Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Historia ka dëshmuar gjithmonë për paqe, drejtësi dhe dashuri në vendet e drejtuara nga administruesit myslimanë, të cilët respektonin udhëzimet kuranore. Kalifët e drejtë pasuan traditën e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Ata ndoqën hapat e të Dërguarit të Zotit dhe nuk iu shmangën kurrë moralit të Kuranit. Virtytet që dominonin në kohën e këtyre drejtuesve ishin, drejtësia e vërtetë dhe ndershmëria e përshkruar në Kuran. Sigurisht që ky ishte një shembull i shkëlqyer për brezat që do të pasonin. Paqja dhe drejtësia që i solli Palestinës kalifi Omer Jeruzalemi ishte kryeqyteti i çifutëve deri në vitin 71 p.e.s. Në atë vit ushtria romake u lëshua në një sulm të gjerë mbi çifutët dhe i përzuri ata nga zona me një egërsi të paparë. Pasi nisi koha e diasporës çifute, Jeruzalemi dhe rrethinat e tij filluan të shndërroheshin në një vend të braktisur.

Sidoqoftë, Jeruzalemi u bë përsëri qendër interesash me pranimin e Krishtërimit në kohën e perandorit romak Kostandin. Të krishterët romakë ngritën kisha në Jeruzalem. Ndalimet ndaj çifutëve në atë zonë u hoqën. Palestina mbeti territor romak (bizantin) deri në shekullin e 7-të. Persët e pushtuan rajonin për një kohë të shkurtër, por bizantinët e rimorën atë.

Një pikë e rëndësishme kthese në historinë e Palestinës ndodhi në vitin 637, kur ajo u mor nën kontroll nga ushtritë myslimane. Ky ishte viti që solli paqen dhe harmoninë në Palestinë, e cila kishte qenë për shekuj skenë e luftrave, shpërnguljeve, zisë dhe masakrave dhe që kishte njohur egërsinë e çdo kohe me ndryshimet e shpeshta të qeverisjeve të huaja. Ardhja e Islamit përbënte nisjen e një epoke të re, ku njerëzit e besimeve të ndryshme do të mund të jetonin në paqe e harmoni.

Palestina u mor nga Omeri, kalifi i dytë pas vetë Profetit (paqja qoftë me të). Hyrja e kalifit në Jeruzalem, toleranca, pjekuria dhe urtësia që ai Fortesa e Jeruzalemit, litografi në ngjyra nga L.

Haghe pas D. Roberts, 1841.

tregoi ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme ishin vetëm fillimi i një epoke të bukur që po niste. Historiania britanike dhe specialistja e çështjeve të Lindjes së Mesme, Karen Armstrong, e përshkruan kështu marrjen e Jeruzalemit nga kalifi Omer në librin e saj "Lufta e Shenjtë":

Kalifi Omer hyri në Jeruzalem hipur mbi një deve të bardhë, i shoqëruar nga një magjistrat i qytetit, patriarku grek Sofroni. Kalifi kërkoi të dërgohej menjëherë në Malin e Tempullit dhe u përul në lutje në vendin ku Profeti Muhamed kishte kryer Udhëtimin e tij të Natës. Patriarku po mendonte i frikësuar: kjo duhet të ishte fatkeqësia që kishte profetizuar profeti Daniel; ky duhet të ishte Antikrishti që do të lajmëronte afrimin e Ditëve të Fundit. Më pas, Omeri kërkoi të shihte faltoret e krishtera dhe ndërsa ishte në Kishën e Varrit të Shenjtë, hyri koha e faljes së namazit. Patriarku e ftoi atë me mirësjellje që të falej aty ku ishte, por Omeri kundërshtoi me të njëjtën mirësjellje. Nëse ai do të përulej për t'u falur në kishë, shpjegoi ai, myslimanët do të dëshironin të nderonin kujtimin e kësaj ngjarjeje duke ngritur aty një xhami dhe kjo do të thoshte se ata do të mund ta prishnin Varrin e Shenjtë. Në vend të kësaj, Omeri shkoi të lutej pak më tutje në drejtim të kundërt me Varrin e Shenjtë. Ende sot, në po atë vend, gjendet një xhami e vogël kushtuar kalifit Omer.

