besojnë, nuk duhet të harrojnë se njerëz të sinqertë, të devotshëm dhe që kanë frikë nga Zoti, ka në mesin e anëtarëve të të gjitha feve. Shpresa jonë është që bota të ndryshojë dhe njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe, pa marrë parasysh se çfarë race apo feje ata i përkasin; çdo perversion racist do të refuzohet dhe të drejtat e të gjithëve do të ruhen dhe të gjithë do të respektohen. Shpresojmë se përpjekjet në rrafshin intelektual, kundër radikalizmit dhe ideologjive anti-fetare, do të sjellin paqen që të gjithë dëshirojmë. Zoti shpall në Kuran:

Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.

Kuran, 8:73

Vallë! A nuk ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush, të cilët pengonin ngatërresat në Tokë? Ka pasur vetëm disa prej tyre, që Ne i shpëtuam...

Kuran, 11:116

Pse myslimanët dhe ithtarët e Librit duhet të reagojnë së bashku Një tjetër faktor i rëndësishëm që nxit Krishtërimin, Judaizmin dhe Islamin, drejt reagimit të përbashkët, janë edhe filozofitë ateiste që janë kaq ndikuese në ditët e sotme. Ekziston edhe dëmi i shkaktuar nga pikëpamjet e ndryshme radikaliste, që më vonë janë bërë pjesë e tri feve hyjnore.

Ndër filozofitë më të mirënjohura dhe më të dëmshme të kohës sonë, mund të përmenden materializmi, komunizmi, fashizmi, anarkizmi, racizmi, nihilizmi dhe ekzistencializmi. Shumica e njerëzve që ndoqën tezat e gabuara dhe mashtruese, të ideologjive materialiste, në lidhje me gjithësinë, shoqërinë dhe vetë njeriun, e kanë humbur besimin dhe në zemrat e tyre ka zënë vend dyshimi. Për më tepër, këto ideologji i kanë shtyrë njerëzit, shoqëritë dhe kombet në kriza të mëdha, në konflikte e luftra. Përgjegjësia e tyre e përbashkët për dhimbjet dhe shqetësimet që njerëzimi vuan në ditët tona, është e pafund.

Ndërsa mohojnë Zotin dhe krijimin, të gjitha ideologjitë e lartpërmendura, janë të mbështetura në një kornizë të përbashkët, apo në një të ashtuquajtur "bazë shkencore": Teoria e Evolucionit" e Çarls Darvinit. Darvinizmi përbën bazën e filozofive ateiste. Kjo teori pretendon se qeniet e gjalla janë zhvilluar si rezultat i rastësive dhe përmes luftës për ekzistencë. Për këtë arsye, Darvinizmi i dërgon këtë mesazh mashtrues njerëzimit:

"Ju nuk jeni përgjegjës ndaj askujt, ia detyroni jetën tuaj rastësive, keni nevojë të luftoni dhe për të pasur sukses ju duhet të shtypni të tjerët. Kjo është bota e përplasjes dhe e interesit vetjak."

Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit

Mesazhet shoqërore që ngrihen nga konceptet darviniste si "përzgjedhja natyrore", "lufta për ekzistencë" apo "mbijetesa e më të përshtatshmit", janë mjete indoktrinimi. Ky moral i ulët u këshillon njerëzve, të jenë egoistë, mizorë e shtypës. Ai i rrënon virtyte të tilla si mëshira, dhembshuria, vetëflijimi dhe përulësia, të cilat përbëjnë vlerat morale të tre besimeve të mëdha monoteiste dhe e paraqet këtë si nevojë të "rregullave të jetës".

Indoktrinimi darvinist është thjesht në kundërshtim me besimet e Ithtarëve të Librit dhe me mesazhin e Kuranit. Për pasojë, doktrina darviniste përbën bazën e një bote, e cila u kundërvihet tre besimeve me origjinë hyjnore.

