Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Më parë, kemi shpjeguar se terrorizmi ka dy burime kryesore. Ne treguam me shembuj dhe dëshmi që një prej tyre është terrorizmi radikal, i cili, keqinterpreton fetë hyjnore dhe merr për bazë, referenca paragjykuese që janë trilluar me kalimin e kohës. Ne demonstruam në dritën e vargjeve kuranore, se aktet e organizatave terroriste, që pretendojnë se veprojnë në emër të Islamit, janë në kundërshtim me Islamin. Burime të tjera të terrorizmit janë: botëkuptimi materialist dhe ai darvinist.

Shumë njerëz mendojnë se teoria e evolucionit u paraqit për herë të parë nga Çarls Darvini dhe se ajo mbështetet në prova, vëzhgime dhe eksperimente shkencore. Sidoqoftë, e vërteta është se ajo nuk e ka prejardhjen te Darvini dhe se nuk mbështetet në asnjë provë shkencore. Teoria orvatet t’i shpjegojë fenomenet natyrore, duke u bazuar në filozofinë materialiste. Në vend që të mbështetet tek zbulimet shkencore, ajo mbështetet verbërisht te filozofia materialiste. (shih librin "Gjunjëzimi i Evolucionit, Harun Jahja)

Për pasojë, ky fanatizëm ka sjellë të gjitha llojet e fatkeqësive. Bashkë me përhapjen e Darvinizmit dhe të filozofisë materialiste që ai mbështet, përgjigja e pyetjes "Ç'është qenia njerëzore?" ka ndryshuar. Njerëzit që përgjigjeshin: "Qeniet njerëzore u krijuan nga Zoti dhe u duhet të jetojnë sipas moralit të bukur që Ai na mëson", kanë filluar të mendojnë se "Njeriu erdhi në ekzistencë rastësisht dhe ai është një kafshë që zhvillohet përmes luftës për mbijetesë." Ky mashtrim i madh ka një çmim shumë të shtrenjtë e të rëndë. Ideologjitë e dhunshme si racizmi, fashizmi dhe komunizmi, si dhe shumë pikëpamje të tjera barbare në botë, të cilat mbështeten te konflikti, kanë gjetur që të gjitha një burim force tek ky mashtrim. Kjo pjesë e librit do të analizojë fatkeqësitë që i ka sjellë botës Darvinizmi dhe lidhjet që ai ka me terrorizmin, si një nga problemet botërore më të rëndësishme të kohës sonë.

Gënjeshtra darviniste: "Jeta është konflikt"

Darvini vendosi një kusht themelor në zhvillimin e teorisë së tij: Zhvillimi i qenieve të gjalla varet nga lufta për mbijetesë. Të fortët e fitojnë betejën. Të dobëtit janë të dënuar të humbasin dhe të harrohen. Sipas Darvinit, ekziston një luftë e pamëshirshme për mbijetesë dhe një konflikt i brendshëm në natyrë. I forti gjithmonë e mposht të dobëtin dhe kjo i hap rrugën zhvillimit. Nëntitulli që ai i dha librit të tij ishte: "Origjina e llojeve nëpërmjet përzgjedhjes natyrore ose ruajtjes së racave të zgjedhura në luftën për jetë". Ky titull e përmbledh më së miri pikëpamjen e përmendur më sipër.

Më pas, Darvini shtroi pretendimin se "lufta për mbijetesë" zbatohet edhe mes grupeve racore të qenieve njerëzore. Sipas këtij pretendimi mitik, racat e zgjedhura do të ishin fituesit e betejës. Sipas pikëpamjes së Darvinit, këto raca të zgjedhura ishin evropianët. Racat afrikane apo aziatike kishin mbetur prapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkoi edhe më tej, duke hedhur mendimin se disa raca do të humbisnin së shpejti në tërësi luftën për mbijetesë dhe në këtë mënyrë, do të zhdukeshin:

Në një kohë më të vonshme, jo shumë të largët, të matur me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut, me siguri do të shfarosin dhe zëvendësojnë racat e egra nëpër botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë... nuk ka dyshim se do të shfarosen. Hendeku mes njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të jetë atëherë më i gjerë, sepse ai do të jetë, siç mund të shpresojmë, në një gjendje më të qytetëruar edhe se raca kaukaziane, dhe disa llojeve të ulëta si babuni, në vend të zezakut, australianit dhe gorrillës, siç ndodh sot.27 Antropologu indian Lalita Vidjarti shpjegon se si teoria e evolucionit e Darvinit e imponoi racizmin në skenat shoqërore:

Teoria e tij (Darvinit) e mbijetesës së më të fortit u mirëprit ngrohtësisht nga shkencëtarët shoqërorë të kohës dhe ata besuan se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evoluimi që arrinin pikën më të lartë me qytetërimin e njeriut të bardhë. Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, racizmi u pranua si një e vërtetë nga shumica e shkencëtarëve perëndimorë.28 Burimi i frymëzimit të Darvinit:

Teoria e pamëshirshme e Maltusit Burimi i frymëzimit të Darvinit për këtë çështje ishte libri joshkencor, i errët dhe me ide të rrezikshme, i ekonomistit britanik Tomas Maltus, "Ese për parimin e popullsisë". Sipas sajimeve të veta, Maltusi llogariste se popullsia njerëzore shtohej me shpejtësi shumë të madhe. Në këtë pikëpamje, ndikimet kryesore që e mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësitë si lufta, uria dhe sëmundjet. Shkurt, sipas këtij pretendimi kaq mizor, disa njerëz duhej të vdisnin që të jetonin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte vetëm luftë e vazhdueshme.

Në shekullin e 19-të, idetë e Maltusit ishin pranuar gjerësisht. Veçanërisht intelektualët evropianë të klasave të larta i mbështesnin idetë e tij mizore. Në artikullin "Sfondi shkencor i programit të pastrimit të racës te nazistët", shkruar nga Xherri Bergman, rëndësia e lidhjes së Evropës së shekullit të 19-të me pikëpamjet e Maltusit mbi popullsinë përshkruhet në këtë mënyrë:

Në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nëpërmjet Evropës, anëtarët e klasave sunduese u mblodhën për të diskutuar të sapozbuluarin "problem të popullsisë" dhe për të përcaktuar mënyrat e zbatimit të mandatit maltusian, për të rritur shkallën e vdekshmërisë te të varfërit:

"Në vend të rekomandimit për pastërtinë e të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytezat tona duhet t'i bëjmë rrugët Evropa qysh prej vitit 1870, nga profesori anglez i historisë, James Joll Thomas Malthus dhe Charles Darwin më të ngushta, t'i mbingarkojmë shtëpitë me shumë njerëz dhe të joshim kthimin e murtajës. Fshatrat duhet t'i ndërtojmë pranë ujërave të ndenjur dhe të nxisim në veçanti ngritjen e vendbanimeve në të gjitha vendet moçalore dhe të pashëndetshme, e kështu me radhë." 29 Si rrjedhojë e kësaj politike mizore, të dobëtit dhe ata që do ta humbisnin betejën për mbijetesë do të asgjësoheshin dhe si përfundim, rritja e shpejtë e popullsisë do të ekuilibrohej. Kjo e ashtuquajtur politikë e "shtypjes së të varfërve", u vu në jetë në Britaninë e shekullit të 19-të. U ngrit një rend industrial, në të cilin fëmijët tetë dhe nëntë vjeçarë u detyruan të punojnë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë në minierat e qymyrit dhe mijëra prej tyre vdiqën në kushte të tmerrshme. Lufta për mbijetesë që kërkonte teoria e Maltusit, bëri që miliona britanikë të bënin një jetë të mbushur me vuajtje të rënda.

I ndikuar nga këto ide, Darvini e zbatoi konceptin e konfliktit në të gjithë natyrën dhe hodhi idenë, se nga kjo luftë për ekzistencë, fitimtarë do të dalin vetëm të fortët dhe të aftët. Për më tepër, ai pretendoi se e ashtuquajtura luftë për mbijetesë ishte një ligj i justifikuar dhe i pandryshueshëm i natyrës. Nga ana tjetër, ai i ftoi njerëzit që të braktisin besimet e tyre fetare, të mohojnë Krijimin dhe kështu i rrënoi të gjitha vlerat etike që mund të bëheshin pengesë ndaj luftës së pamëshirshme për mbijetesë.

Njerëzimit iu desh të paguajë një çmim shumë të shtrenjtë në shekullin e 20-të për çrrënjosjen e këtyre ideve mizore që i shtynë njerëzit në zemërgurësi e mizori.

Zbatimi në shekullin e 19-të i tezës së Maltusit, mbi domosdoshmërinë e luftës për mbijetesë, solli mjerimin për fëmijët e vobektë dhe të varfër të Anglisë.

Feja, përpiqet për mbrojtjen e fëmijëve.

Zemrat tona duhet të drejtohen nga mirësisa dhe virtyti, por kjo është e mundur vetëm nëse praktikohen mësimet morale të fesë.

Roli i Darvinizmit në përgatitjen e terrenit për Luftën e Parë Botërore Ndërsa Darvinizmi sundonte kulturën evropiane, nisi të shfaqet ndikimi i luftës për mbijetesë. Kombet kolonialiste evropiane në veçanti nisën t'i portretizojnë kombet e kolonizuara si "kombe të prapambetura në ciklin e evolucionit" dhe gjetën te Darvinizmi justifikimin për veprimet e tyre.

Ndikimi politik më i përgjakshëm i Darvinizmit, ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.

Në librin e tij "Evropa që nga 1870-a", profesori i mirënjohur britanik i historisë Xhejms Xholl shpjegon se një nga faktorët që përgatitën terrenin për Luftën e Parë Botërore, ishte besimi i udhëheqësve evropianë të kohës te Darvinizmi.

Është e rëndësishme të kuptohet se sa fjalë për fjalë u mor doktrina e luftës për ekzistencë dhe për mbijetesën e më të fortit nga ana e udhëheqësve të Evropës në vitet që i paraprinë Luftës së Parë Botërore. Për shembull, shefi i shtabit austrohungarez Franc Baron Konrad fon Hëcendorf, shkruan kështu në kujtimet e tij të pasluftës:

Fetë filantropike, mësimet morale dhe doktrinat filozofike, pa dyshim, mund të shërbejnë nganjëherë për të dobësuar luftën e njerëzimit për ekzistencë në formën e saj më të ashpër, por ato nuk do t'ia arrijnë kurrë ta shmangin plotësisht atë si një motiv lëvizës për botën... Vetëm në përputhje me këtë parim të madh, erdhi katastrofa e luftës botërore, si rrjedhojë e forcave motivuese në jetët e shteteve dhe popujve, si një rrufe që duhet të shkarkohet nga vetë natyra e saj. E parë nga ky lloj sfondi ideologjik, këmbëngulja e Konradit në nevojën për një luftë parandaluese, në mënyrë që të ruhet monarkia austrohungareze, bëhet plotësisht e kuptueshme.

Ne kemi parë gjithashtu se këto pikëpamje nuk ishin të kufizuara vetëm te personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, për shembull, ishte i shqetësuar thellë për luftën ndërkombëtare për mbijetesë. Kurt Ricler, asistenti personal dhe i besuari i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holveg, shkroi në vitin 1914:

Armiqësia e përjetshme dhe absolute është themelore dhe e natyrshme në marrëdhëniet mes njerëzve; dhe armiqësia që ne vërejmë kudo... nuk është rezultat i ruajtjes së natyrës njerëzore por është thelbi i botës dhe burimi i vetë jetës.30 Frederik fon Bernardi, një gjeneral i Luftës së Parë Botërore, bën një lidhje të ngjashme mes luftës dhe ligjeve të luftës në natyrë. "Lufta," shprehet Bernardi, "është një nevojë biologjike"; ajo është "po aq e nevojshme sa beteja e elementeve në natyrë"; ajo "merr një vendim biologjikisht të drejtë, përderisa vendimet e saj mbeten në natyrën e thjeshtë të sendeve."29 Fashizmi, i cili në filozofinë e tij ka koncepte darviniste, shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve të pafajshëm. Kjo ideologji e tmerrshme i shtyu shumë vende të botës drejt vorbullës së shkatërrimit dhe mjerimit.

Sikurse kemi parë, Lufta e Parë Botërore shpërtheu për arsye se mendimtarët, gjeneralët dhe administratorët evropianë e shihnin luftën, gjakderdhjen dhe vuajtjet si një lloj zhvillimi dhe mendonin se ato ishin një ligj i pandryshueshëm i natyrës. Rrënjët ideologjike që e zvarritën gjithë atë brez në rrënim nuk ishin tjetër, veçse konceptet e Darvinit për "luftën për mbijetesë" dhe për "racat e zgjedhura".

Lufta e Parë Botërore la pas vetes 8 milionë të vdekur, qindra qytete të shkatërruara dhe miliona të plagosur, të gjymtuar, të pastrehë e të papunë.

Shkaku themelor i Luftës së Dytë Botërore, e cila shpërtheu 21 vite më vonë dhe la 55 milionë të vdekur, ishte gjithashtu Darvinizmi.

Lufta e Dytë Botërore shkaktoi vdekjen e 55 milionë njerëzve, duke lënë shumë të tjerë të plagosur dhe të pastrehë. Lufta shkatërroi mjaft qytete dhe i rrënoi ato ekonomikisht.

Nazizmi, një ndërthurje e darvinizmit social dhe e neopaganizmit, ka vrarë miliona njerëz dhe ka përhapur tmerr në zemrat e shumë të tjerëve.

"Ligji i Xhunglës" dhe përfundimi i tij: Fashizmi Ndërsa Darvinizmi ushqente racizmin në shekullin e 19-të, ai formoi bazën ideologjike që do të zhvillohej dhe do të përgjakte botën në shekullin XX: Nazizmin.

Në ideologjinë naziste mund të vihet re një ndikim shumë i fortë darvinist. Kur marrim në shqyrtim këtë teori që u zhvillua nga Adolf Hitleri dhe Alfred Rozenbergu, vërejmë koncepte të tilla si "përzgjedhje natyrore", "çiftëzimi i përzgjedhur" dhe "lufta për mbijetesë mes racave", të cilat përsëriten shpesh në veprat e Darvinit. Kur e titulloi librin e tij "Mein Kampf" (Beteja ime), Hitleri u frymëzua nga beteja darviniste për mbijetesë dhe nga parimi se fitorja i përket më të fortit. Ai bën fjalë në veçanti për betejën mes racave:

Historia do të arrijë kulmin në një perandori të re njëmijëvjeçare të një shkëlqimi të pashoq, të mbështetur në një hierarki racore të rregulluar nga vetë natyra.30 Në një kongres të madh të partisë së tij në Nurenberg në vitin 1933, Hitleri shpalli se "një racë më e lartë nënshtron një racë më të ulët... një e drejtë që ne e shohim në natyrë dhe që mund të pranohet si e vetmja e drejtë e konceptueshme."31 Fakti që nazistët ishin të ndikuar nga Darvinizmi, është i pranuar nga të gjithë historianët që janë të specializuar në këtë çështje. Peter Krisp, autori i librit "Ngritja e Fashizmit", e shpreh këtë të vërtetë si më poshtë: Teoria e Çarls Darvinit se qeniet njerëzore kishin evoluar nga majmunët, u trajtua me humor kur u botua për herë të parë, por më vonë u pranua gjerësisht. Nazistët i shtrembëruan teoritë e Darvinit, duke i përdorur ato për të justifikuar luftën dhe racizmin.32 Historiani Hikman e përshkruan kështu ndikimin e Darvinizmit te Hitleri:

Udhëheqësit komunistë, idetë e të cilëve gjithashtu janë të bazuara te darvinizmi, do të hyjnë në histori si njerëzit që me politikat e tyre mizore, shkaktuan vuajtje të tmerrshme.