Në këto kushte, është e nevojshme që Ithtarët e Librit dhe myslimanët të bashkëpunojnë, përderisa besojnë në Zotin dhe të pranojnë moralin që Ai mëson. Ndjekësit e këtyre tre besimeve duhet t'i paraqesin botës pavërtetësinë e Darvinizmit, i cili nuk ka asnjë bazë shkencore, edhe pse disa njerëz po përpiqen ta mbrojnë për hir të filozofisë materialiste. Ata duhet të ndërmarrin së bashku një luftë intelektuale kundër të gjitha ideve mashtruese (komunizmi, fashizmi, racizmi) që i shërbejnë ateizmit. Ata duhet të përpiqen të shpjegojnë të vërtetën, se idetë radikaliste që më pas u bënë pjesë e çdo feje, janë të gabuara. Pasi të jetë realizuar këto, bota do të përqafojë në një kohë shumë të shkurtër, paqen, qetësinë dhe drejtësinë.

Mizoria e antisemitizmit duhet të ndalet Që nga Hulagu Khan, i cili mburrej për vrasjen e 200.000 myslimanëve gjatë një jave tërbimi e të dhunshme në qytetin e Bagdadit, që solli më pas shkatërrimin e plotë të trashëgimisë shekullore, te vikingët që merrnin me forcë atë që dëshironin, e deri në ditët tona me regjimin sirian, i cili vuri në shënjestër popullin e vet, mund të themi se bota jonë ka dëshmuar disa akte të paimagjinueshme të dhunës; këto akte vazhdojnë të ndodhin ende në vende të tilla si, Turkistani Lindor, Kashmir, në Irak dhe në mesin e shumë të tjerëve.

Megjithatë, gjatë gjithë historisë, disa grupe janë në shënjestër më shumë se të tjerët. Si psh. populli hebre, përvoja e hidhur e të cilit filloi qysh në kohën e Faraonit; ai i vriste djemtë dhe i lente gjallë vetëm vajzat e tyre. Shtypja kundër hebrenjve ka vazhduar gjatë gjithë antikitetit, në kohën e Asirisë, Babilonisë dhe romakëve, të cilët masakruan, dëbuan dhe shkatërruan tempujt dhe qytetet e tyre. Në kohët mesjetare, hebrenjtë ishin në shënjestër përsëri; kudo që ata ndodheshin, etiketoheshin, diskriminoheshin dhe liheshin mënjanë. Shtypja vazhdoi edhe kohëve të fundit. Gjashtë milionë hebrenj u masakruan nga nazistët.

Persekutimi vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Anti-semitizmi në Evropë është ende gjallë në formën e ngacmimit në vende publike, vërejtjeve fyese dhe sjelljes diskriminuese në jetën sociale dhe më së shumti, në formën e sulmeve brutale; vandalizmi dhe grabitja ndaj bizneseve të hebrenjve, djegia e makinave, turma që brohorasin në protestat e dhunshme "hebrenjtë në gaz", "vdekje hebrenjve", të shtënat dhe sulmet me bomba kundër sinagogave dhe sulmi i fundit në Créteil të Francës, ku një çift hebre u sulmua brutalisht në shtëpinë e tyre. Kjo ngjarje ishte një kujtesë e tmerrshme e incidentit të vitit 2006, përsëri në Francë, ku një hebre torturohet për disa javë dhe pastaj lihet i zhveshur për vdekje.

Franca nuk është i vetmi vend që dëshmon për anti-semitizëm. Nga Argjentina në Tunizi, nga Irlanda në Spanjë, komunitetet e hebrenjve gjenden të shënjestruar në një cikël të vazhdueshëm të urrejtjes.

Edhe në SHBA, e cila njihet për mbështetjen e saj të palëkundur për Izraelin, hebrenjtë bëjnë kujdes në shfaqjen e identitetit të tyre, apo në praktikimin e riteve fetare në publik. Një sulm i papritur nga katër burra në Bruklin, ndaj një 24vjeçari hebre, i veshur me një Kippa (kapele); sulmi ndaj një vajze 12-vjeçare, e cila u qëllua me një shishe nga një grup vajzash që ulëritnin, "çifute e pistë"; dhe sulmi mbi një hebre në Los Angeles, Kaliforni, i cili ishte i rrethuar nga pesë të dyshuar, të cilët para se ta goditnin bërtisnin "rroftë Hitleri!"; të gjitha këto janë incidentetet më shqetësuese të kohëve të fundit në SHBA.

Persekutimi i hebrenjve përgjatë historisë, ishte në thelb një pasojë e paragjykimeve raciale, të cilat janë në kundërshtim me fenë Islame.

Myslimanët duhet t'i dënojnë padrejtësitë dhe mizoritë që kryhen ndaj hebrenjve të pafajshëm.