(Hitleri) ishte një besimtar i vendosur dhe predikues i evolucionit. Sado të thella dhe të ndërlikuara të kenë qenë problemet e psikozës së tij, është e sigurtë që [koncepti i luftës ishte i rëndësishëm për arsye se]... libri i tij "Mein Kampf", hedh qartazi një numër idesh evolucioniste, veçanërisht ato që theksojnë luftën, mbijetesën e më të fortit dhe shfarosjen e të dobëtit për të prodhuar një shoqëri më të mirë.33 Komunizmi aplikoi pikëpamjen darviniste të luftës së klasave. Ai legjitimoi vrasjen dhe gjakderdhjen, si metoda të ligjshme për të sunduar.

Hitleri, përmes këtyre pikëpamjeve, e zvarriti botën në një dhunë të paparë kurrë më parë. Shumë grupe etnike dhe politike, veçanërisht çifutët, iu nënshtruan mizorisë dhe masakrave të tmerrshme në kampet naziste të përqendrimit. Lufta e Dytë Botërore, e cila filloi me pushtimet gjermane, kushtoi 55 milionë jetë njerëzish. Ajo që qëndronte pas tragjedisë më të madhe në historinë e botës, ishte koncepti i Darvinizmit për "luftën për mbijetesë."

Aleanca e përgjakshme mes Darvinizmit dhe Komunizmit Ndërsa fashistët gjenden në krahun e djathtë të Darvinizmit Social, krahu i majtë është i zënë nga komunistët. Këta kanë qenë gjithmonë ndër mbrojtësit më të zjarrtë të teorisë së Darvinit.

Kjo lidhje mes Darvinizmit dhe Komunizmit shkon deri te themeluesit e të dy këtyre "izm"-ave. Marksi dhe Engelsi, themeluesit e komunizmit, e lexuan veprën "Origjina e llojeve" të Darvinit, sapo ajo doli në qarkullim dhe u mahnitën me qëndrimin e tij materialist dialektik. Letërkëmbimi mes Marksit dhe Engelsit tregon se ata e shihnin teorinë e Darvinit si "bartëse të bazës në historinë natyrore për Komunizmin." Në librin e tij "Dialektika e Natyrës", të cilin ai e shkroi nën ndikimin e Darvinit, Engelsi shprehet plot lëvdata për Darvinin dhe përpiqet të japë kontributin e vet për teorinë në kapitullin me titull "Roli i punës në kalimin nga majmuni te njeriu". Komunistët rusë që ndoqën hapat e Marksit dhe të Engelsit, si Plehanovi, Lenini, Trocki dhe Stalini, ishin të gjithë në një mendje për teorinë e evolucionit. Plehanovi që shihet si themeluesi i komunizmit rus, e cilësonte Marksizmin si "Darvinizmi në zbatimin e tij në shkencën shoqërore." Trocki thoshte: "Zbulimi i Darvinit është triumfi më i madh i dialektikës në fushën e lëndës organike."35 Arsimimi darvinist kishte një rol kryesor në formimin e kuadrove komuniste. Për shembull, historianët vërejnë se Stalini ishte fetar në rininë e tij, por ai u bë ateist kryesisht për shkak të librave të Darvinit. Mao Ce Duni që ngriti qeverisjen komuniste në Kinë dhe vrau miliona njerëz, u shpreh hapur se "socializmi kinez është i themeluar mbi Darvinin dhe teorinë e evolucionit."36 Historiani i Universitetit të Harvardit, Xhejms Riv Pëzej, në veprën e tij kërkimore "Kina dhe Çarls Darvini", e shqyrton deri në hollësitë më të vogla ndikimin e Darvinizmit te Maoja dhe te komunizmi kinez. Shkurt, ekziston një lidhje e pashkëputshme mes teorisë së evolucionit dhe komunizmit. Teoria pretendon se gjallesat janë prodhim i rastësisë dhe siguron të ashtuquajturën mbështetje shkencore për ateizmin. Komunizmi si ideologji ateiste, është i lidhur ngushtë me Darvinizmin. Për më tepër, teoria e evolucionit pretendon se zhvillimi në natyrë, është i mundur falë konfliktit (me fjalë të tjera, "luftës për mbijetesë") dhe mbështet konceptin e "dialektikës", i cili është themelor për komunizmin.

Nëse mendojmë për konceptin komunist të "konfliktit dialektik", i cili vrau më shumë se 120 milionë njerëz gjatë shekullit XX, si për një "makinë vrasëse", atëherë mund t'i kuptojmë më mirë përmasat e rrënimit që Darvinizmi përhapi mbi tokë.

Konflikti dialektik nuk ndihmon në zhvillimin e shoqërive, por në rrënimin e tyre Sikurse thamë më parë, Darvinizmi ngriti pretendimin se lufta mes qenieve të gjalla është shkaku i zhvillimit të tyre dhe kështu siguroi të ashtuquajturën bazë shkencore për filozofinë e materializmit dialektik. Ashtu si mund të kuptohet nga emri i tij, materializmi dialektik i qëndron idesë së "konfliktit". Karl Marksi, si themeluesi i kësaj filozofie, propagandonte idenë se "nëse s'do të kishte luftë dhe kundërshti, gjithçka do të mbetej ashtu siç ishte." Në një rast tjetër ai thotë: "Forca është bashkëshortja e çdo shoqërie që është shtatzënë me një shoqëri tjetër."37 Duke thënë këtë, ai u bëri thirrje njerëzve për dhunë, luftë e gjakderdhje, në mënyrë që të mund të zhvilloheshin.

I pari që vuri në jetë teorinë e Marksit në fushën politike, ishte Lenini. Duke nxitur mendimin se "zhvillimi vjen si rrjedhojë e konfliktit dhe e kundërshtive", Lenini pretendonte se njerëzit me ide të kundërta, duhet të ishin në konflikt të vazhdueshëm. Lenini gjithashtu shprehej gjithmonë se ky konflikt do të kërkonte gjakderdhje, pra, terrorizëm. Një fragment i shkruar nga Lenini dhe i titulluar "Lufta guerrilase", i cili është botuar për herë të parë në gazetën "Proletari" në vitin 1906, njëmbëdhjetë vjet përpara Revolucionit Bolshevik, tregon për metodat terroriste që ai parapëlqente: Dukuria, për të cilën jemi të interesuar, është beteja e armatosur. Ajo udhëhiqet nga individë dhe nga grupe të vogla. Disa i përkasin organizatave revolucionare, ndërsa të tjerët (shumica në disa vende të Rusisë) nuk i përkasin ndonjë organizate revolucionare. Lufta e armatosur ndjek dy qëllime kryesore, të cilat duhet të dallohen në mënyrë të prerë: në radhë të parë, kjo luftë synon vrasjen e individëve, shefave dhe vartësve të ushtrisë dhe policisë; në radhë të dytë, ajo synon konfiskimin e fondeve monetare si nga qeveria, ashtu edhe nga personat privatë. Këto fonde të konfiskuara shkojnë pjesërisht në thesarin e partisë, pjesërisht disa për qëllimin e veçantë të armatimit dhe për përgatitjen e kryengritjes dhe pjesërisht për mbajtjen e personave të angazhuar në luftën që po përshkruajmë.38 Në shekullin e njëzetë, një nga ideologjitë më të njohura për kundërvënien ndaj komunizmit, ishte fashizmi. Më interesantja është se edhe fashizmi megjithëse vetëdeklarohet si kundërshtar i komunizmit, mbështeste të njëjtin besim si komunizmi në konceptin e luftës. Komunistët besonin në nevojën e luftës së klasave; fashistët thjesht ndryshuan arenën Është e natyrshme që të ketë mosmarrëveshje, por ato nuk duhet të bëhen shkak për konflikte dhe luftëra mes njerëzve. Nëpërmjet respektit reciprok dhe dhembshurisë, mund të arrihen marrëveshje dhe të sigurohet bashkëjetesa edhe midis palëve që kanë mospajtime.

Vlerat morale të Kuranit ofrojnë për njerëzit, rrugën për të arritur jetë të begatë dhe të gëzuar, ndërsa lufta dialektike sjell gjithmonë urrejtje, shkatërrim dhe vdekje.

e luftës, duke u përqëndruar në idenë e luftës mes racave dhe kombeve. Për shembull, historiani gjerman Hajnrih Trajçke, vepra e të cilit ishte një nga burimet më të rëndësishme për idetë naziste dhe raciste, shkruante: "kombet nuk mund të kenë mirëqenie pa konkurrencë të dendur, sikurse lufta për mbijetesë e Darvinit."39 Hitleri gjithashtu thoshte se ishte frymëzuar nga koncepti i Darvinit për luftën:

E gjithë bota e natyrës përbën një betejë të fuqishme mes forcës dhe dobësisë, si një fitore e përjetshme e të fortit mbi të dobëtin. Nuk do të kishte asgjë tjetër veç mashtrimit në të gjithë natyrën nëse nuk do të ishte kështu. Ai që do të jetojë, duhet të luftojë. Ai që nuk dëshiron të luftojë në këtë botë ku beteja e përhershme është ligj i jetës, nuk e ka të drejtën për të ekzistuar.40 Të dyja këto ideologji darviniste nxisnin besimin se për një shoqëri që të rritej e të forcohej, ishte e nevojshme gjakderdhja. Pasojat që sollën këto ideologji në shekullin XX janë tashmë të njohura. Miliona njerëz humbën jetën; miliona të tjerë u plagosën apo u gjymtuan; ekonomitë kombëtare u rrënuan; paratë që do të mund të përdoreshin në shëndetësi, kërkime shkencore, teknologji, arsim e art, u shpenzuan për armatim, për ilaçe që të mjekoheshin plagët e shkaktuara nga armët, për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. U bë e qartë se koha kalonte dhe luftrat e terrori nuk nxisnin zhvillimin e njerëzimit por shkatërrimin e tij.

Mendimet e ndryshme nuk nënkuptojnë konfliktin. Përkundrazi, prej tyre ka përfitime Sigurisht që në botë ekzistojnë kontradikta. Ashtu sikurse në natyrë ekzistojnë drita dhe errësira, dita dhe nata, e nxehta dhe e ftohta, edhe kontradiktat në mendime e në praktika janë të dukshme. Mirëpo kundërshtitë në mendime nuk është e nevojshme të sjellin konflikte dhe luftë. Përkundrazi, nëse kundërshtitë trajtohen me paqe, mirëkuptim, dashuri, dhembshuri e mëshirë, mund të arrihen përfundime të mira. Kushdo që krahason mendimet e veta me ato të të tjerëve, mund të zhvillojë apo të njohë dobësitë dhe mangësitë e veta dhe t'i përmirësojë ato. Ata që mbrojnë mendime të ndryshme mund të angazhohen në dialog, shkëmbim idesh apo në kritikë konstruktive. Vetëm njerëzit e sinqertë, që dinë të falin, që e duan paqen, që dinë të sillen dhe që mbi të gjitha pohojnë mësimet morale të Kuranit, mund të zhvillojnë një mënyrë të tillë të trajtimit të mendimeve të ndryshme.

Të vrasësh apo të dëmtosh një njeri për shkak të ideve, besimeve, racave apo kombësive të ndryshme përbën një vepër mizorie të pamatë. Vetëm për këtë arsye, në rrjedhën e historisë dhe kudo në botë, bijtë e bijat e të njëjtit komb, kanë luftuar me njëri-tjetrin deri në vdekje, duke vrarë shoku-shokun pa mëshirë; apo njerëz të kombeve apo racave të ndryshme, përfshirë gra e fëmijë, janë masakruar pa dallim. Vetëm ai që nuk njeh respekt për qeniet njerëzore dhe që i sheh njerëzit rreth vetes si kafshë të zhvilluara, vetëm ai që nuk beson se një ditë do të japë llogari përpara Zotit për gjithçka që ka bërë, mund të veprojë në këtë mënyrë.

Qëndrimi më i mirë dhe më i drejtë që mund të mbahet ndaj dikujt, me të cilin ndajmë mendime të ndryshme, është përshkruar në Kuran. Përplasjet e mendimeve kanë ndodhur shpesh në rrjedhën e historisë dhe një nga shembujt më të mirë është ai i kundërshtisë mes Musait (Moisiut) dhe Faraonit të kohës së tij. Megjithë egërsinë dhe mizorinë e Faraonit, Zoti e dërgoi Musain (Moisiun) për ta ftuar atë në fenë e Zotit dhe i shpjegoi atij mënyrën se si duhej ta shtronte këtë ftesë:

Shkoni te faraoni! Ai i ka kapërcyer kufijtë. Megjithatë, flitini atij me fjalë të buta, me shpresën se ai do të kushtojë vëmendje apo do të frikësohet. (Kurani 20:43-44)

Musai iu bind urdhrit të Zotit dhe i sqaroi Faraonit me durim fenë e Zotit. Për ta ndaluar mohimin e Zotit nga ana e Faraonit dhe mizorinë që ai ushtronte ndaj njerëzve, Musai u mundua të sqaronte çdo çështje. Sidoqoftë, Faraoni tregoi qëndrim të papajtueshëm ndaj durimit dhe fisnikërisë së Musait, duke e kërcënuar me vrasje atë dhe të gjithë ata që ndanin të njëjtat mendime me të. Megjithatë, nuk ishte qëndrimi i Faraonit ai që do të mbizotëronte. Përkundrazi, ai dhe njerëzit e tij u mbytën ndërsa Musai dhe njerëzit e tij dolën fitimtarë.

Sikurse tregon ky shembull, fitorja e një ideje apo lufta për zhvillim nuk vjen nga armiqësia dhe agresioni. Takimi mes Musait (Moisiut) dhe Faronit përbën një mësim nga historia: fituesit nuk dalin prej atyre që janë në anën e barbarisë dhe të luftës, por prej atyre që përkrahin paqen dhe drejtësinë. Vënia në jetë e parimeve më të mira morale, shpërblehet si në këtë botë, ashtu edhe në jetën e përjetshme.