Lindja e Mesme është rajoni me rastet më të këqija të antisemitizmit. Sidomos pas luftës së fundit në Gaza, urrejtja ndaj popullit hebre, pavarësisht nga mosha, gjinia apo përfshirja në konflikt, është rritur në mënyrë shqetësuese e të shpejtë.

Por përse disa njerëz mendojnë se urrejtja ndaj hebrenjve është e ligjshme?

Në të kaluarën, disa njerëz i shihnin hebrenjtë si komplotistë të fshehtë, siç janë Protokollet e të Urtëve të Sionit; i shihnin si të veçuar mënjanë nga shoqëria, për shkak të propagandës së gjerë anti-semite. Ndjesitë janë ushqyer edhe më tej me gënjeshtra famëkeqe, duke i portretizuar hebrenjtë si mishërim i vërtetë i së keqes. Sot, konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve është forca lëvizëse prapa kësaj urrejtje, dhe përdoret shpesh për të justifikuar dhunën ndaj hebrenjve të zakonshëm.

Sigurisht, të inkriminuar mund të hasen kudo, si në administratën politike, ashtu edhe në komunitet. Megjithatë, urrejtja ndaj një komuniteti të tërë, për shkak të akteve të një pakice, nuk gjen justifikim as në Kuran e as në moralin e përgjithshëm. Populli hebre shquhet për sjelljen e tij të mirë dhe modeste. Ata janë përgjithësisht njerëz të qetë, që angazhohen me praktikat e tyre të përditshme rutinore dhe fetare. Por, ajo që është edhe më tronditëse, është fakti se një popull i tillë, modest dhe i rezervuar, është persekutuar gjatë gjithë historisë.

Pakënaqësitë në lidhje me politikat e qeverisë izraelite duhen shprehur në mënyrë civile, pa bërë me faj një komunitet të tërë. Zoti i ndalon myslimanët nga një sjellje e tillë. Në Kuran, Zoti i paralajmëron besimtarët si vijon:

Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit

O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini frikë Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni. (Kuran, 5:8) Është mëse e natyrshme që të ketë njerëz të mirë dhe të këqinj në çdo grup, bashkësi ose komb. Ashtu si ka vrasës, gënjeshtarë dhe kriminelë në vendet myslimane, është e natyrshme që në komunitetet hebraike të ketë njerëz, aktet e të cilëve janë të dënueshme. Megjithatë, është absurde dhe krejtësisht qesharake të ketë antipati ndaj një komuniteti për veprimet e një pakice. Për më tepër, kjo është në kundërshtim me mësimet e Kuranit.

Sipas Kuranit, hebrenjtë janë ithtarë të librit dhe duhet të respektohen, të mbrohen dhe të trajtohen me dashuri. Në shumë ajete, Zoti i vlerëson hebrenjtë për përkushtimin dhe për devotshmërinë e tyre; populli hebre me besnikërinë e tyre të palëkundur ndaj Profetit Musa, shërbeu si një shembull për myslimanët.

Të gjitha këto fakte bëjnë të qartë se nuk ka asnjë bazë, as në Islam e as në Judaizëm, që mund të çojë në një armiqësi të tillë. Kur të gjithë të kuptojnë, se Zoti e krijoi këtë botë, që të mbizotërojë dashuria dhe jo armiqësia ndaj njëri-tjetrit, atëherë do të ketë vëllazëri dhe paqe.

Marrëdhëniet e Profetit tonë (paqja qoftë me të) me ithtarët e librit • Në disa transmetime thuhet se Profeti ynë (paqja qoftë me të) ka qenë i pranishëm në gëzimet e ithtarëve të Librit, i vizitonte ata kur ishin të sëmurë dhe u jepte atyre dhurata.

• Kur të krishterët e Nexhranit e vizituan atë, Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) shtriu mantelin e tij në tokë, që ata të zinin vend dhe u uroi atyre mirëseardhjen.

• Një nga gratë e Profetit tonë (paqja qoftë me të) Maria bint Sham'ûn (e njohur edhe si Merjem el-Kubtijjeh), ishte një kopte e krishterë nga Egjipti.

• Nëna jonë Safijja bint Hujejj, një nga gratë e Profetit (paqja qoftë me të), ishte e bija e prijësit të fisit hebre Benu Nadir në Medinë, Hujajj ibn Akhtab.

• Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) i lejoi hebrenjtë të bëhen palë në Kushtetutën e Medinës nënshkruar me fiseve Eus dhe Hazrexh, duke i konsideruar hebrenjtë si një komunitet i veçantë fetar në mesin e myslimanëve.

• Në nenin, "hebrenjtë e Benu Auf janë një komunitet së bashku me besimtarët. Hebrenjtë kanë fenë e tyre, dhe myslimanët kane fenë e tyre," të Kushtetutës së Medinës, u hodhën themelet e respektit që myslimanët kanë për traditat dhe besimet e hebrenjve. Nenet 26-33 të së njëjtës kushtetutë, sanksionojnë se anëtarët e ithtarëve të Librit gëzojnë të njëjtat të drejta si myslimanët, ndërsa neni 16 përcakton se asnjë padrejtësi nuk u duhet bërë atyre.

• Në vitin 630 pas Krishtit, Profeti ynë (paqja qoftë me të) ka lëshuar urdhëresën e mëposhtme për të dërguarit e Mbretit të Himjar-it, që erdhën në Medine për të dëshmuar se ata ishin bërë myslimanë: "Në qoftë se një hebre, ose një i krishterë konvertohet në mysliman, ai bëhet i barabartë me besimtarët [gëzon të njëjtat të drejta ligjore me myslimanët]. Kushdo që dëshiron të mbetet hebre ose i krishterë, ndaj tij nuk ka imponim. "(Ibni Hisham, es-Seera, II, 586) • Të krishterët e Nexhranit dërguan një delegacion prej 60 anëtarësh në Medinë. Kur delegacioni mbërriti në Medinë te Profeti ynë (paqja qoftë me të), sapo kishte hyrë koha e namazit dhe ata dëshironin të vizitonin xhaminë. Njerëzit e kundërshtuan këtë, por Profeti (paqja qoftë me të) i lejoi të vizitonin xhaminë. Ata u kthyen nga Lindja dhe u lutën. (Ibn Hisham, es-Seera, Bejrut, I, 573-574. Hamidullah, Profeti i Islamit, I, 619-620)

• Të drejtat e ithtarëve të Librit janë vënë nën mbrojtjen e besimtarëve në kohën e Profetit (paqja qoftë me të) në bazë të marrëveshjeve të bëra me hebrenjtë dhe të krishterët. Sa herë që shfaqej një mosmarrëveshje, në kohët e mëvonshme, ithtarët e Librit do të sillnin këto marrëveshje. Për shembull, kur të krishterët e Damishk-ut kishin ndonjë problem, ata sillnin në kujtesë premtimin nga Hazreti Umer. Ky është një fakt i njohur në librat e historisë.

• Teksti i një marrëveshje të Profetit tonë (paqja qoftë me të) me të krishterin Ibn Harith ibn Ka'b dhe popullin e tij, përmban këto pasazhe; "Për Sejjid ibn Harith ibn Ka'b, për bashkëfetarët e tij, dhe për të gjithë ata që aderojnë në fenë e krishterë, qofshin ata në Lindje apo në Perëndim, në rajonet pranë ose në rajonet e largëta, qofshin ata arabë apo të huaj, të njohur apo të panjohur. ...Unë angazhohem për të mbështetur ata, për të vendosur njerëzit e tyre nën mbrojtjen time, kishat e tyre, manastiret, murgjit e tyre, banesat e autoriteteve të tyre, kudo që gjenden, qofshin ata në male apo në lugina, shpella ose rajone të banuara, në fusha apo në shkretëtirë. Unë do të mbroj fenë e tyre dhe Kishën e tyre, kudo që të gjenden, qoftë në tokë apo në det, në Perëndim apo në Lindje, me vigjilencë të madhe nga ana ime, njerëzit e Shtëpisë sime, dhe myslimanët në tërësi. ... Asnjë i krishterë nuk do të detyrohet të bëhet mysliman: mos polemizoni me ithtarët e Librit, përveçse në mënyrën më të mirë (29:46). Ata duhet të mbulohen nga krahu i mëshirës. Të mbrohen nga çdo dëm që i kërcënon ata, kudo që gjenden dhe në çdo vend ku ata janë. "

• Kartat e të drejtave të dhëna nga Profeti ynë (paqja qoftë me të) ithtarëve të librit në Adruh, Makna, Hajber, Nexhran dhe Akaba' tregojnë gjithashtu se jeta dhe prona e ithtarëve të Librit, ishin nën mbrojtjen e myslimanëve dhe ithtarët e Librit gëzonin lirinë e tyre të besimit dhe të adhurimit.