Lidhja ndërmjet darvinizmit dhe terrorizmit Sikurse kemi parë deri tani, Darvinizmi qëndron në rrënjët e ideologjive të dhunës që i kanë sjellë fatkeqësi të tmerrshme njerëzimit në shekullin XX. Koncepti themelor që qëndron pas ideve e metodave të tilla është: "të luftosh këdo që nuk është prej nesh." Ekzistojnë besime, pikëpamje e filozofi të ndryshme në botë. Është e natyrshme, që ndërmjet këtyre ideve mund të ketë mospërputhje me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, qëndrimet e ndryshme mund të vihen përballë njëra-tjetrës në dy mënyra: 1) Ato mund ta respektojnë ekzistencën e atyre që janë ndryshe dhe të përpiqen të vendosin dialogun me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë njerëzore. Kjo metodë është në përputhje me moralin e Kuranit. 2) Ato mund të zgjedhin si rrugëdalje, luftën ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqen ta sigurojnë epërsinë e tyre përmes luftës. Me fjalë të tjera, të sillen si kafshët. Kjo është një metodë e nxitur nga materializmi dhe është natyrisht, afetare.

Tmerri i quajtur "terrorizëm" nuk është tjetër veçse vënia në jetë e pikëpamjes së dytë.

Nëse i marrim në shqyrtim këto dy qëndrime, mund të shohim se ideja e "njeriut që lufton si kafshë", e cila u imponohet në mënyrë të pavetëdijshme njerëzve nga Darvinizmi, është shumë ndikuese. Individët dhe grupet që zgjedhin rrugën e konfliktit mund të mos kenë dëgjuar kurrë të flitet për Darvinizmin dhe për parimet e asaj ideologjie, por në përfundim, ata bien në një mendje me një pikëpamje, baza filozofike e së cilës është Darvinizmi. Ajo që i shtyn ata të besojnë në drejtësinë e kësaj pikëpamjeje janë slloganet darviniste si "në këtë botë mbijeton më i forti", "peshku i madh e ha të voglin", "lufta është virtyt", "jeta është luftë" etj...

Nëse u heqim Darvinizmin, ato s'janë gjë tjetër veçse sllogane boshe.

Mund të ketë mosmarrëveshje midis shteteve apo shoqërive, por problemet nuk duhet të zgjidhen me konflikte dhe luftë. Siç na është thënë në Kuran, të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me durim reciprok, mëshirë dhe mirëkuptim.

Në të vërtetë, nëse heqim Darvinizmin, nuk mbetet filozofi konflikti. Tri fetë me prejardhje hyjnore, Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, në të cilat besojnë shumica e njerëzve, i kundërvihen dhunës. Të trija këto fe dëshirojnë t'i sjellin paqe e harmoni botës dhe t'i kundërvihen vrasjeve dhe vuajtjeve çnjerëzore. Konflikti dhe dhuna, janë dy rrugë në kundërshtim të plotë me moralin që Zoti ka shpallur për njeriun. Kurse Darvinizmi e sheh dhe e portretizon konfliktin dhe dhunën si të natyrshme, të justifikuar dhe si koncepte të drejta që duhet të ekzistojnë.

Prandaj, është kjo ideologji e zvetnuar që qëndron prapa aktiviteteve terroriste në botë, sepse ajo i sheh luftën dhe dhunën si rrugë më të shkurtra drejt qëllimit.

Çdo njeri që dëshiron paqen duhet të njohë rrezikun e Darvinizmit Zgjidhja, për problemet që na rrethojnë, do të vijë kur të thërrmohet baza ideologjike që i ushqen ato. Për shembull, s'ka rëndësi se me sa vështirësi do të përpiqet dikush të largojë erën e keqe nga një ambient me mbeturina. Përderisa mbeturinat janë aty, era e rëndë nuk do të largohet. Zgjidhja e vërtetë është pastrimi i burimit të mbeturinave. Në të kundërt, kjo do t'i ngjante të shpenzuarit të viteve për të rritur gjarpërinj helmues në një fermë dhe më pas të lënit të tyre të lirë dhe të habiturit se përse ata vijnë rrotull, duke kafshuar e helmuar njerëzit. Më e rëndësishmja nuk është që ata të kapen pasi të jenë përhapur kudo, por në radhë të parë, të mos ushqehen e të mos shtohen.

Edhe në rastin e terrorizmit, kërkimi i terroristëve një nga një nuk siguron shmangien e ndikimit të tyre dhe nuk është një zgjidhje e përhershme. Mënyra më e mirë për çrrënjosjen e murtajës së terrorizmit nga faqja e dheut, është identifikimi i burimeve themelore që ushqejnë terroristët dhe zhdukja e tyre. Burimi i terrorizmit, nga ana tjetër, janë ideologjitë e gabuara dhe edukimi i marrë nën dritën e këtyre ideologjive. Sot, në shumicën e vendeve të botës, Darvinizmi është futur në programin e shkollave dhe trajtohet sikur të ishte ndonjë fakt shkencor. Të rinjve nuk u mësohet se janë të krijuar nga Zoti dhe se janë të pajisur me shpirt, urtësi e ndërgjegje. Atyre nuk u thuhet se do të dënohen në Ferr apo do të shpërblehen në Parajsë në përjetësi. Përkundrazi, atyre u mësohet se janë krijesa, etërit e të cilëve kanë qenë kafshë që erdhën në ekzistencë përmes rastësive. Nën një indoktrinim të tillë, ata e shohin vetveten si qenie të rastësishme që nuk janë përgjegjëse përpara Zotit dhe e shohin të ardhmen ose më saktë, mbijetesën e tyre, në daljen fitimtarë në betejë. Pas këtij mesazhi, është fare e thjeshtë që njerëzve të indoktrinuar gjatë gjithë jetës së tyre shkollore t'u bëhet një lavazh truri dhe të shndërrohen në armiq mizorë të njerëzimit, të aftë për të vrarë edhe fëmijë të pafajshëm. Të rinj të tillë mund të tërhiqen lehtë nga ideologji të kota. Ata mund të veprojnë nën ndikimin e kushtëzimit nga ana e terroristëve dhe të përfshihen në veprime të papërfytyrueshme dhune e mizorie. Grupet komuniste, fashiste e raciste që ekzistojnë qysh nga shekulli XIX, janë prodhime të këtij sistemi arsimimi.

Dëmi i dytë që ky sistem arsimi shkakton, është distancimi i arsimit nga feja. Kështu, sfera e fesë kufizohet vetëm në botën e njerëzve të paarsimuar. Si rezultat i instalimit, në programet mësimore, të darvinizmit e materializmit, njerëzit e arsimuar nuk kanë njohuri nga edukata fetare. Për pasojë, lindin dhe zhvillohen bestytni dhe ide të gabuara, me anë të të cilave, antifetarët marrin nën kontroll fetë.

Në përfundim, mënyra më e mirë për t'i dhënë fund terrorizmit, është dhënia fund e arsimimit darvinisto-materialist, i cili është burimi kryesor i terrorizmit. Arsimimi i të rinjve duhet bërë sipas programeve të mbështetura në zbulime të vërteta shkencore; ata duhen edukuar me dashurinë dhe drojën ndaj Zotit të Lartësuar dhe me dëshirën për të vepruar me urtësi e kujdes. Frytet e një arsimimi të tillë janë bashkësitë, ku në to ka njerëz paqësorë, të dhembshur e të besueshëm, që dinë të falin e të tolerojnë.

Efektet e dëmshme të arsimit të njëanshëm darvinist, që çojnë në dhunë Duke përhapur gënjeshtra se jeta e njeriut nuk mbart asnjë qëllim, arsimimi darvinist i kthen njerëzit në individë psikologjikisht të sëmurë, pesimistë dhe depresivë, të cilëve u mungon çdo shpresë dhe gëzim.

Një nga shembujt është norvegjezi Anders Behring Breivik.

Breivik ka pranuar kryerjen e dy sulmeve terroriste në Norvegji më 22 Korrik 2011. Një nga këta ishte një sulm me bombë në ndërtesën qeveritare në Oslo, në të cilën humbën jetën 8 njerëz. Tjetri ishte një sulm ndaj një kampi rinor të partisë Laburiste në ishullin Utoja. Në këtë sulm humbën jetën 69 njerëz.

Para sulmeve, Breivik kishte shkruar pikëpamjet e tij në librin e tij "Manifesti i Pavarësisë Evropiane." Në faqen 1518, ai deklaron se e konsideron veten, një kampion të mendimit shkencor botëror dhe të biologjisë moderne. Ndër librat që ai "më së shumti vlerësonte" ishte Origjina e Specieve1 i Çarls Darvinit. Sipas Breivik, që një Evropë të jetë e "përsosur"

duhet të bazohet te ligjet e darvinizmit social.2 Në faqen 1202, në lidhje me rizbatimin e eugjenikës, Breivik thotë se në tërësi pajtohet me biologun darvinist Lee Silver nga Universiteti i Princetonit. Ai pajtohet me pikëpamjen e Silverit, se në të ardhmen duhet të zbatohen politika radikale që popullsia e botës të reduktohet në më pak se gjysma e asaj që është sot, ose 3.8 miliard.3 Në të njëjtën faqe, Breivik bën të qartë se ai mbështet tezën e Darvinit se "gjenocidi dhe përzgjedhja natyrore ... shkojnë dorë për dore":

"Në qoftë se vendet e botës së dytë dhe të tretë injorojnë thirrjen e kësaj "hegjemonie" [për të ulur lindjet], natyra do t'i ndëshkojë me vetëvrasje, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të ushqyejnë popullsinë e tyre."4 Breivik vazhdon të thotë se nëse bie zia e bukës, në këtë proces natyror nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje.

"Nëse uria kërcënon vendet që kanë dështuar të ndjekin Terroristët, për të arritur synime të caktuara, i dëmtojnë njerëzit si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Megjithatë, morali i fesë është kundër terrorizmit dhe ka si qëllim dashurinë, mirëqenien, dhembshurinë, gëzimin dhe shpresën në mbarë shoqërinë.

udhëzimet tona [në kapacitetet për frymë], ne duhet t'i lëmë të rrënohen, duke forcuar pozitat e udhëheqësve të tyre të korruptuar dhe nuk duhet të dërgojmë asnjë ndihmë."5 "Ndihmat ushqimore në vendet e botës së tretë, duhet të ndalen menjëherë, pasi ky është shkaku kryesor i mbipopullimit."6 Këto fjalë të shkruara nga vetë Breivik tregojnë qartë se ai i kishte humbur të gjitha vlerat humane; për shkak të edukimit të tij darvinist, ai kryeu me gjakftohtësi sulmet terroriste, që u morën jetën dhjetëra njerëzve.

Një tjetër shembull i rënies morale dhe egërsisë së shkaktuar nga edukimi darvinist, është vrasësi serial amerikan Jeffrey Dahmer, i cili para se të kapej vrau dhe hëngri 17 fëmijë. Në një intervistë të fundit në kanalin NBC, pak para se të dënohej me vdekje, Dahmer bëri deklaratën e mëposhtme:

"Nëse një njeri mendon se nuk ka Zot, apo llogari për të dhënë, atëherë përse duhet të përpiqet për të ndryshuar sjelljen, në mënyrë që ajo të jetë brenda kufijve të pranueshëm? Gjithësesi, kjo është ajo që mendoja.

Gjithmonë e kam besuar si të vërtetë teorinë e evolucionit, që ne të gjithë erdhëm prej baltës [rastësisht]. Kur ne vdesim, ju e dini, që atje nuk ekziston asgjë."7 Bestytnitë e Darvinit kanë helmuar një numër të madh njerëzish, duke i transformuar ata në vrasës serial, të çmendur, e kanibalë. Kjo është ajo që vjen nga kjo fe e rreme që kërkon të indoktrinojë njerëzit me idenë se ata nuk kanë përgjegjësi ndaj Krijuesit, se ata janë subjekte të paqëllimtë dhe pa përgjegjësi; ajo i konsideron qeniet njerëzore si kafshë dhe kërkon t'i largojë nga e vërteta e botës tjetër, duke ua portretizuar vdekjen si fundin e tyre.

Darvinizmi ishte mashtrimi dhe problemi më i madh i shekullit të kaluar. Kjo ideologji ishte shkaku i vrasjeve, shtypjes, terrorit, masakrave masive, degjenerimit dhe mundimeve të të gjitha llojeve për 200 vitet e fundit. DARVINIZMI ISHTE MASHTRIMI DHE PROBLEMI MË I MADH I SHEKULLIT TË KALUAR, dhe kjo ideologji ishte shkaku i luftërave botërore, i komunizmit, i fashizmit, i ateizmit, i racizmit dhe i masakrave masive të hasura në të njëjtën periudhë.

Ky kamzhik i errët darvinist, vazhdon të shkaktojë dëme në shoqëritë tona, madje edhe në ditët e sotme. Libri i fundit nga Richard Dawkins, një prej ithtarëve më të përkushtuar të Darvinizmit, sugjeron se duhet të hiqet dorë nga besimi në Zot; ky libër të shpie në pesimizëm dhe në depresion.

Një nga rastet më të rënda ishte ai i Jesse Kilgore, një student 22-vjeçar në Amerikë, i cili kreu vetëvrasje prej traumës që i shkaktoi libri i Dawkins, të cilin ja rekomandoi një mësues.8 Efekti i pikëpamjeve të tmerrshme të Dawkins, i bazuar në ideologjinë e errët të Darvinizmit, nuk kufizohet vetëm te ky shembull. Në parathënien e librit të tij Shpërbërja e Ylberit, Dawkins e pranon vetë këtë fakt:

"Një botues i huaj i librit tim të parë, pranoi se ai nuk mundi të flinte për tre netë pas leximit të tij, ai ishte aq i turbulluar, sepse e shihte si të ftohtë, mesazhin e tij të zymtë. Të tjerë më kanë pyetur se si unë mund të fle deri në mëngjes. Një mësues nga një vend i largët më shkroi qortueshëm, se një nxënëse i kishte ardhur tek ai me lot në sy pas leximit të të njëjtit libër, sepse asaj i dukej jeta e kotë dhe e paqëllimtë. Ai e këshilloi atë që të mos ua tregonte librin askujt prej miqve të saj, nga meraku se mos infektoheshin edhe ata me të njëjtin pesimizëm nihilist."9 Darvinizmi, është një fe perverse që shkakton vdekje, vrasje, dëshpërim, indiferencë, terror, egërsi dhe inkurajon njerëzit të mendojnë, se ata nuk janë gjë tjetër veçse kafshë, që kanë ardhur në ekzistencë rastësisht. Përfaqësuesit e këtij besimi, janë ende duke luftuar me të gjithë fuqinë e tyre, që t'i largojnë njerëzit prej besimit në Zot. Kjo është arsyeja pse ata përpiqen të fshehin në tekstet shkollore mangësitë e teorisë së Darvinit, fshehin fosilet që vërtetojnë Krijimin, asnjëherë nuk pranojnë se proteina s'mund të vijë në ekzistencë rastësisht dhe se më shumë se 450 milionë fosile hedhin poshtë krejtësisht Darvinizmin. Megjithatë, njerëzit në shekullin e 21 nuk mund të gënjehen kaq lehtë. Të gjitha përpjekjet e bëra për të mbajtur gjallë Darvinizmin kanë qenë të kota, sepse ajo teori është faktuar se është një mashtrim. 1- http://www.darwinthenandnow.com/2011/07/breivik-a-darwini… 2- Anders Behring Breivik, een Europese Verklaring van Onafhankelijkheid, S.1386 3- http://www.darwinthenandnow.com/2011/07/breivik-a-darwini… 4- Anders Behring Breivik, een Europese Verklaring van Onafhankelijkheid, S.1202 5- Anders Behring Breivik, een Europese Verklaring van Onafhankelijkheid, S.1202 6 Anders Behring Breivik, een Europese Verklaring van Onafhankelijkheid, S.1203 7- Kelly J. Coghlan, Houston Chronicle zondag-15 februari 2009 8- http://www.worldnetdaily.com/index.php?fa=PAGE.view&p… 9- Richard Dawkins, Unweaving The Rainbow New York: Houghton Mifflin Company, 1998, blz. ix.