• Kur Profeti ynë (paqja qoftë me të) nisi të predikonte fenë, në Mekë jetonin disa të krishterë. Në të vërtetë, një nga njerëzit e parë që e këshilloi Profetin tonë (paqja qoftë me të) dhe gruan e tij Hatixhen, në ditët e para të shpalljes ishte Uaraka bin Naufal, një i krishterë që zotëronte kopje të Ungjillit të shkruara me dorë. (Sahih Bukhari) • Kishat që u shkatërruan në kohën e kalifëve u rindërtuan nga myslimanët, dhe u dha leje që të ndërtoheshin sinagoga dhe kisha të reja. Për shembull, Manastiri i Shën Serxhios që ishte djegur nga Patriarku Mar Amme u rindërtua në kohën e Hazretit Othman.

• Pas pushtimit të Sirisë, myslimanët kryenin faljen e xhumasë në Kishën e Shën Gjonit në Damask. Të krishterët i kryenin ritet e tyre fetare të dielave. Anëtarët e të dy besimeve adhuronin Zotin në paqe, në të njëjtin vend.

Hadithet e Profetit (paqja qoftë me të) në lidhje me Teuratin dhe Ungjillin Transmeton Ebu Hurejre: ithtarët e Librit e lexonin Teuratin në hebraisht dhe pastaj ua shpjegonin atë në arabisht myslimanëve. (Sahih Bukhari, Libri 92, Hadithi 460)

El-Hafiz el-Zahabi transmeton se Abdullah ibn Selami, një i konvertuar në Islam nga Judaizmi, erdhi tek Profeti (paqja qoftë me të) dhe i tha: "Kam lexuar (mbrëmë) Kuranin dhe Teuratin." Ai u përgjigj: "Lexo njërin në një natë dhe tjetrin në natën tjetër. "(el-Thalabi, el-Iman el-Thalabi Tathkarar el-Huffadh, Vol. 1, f. 27)

Abdullah ibn Amr, njëri nga shokët e afërt të Profetit (paqja qoftë me të), shpesh lexonte Teuratin. Një natë pa në ëndërr se ai po mbante vaj në njërën anë dhe mjaltë në tjetrën, dhe se ai nganjëherë hante nga njëra anë dhe nganjëherë nga tjetra.

Abdullah ibn Amr ia përshkroi ëndrrën e tij Profetit (paqja qoftë me të). Profeti (paqja qoftë me të) e interpretoi ëndrrën e tij, që nënkuptonte dy librat dhe leximin e tij, disa herë njërin dhe disa herë tjetrin. (Sahih Bukhari, Vol. 6, Hadithi 987, f. 439)

Nga Ebu Seid el-Kudri: Ne e pyetëm Pejgamberin (paqja qoftë me të): "O i Dërguari i Allahut! A duhet të kemi marrëdhënie të mira me bijtë e Izraelit? "Ai tha:" Po, ju duhet të keni marrëdhënie të mira me bijtë e Izraelit. Nuk ka ndonjë problem. E në qoftë se ju i mbani marrëdhëniet me ata, do të ketë dobi për ju." (Musnedi i Ibn Hanbel, 111/12, Hadith 11034)

Profeti ynë (paqja qoftë me të)

gjithmonë favorizonte paqen Profeti ynë (paqja qoftë me të) nuk e ka dëshiruar luftën dhe përgjatë viteve, ai ka bërë përpjekje të mëdha për të përhapur Islamin me mjete paqësore. Ai ishte i durueshëm përballë presionit dhe sulmeve të ashpra. Kur sulmet u rritën atëherë u bë e domosdoshme që ai të niste luftën, sepse Zoti ja shpalli në libër. Ai kurrë nuk shpalli luftë, përsa kohë kishte ende mundësi për paqe dhe përsa kohë presioni dhe sulmet e armikut nuk përbënin rrezik për jetën.