Edukimi darvinist në shkolla, i bën njerëzit të prirur drejt dhunës dhe terrorit Asgjë në këtë botë nuk është rastësi, po ashtu edhe terri në të cilin bota u zhyt në shekujt 20-të dhe 21-të. Zoti, me anë të këtyre fazave të dhimbshme të historisë, ka treguar një shembull shumë të rëndësishëm për njerëzimin dhe Ai ende dëshiron që ata ta shohin atë. Njerëzit duhet të kuptojnë:

nëse ata harrojnë se janë krijuar për dashuri, vëllazëri, miqësi dhe altruizëm, dhe nëse ata zgjedhin përçarjen dhe luftën në vend të forcimit të bashkimit, dhe nëse ata nuk heqin dorë nga lëvizjet apo ideologjitë e rreme dhe nga mendimi se "vrasja dhe lufta janë të nevojshme për t'u përmirësuar", ata nuk do të fitojnë gjë tjetër veç rrënimit dhe vuajtjes. Por, ata në fund do të vërejnë se konfliktet nuk do të sjellë përmirësim, por vetëm shkatërrim.

Darvinizmi dhe derivati i tij komunizmi, bazohen në të ashtuquajturën - nevojë për luftë dhe konflikt Dialektika, e cila për herë të parë haset në Greqinë e lashtë dhe nënkupton "debat", u përshkrua nga Heraklitus (576- 480), me fjalët e mëposhtme: "...Të gjitha gjërat vijnë në ekzistencë nga një konflikt i të kundërtave". Për Heraklitusin, konflikti është burimi i çdo gjëje. Prandaj, duhet të ketë një konflikt midis tezës dhe antitezës. Nëse mbrojtësit e tezës duhet të mposhten nga pala tjetër, ajo duhet bërë me anë të luftës, gjakderdhjes dhe duhet të shkatërrohen me çdo kusht. Atëherë sinteza do të kthehet në një tezë të re dhe lufta do të duhet vazhdojë me ritëm të shpejtë.

Hegeli dhe Marksi, që pasuan shekuj pas tij, e quajtën atë "konflikt" dhe ky "konflikt" nuk nënkuptonte thjesht luftën. Sigurisht ky botëkuptim nuk zgjati shumë, sepse udhëheqësit e përgjakshëm komunistë e perceptuan atë si, luftë dhe masakra. Ata besonin në domosdoshmërinë e luftës dhe e konsideronin atë si kusht themelor për marksizmin. Edhe pse komunistët e gjelbër sot e refuzojnë këtë koncept të luftës, komunizmi kërkon intriga, luftë guerile dhe masakra të pamëshirshme. Masakrat e tanishme në Siri, gjakderdhjet e shkaktuara nga PKK-ja komuniste në Juglindje të Anadollit, janë prova të mjaftueshme.

Komunizmi: Një bazë themelore e organizatave terroriste Vendet që janë duke vuajtur nga terrorizmi, duke përfshirë edhe Turqinë, përballen më shpesh me grupe të ndryshme rebele, komuniste ose terroriste. Komunizmi është shumë i gjallë sot, edhe pse nuk pranohet zyrtarisht; ai kontrollon pjesë të Amerikës Veriore, të Evropës Veriore dhe pothuajse të gjithë Lindjes së Mesme. Gjithashtu ka vende të cilat janë zyrtarisht nën regjimin komunist, vende të Amerikës së Jugut, Kinës dhe sigurisht, Koreja e Veriut. Ky regjim marksistkomunist nxit terrorizmin në të gjithë botën. Ata që mbyllin sytë përballë këtij kërcënimi të hapur marksist, janë ende në kërkim të zgjidhjeve për terrorizmin me anë të debateve të pafundme televizive. Por, në të njëjtën kohë, ata vazhdojnë t'u mësojnë nxënësve në shkolla dialektikën e tyre. Mendjet e fëmijëve të tyre janë të mbushura me gënjeshtra, se dy ide të kundërta janë në luftë me njëra-tjetrën, sepse sipas tyre historia është e mbushur me konflikte të tilla, dhe vetëm konfliktet e tilla mund të sjellin zhvillim dhe përfitim për shoqëritë. Vetë terroristët janë të indoktrinuar me të njëjtat gënjeshtra. Ironikisht, si vendet komuniste, ashtu edhe vendet kapitaliste propagandojnë të njëjtën mendësi; pra, mentaliteti marksist vazhdon të përparojë në çdo vend, fshehtas dhe me hapa të shpejtë.

Një tjetër pikë duhet të mbahet në mend: Kapitalizmi nuk është kundër marksizmit. Përkundrazi, sipas Marksit, kapitalizmi është një kërkesë e rëndësishme, që shoqëritë të përparojnë drejt komunizmit. Komunizmi është në pritë, duke pritur për të zënë në grackë njerëzit dhe shoqëritë, të cilët falë kapitalizmit egoist, braktisën vlerat e tyre morale, fetare dhe njerëzore, duke menduar vetëm për veten e tyre. Kriza e sotme ekonomike po luhet në duart e komunizmit. Sipas marksistëve dhe komunistëve, tashmë gjithçka është gati.

Çdokush që dëshiron ta kuptojë këtë fenomen më mirë, duhet të vështrojë më nga afër problemet e shumta të botës ku jetojmë.

Ekzistenca e të kundërtave nuk nënkupton luftë E kundërta ka ekzistuar gjithmonë. Konflikti mes të mirës dhe të keqes ka ekzistuar qysh nga fillimi i botës. Megjithatë, ky konflikt duhet kuptuar saktë. Ekzistenca e të kundërtave nuk nënkupton luftë. Të kundërtat mund të hasen gjatë komunikimit apo debatit intelektual, gjatë paraqitjes së provave, por askush nuk detyrohet të pranojë çdo ide dhe askush nuk duhet të vritet thjesht, sepse ai mendon ndryshe. Lufta nuk ka sjellë ndonjëherë zhvillim. Luftërat e përgjakshme dhe konfliktet e shekullit të 20, por edhe luftërat e pafundme në ditët e sotme, kanë ndihmuar industrinë e armatimit të arrijë përfitime mbi prodhimin e armëve, duke shkatërruar njerëzit, civilizimet, teknologjinë, qytetet dhe ekonominë globale.

Nuk mund të ketë zhvillim ose përmirësim kur njerëzit jetojnë në frikë. Nuk mund të ketë progres, kur njerëzit janë të uritur, më pak të ushqyer, më pak të arsimuar, më pak produktiv.

Nuk mund të kemi zhvillim të qyteteve, nëse infrastruktura dhe teknologjia e tyre shkatërrohet prej bombardimeve. Asnjë shoqëri nuk mund të lëvizë përpara nëse shuhet brezi i ri.

Bombat atomike të lëshuara në Hiroshimë dhe Nagasaki nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveç shkatërrimit ndër breza.

Dialektika e përgjakshme e parashtruar nga marksizmi, nuk i solli shoqërisë përparimin e imagjinuar dhe kjo nuk do të ndodhë as në të ardhmen. Nëse ne lejojmë që bota të ngulfatet me fatkeqësi edhe më të rënda, ajo do të mbytet në gjak.

Darvinizmi është sfondi filozofik i shumë konflikteve në botë. Teoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme (origjinën e të cilës Darvinistët kurrë nuk mund ta shpjegojnë), si rezultat i një vargu rastësish.

Sipas tyre, lufta është një nga elementet evolues të këtij procesi imagjinar. Baza e kësaj ideologjie të dhunshme, e cila pretendon se gjallesat mund të zhvillohen vetëm përmes luftës, argumentohet me mbijetesën e më të fortit. Paraqitja e teorisë mashtruese të Darvinit, si një teori shkencore dhe përfshirja e saj në kurrikulat e shkollave në gjithë botën, ka arritur të mashtrojë shumë njerëz; idetë e mbrapshta darviniste gjetën terrenin e duhur, ‘mbollën' luftëra të përgjakshme dhe ‘korrën' miliona njerëz të vdekur.

Zgjidhja e vetme kundër ideologjive të përgjakshme, është dhënia fund e arsimimit të njëanshëm, i cili favorizon darvinizmin Mendimet e kundërta mund të japin rezultate pozitive, vetëm falë dashurisë dhe dhembshurisë, respektit, lirisë së mendimit dhe fakteve shkencore dhe jo përmes forcës apo dhunës.

Tashmë ka ardhur koha për të gjithë, që të kuptojmë arsyen e fatkeqësive që kanë kapluar botën. Marksizmi arsyeton se duhet bërë luftë; shoqëritë marksiste i hodhën themelet e tyre në mënyrë të fshehtë. Mënyra më efektive, për të ndaluar këtë dialektikë të përgjakshme që justifikon luftërat, është nëpërmjet informimit publik, se ajo është një dogmë joshkencore. Ajo që duhet të thuhet kudo, është se e ashtuquajtura dialektikë e natyrës s'është gjë tjetër veçse një absurditet i pastër; edhe pse në natyrë gjenden grabitqarë të shumtë, ekzistojnë po ashtu gjallesa vetëmohuese dhe altruiste. Një mënyrë efektive do të ishte ndryshimi i këtij sistemi arsimor, i cili u mëson të rinjve në të gjithë botën, idetë e dialektikës së përgjakshme. Kjo botë nuk është një fushëbetejë, as për ne, as për qeniet e tjera. Bota do të jetë e bukur vetëm falë dashurisë; kjo është shpallur nga Zoti, në librat e të gjitha feve hyjnore. Zoti dëshiron që ne të jemi të dashur me njëri-tjetrin. Zoti dëshiron që ne të jemi vëllezër. Zoti i do ata që e duan. Kjo botë do të ndryshojë, vetëm nëse ndjekim urdhërat e Zotit dhe "dashurinë."

Këshilla të rëndësishme për luftën intelektuale kundër darvinizmit dhe materializmit Dijetari i madh islam Bediuzzaman, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij luftës intelektuale kundër mosbesimit, shpjegoi në veprat e tij, se mosbesimi gjen strehë te darvinizmi dhe materializmi. Ai ka thënë se lufta intelektuale kundër ideologjive të tilla do të luajë një rol jetik. Bediuzzaman shpjegon ndikimin e materializmit mbi jobesimtarët: "Dhe së treti: Për të korruptuar ata me vese joshëse dhe mashtruese, u injektohen helmet e filozofisë materialiste; më pas e shkatërrojnë solidaritetin e tyre dhe i denigrojnë drejtuesit e tyre me gënjeshtra të pabaza; i diskreditojnë ata me disa parime të shkencës dhe të filozofisë ..." (Bediuzaman, Përmbedhja Mesazhet e Dritës, Rrezet, Rrezja e trembëdhjetë)

Për të shfuqizuar veprat intelektuale të Bediuzzamanit, jobesimtarët kërkonin të mashtronin besimtarët me kënaqësitë e përkohshme dhe joshëse të kësaj bote; të inkurajuar nga kultura materialiste, ata u përpoqën të dëmtojnë unitetin dhe solidaritetin e besimtarëve duke shpifur ndaj tij në mënyrë të përsëritur. Megjithatë ata sigurisht që dështuan.

Bediuzzaman thotë se darvinizmi dhe materializmi do të pasohen më shumë sidomos në Fundin e Kohës dhe mosbesimi do të përhapet falë këtyre dy ideologjive; Por Profeti Isa (paqja qoftë me të) dhe Hazreti Mehdi (paqja qoftë me të) do t'i japin fund këtij problemi përmes një luftë të efektshme intelektuale. Siç ka shpjeguar ai, Hazreti Mehdi (paqja qoftë me të) do ta përmbushë misionin e tij dhe do t'i japë fund darvinizmit dhe materializmit dhe kjo do të jetë një lehtësim që njerëzit të gjejnë besimin e tyre.

"E para: Nën ndikimin e shkencës, filozofisë dhe përhapjes së epidemisë materialiste e natyraliste te njerëzit, detyra e parë [e Hazretit Mehdi] është para së gjithash ruajtja e besimit, duke bërë që filozofitë dhe mendësitë materialiste të heshtin krejtësisht." (Bediuzaman, Përmbedhja Mesazhet e Dritës, Emirdag Addendum, f. 259)

Bediuzaman thotë se darvinizmi dhe materializmi janë shtyllat kryesore të antikrishtit, dhe se Profeti Isa (paqja qoftë me të) do të kryejë një luftë të madhe intelektuale kundër tyre, duke i dhënë fund atyre në mënyrë efektive:

"...Në fund të kohës feja e krishterë do të vetëpastrohet dhe do të heqë dorë nga bestytnitë që u futën prej ateizmit, prej filozofive materialiste dhe do të transformohet në Islam. Në këtë pikë, personaliteti kolektiv i krishterimit do të vrasë personalitetin kolektiv të frikshëm të mosbesimit me shpatën e shpalljes qiellore; Jezusi (paqja qoftë me të) që përfaqëson personalitetin kolektiv të krishterimit [shpirtërisht], do të vrasë antikrishtin, i cili përfaqëson personalitetin kolektiv të mosbesimit, pra është, ai që do të vrasë mendimin ateist [ai do ta eliminojë atë intelektualisht]." (Bediuzaman, Përmbedhja Mesazhet e Dritës, Letrat, Letra e parë, f. 22)

"... Do të vrasin [intelektualisht] personalitetin gjigant kolektiv të materializmit dhe të mosbesimit të cilin do të formojë Antikrishti pra Antikrishti do të vritet nga Jezusi" (paqja qoftë me të) me shpatën [e njohurisë] - dhe do të shkatërrojë mosbesimin dhe idetë e tij të cilat janë ateiste." (Bediuzaman, Përmbedhja Mesazhet e Dritës, Fleshet, Fleshi 5, f. 589)

Bediuzzaman Said Nursi na bën të qartë, se është darvinizmi dhe materializmi, dy ideologjitë që i largojnë njerëzit prej vlerave morale të fesë dhe i çojnë ata në mosbesim. Ai shpjegon se myslimanët do të kryejnë një luftë të madhe intelektuale kundër këtyre dy ideve të zvetnuara, nën udhëheqjen e Profetit Isa dhe Hazreti Mehdiut (paqja qoftë me ata). Me vullnetin e Zotit, këto ideologji do të marrin fund; falë këtyre dy njerëzve të bekuar, vlerat morale të Islamit do të mbretërojnë në të gjithë botën.

Ai i shpall shërbëtorit të Tij argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. ...

(Kuran, 57: 9)