Gjatë gjithë jetës së Profetit tonë (paqja qoftë me të), ekspedita në Mu'tah ishte më e përgjakshmja dhe më e vështira për myslimanët. Ai emëroi Zejd ibn Harithin për të komanduar ushtrinë dhe i paralajmëroi trupat:

"Luftoni në emër të Zotit, në rrugën e Zotit, kundër atyre që mohojnë Zotin. Mos tradhëtoni. Mos u prisni veshët dhe hundët dhe pjesë të tjera të trupit. Mos vrisni gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit e fesë në vendet e tyre të adhurimit. Mos prisni hurmat dhe pemët e tjera, dhe mos shkatërroni ndërtesat." (Buhariu)

Bazuar në urdhëresat profetike për luftën, parimet e mëposhtme, të cilat mund të quhen "Parimet islame të luftës", përshkruhen kështu nga dijetarët myslimanë:

  1. Lufta duhet të zhvillohet vetëm kundër atyre që nxisin dhe që angazhohen në të.
  1. Priftërinjtë në kisha, fëmijët, gratë dhe të moshuarit nuk duhet të dëmtohen.
  1. Fushat e mbjellura nuk duhet të dëmtohen.
  1. Marrëveshjet dhe ujditë duhen respektuar.
  1. Kafshët nuk duhet të dëmtohen.
  1. Nuk duhet të ketë mizori dhe tortura.
  1. Qytetet nuk duhet të shkatërrohen. (Ahmet Hamdi Akseki, Abdurrahman Azzam Pasa'nin "Allah'in Peygamberlerine emanet ettigi ebedi risalet", Diyanet Isleri Baskanligi Nesriyat, Ankara, 1948)

Një arsye se përse koha në të cilën jetoi Profeti (paqja qoftë me të) ishte e bekuar me paqe dhe siguri, ishte për shkak të drejtësisë së tij, që ishte në përputhje me moralin e Kuranit. Disa shkrimtarë të huaj, të impresionuar me karakterin e tij të lartë, thurën lavde për moralin e Profetit tonë (paqja qoftë me të).

Në librin e tij Islami, feja e vërtetë, George Bernard Shaw përshkruan këto tipare të larta:

"Gjithnjë e kam çmuar lart besimin e Muhammedit (a.s.), thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashëzakonshëm.

Mendimi im është se Islami është besimi i vetëm, i aftë që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të jetës. Unë e kam studiuar jetën e Muhammedit… Atë, duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i bindur se një njeri i ngjashëm me të, po të merrej me problemet e kohës moderne, do t'i kishte zgjidhur me sukses ato, duke i sjellur njerëzimit paqen dhe lumturinë... " (Sir George Bernard Shaw, Genuine Islam 1936 http://www.geocities.com/Athens/Forum/9192/main quote2.html#shaw)

Në kohën tonë, ndjekja e parimeve morale të Kuranit, të cilat nuk kanë lidhje me fanatizmin, është e vetmja zgjidhje për të gjitha konfliktet, luftërat, dhe krizën që ka kapluar botën. Ashtu si Profeti ynë (paqja qoftë me të), ne kurrë nuk duhet të largohemi nga rruga e drejtësisë dhe gjithmonë duhet të respektojmë të drejtat e komuniteteve të ndryshme dhe individëve, pavarësisht besimit apo identitetit të tyre.

Profeti ynë (paqja qoftë me të) bëri mjaft marrëveshje me ithtarët e librit Marrëveshjet e ndryshme, të bëra në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të) u dhanë komuniteteve hebraike dhe të krishtera, privilegje të caktuara dhe u garantuan të drejtat dhe liritë e tyre. Shembuj për këtë, janë të drejtat për priftërinjtë e Manastirit të Shën Katerinës në Mt. Sinai. Këto dokumente garantuan të drejtat ligjore, fetare dhe shoqërore të hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët jetuan nën sundimin mysliman, ose në vendet me sovranitet Islam. Mosmarrëveshjet janë zgjidhur duke iu referuar këtyre dokumentave. Për shembull, në librat e historisë përmendet se të krishterët në Damask theksonin në dokumentet e regjistrimit, të drejtat e tyre të garantuara nga Kalifi Omer; kur ata hasnin ndonjë problem, i dërgonin atij kërkesë dhe i kërkonin zgjidhje.

O ju që besuat! Përqafoni Islamin tërësisht.

Mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse Ai është armik i hapët për ju.

(Kuran, 2: 208)