Xhamia tjetër e madhe e Omerit u ngrit në Malin e Tempullit për të shënuar çlirimin mysliman, bashkë me xhaminë Aksa. Për vite të tëra, të krishterët e kishin kthyer tempullin e rrënuar të hebrenjve, në një vend për të grumbulluar mbeturinat e qytetit. Kalifi dhe myslimanët menjëherë filluan të pastronin plehrat. Aty u ngritën dy faltore, për të lartësuar Islamin në qytetin e tretë të shenjtë, të botës islame.20 Me marrjen e Jeruzalemit nga myslimanët, qyteti u bë i sigurtë e i qetë dhe të tre besimet mundën të jetojnë në paqe. Xhon L. Espozito shkruan:

Kur ushtritë arabe morën Jeruzalemin në vitin 638, ato pushtuan një qendër, faltoret e së cilës ishin shndërruar në një vend të rëndësishëm pelegrinazhi për Krishtërimin. Kishat dhe popullsia e krishterë u lanë të paprekura. Çifutëve që më parë u ishte ndaluar nga qeveritarët e krishterë për të jetuar në atë zonë, u lejuan të kthehen, të jetojnë dhe të kryejnë ritet e tyre në qytetin e Solomonit dhe të Davidit.21 Marrëveshja e përmendur në faqet e mësipërme, që kalifi Omer nënshkroi kur hyri në Jeruzalem me patriarkun e Jeruzalemit, është tregues i dhembshurisë së tij.

Kjo është siguria, e cila Omeri, shërbëtori i Zotit, udhëheqësi i besimtarëve, u garanton njerëzve të Elisë. Ai u garanton të gjithëve, të sëmurë a të shëndetshëm qofshin, siguri për jetët, pronat, kishat dhe kryqet e tyre dhe për gjithçka që lidhet me fenë e tyre. Kishat e tyre nuk do të shndërrohen në vende banimi, as nuk do të shkatërrohen, as nuk do të zvogëlohen ato apo përkatësitë e tyre në asnjë lloj mënyre, as nuk do të ushtrohet ndonjë shtrëngim ndaj njerëzve në çështje të fesë dhe asnjërit prej tyre nuk do t'i shkaktohet asnjë e keqe.22 Xhamia e Omerit Shkurt, myslimanët sollën qytetërimin në Jeruzalem dhe në të gjithë Palestinën. Në vend të besimeve që nuk tregojnë respekt për vlerat e shenjta të njerëzve të tjerë dhe që kishin sjellë më parë vrasje vetëm për shkak të ndryshimeve në bindjet fetare, ata qeverisën me drejtësi, tolerancë dhe me kulturën e moderuar të Islamit. Pas marrjes së Palestinës nga Omeri, myslimanët, të krishterët dhe çifutët jetuan së bashku në paqe e harmoni në atë vend. Myslimanët kurrë nuk u përpoqën për të përdorur forcën në konvertimin e njerëzve, ndërsa shumë jomyslimanë që arritën të shohin se Islami ishte feja e vërtetë, e pranuan këtë fe me vullnetin e tyre të lirë. Paqja dhe harmonia në Palestinë qëndruan aq gjatë sa ç'qëndroi qeverisja myslimane në atë rajon. Sidoqoftë, në fund të shekullit të XI, një forcë pushtuese hyri në rajon nga jashtë dhe Jeruzalemi i qytetëruar u plaçkit me një barbari që nuk ishte parë kurrë më parë. Këta barbarë ishin kryqtarët.

Egërsia e kryqtarëve në Palestinë Ndërsa aderuesit në të tre besimet jetonin në paqe në Palestinë, të krishterët e Evropës vendosën të organizonin një kryqëzatë. Duke iu përgjigjur thirrjes së papës Urban II, më 27 nëntor 1095 në Koncilin e Klermontit, më shumë se 100,000 njerëz nga e gjithë Evropa u nisën për në Palestinë, me qëllim që të çlironin vendin e shenjtë nga myslimanët dhe të shtinin në dorë pasuritë përrallore të Lindjes. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm dhe pas një numri të madh grabitjesh e masakrash që kryen gjatë rrugës, ata arritën në Jeruzalem në vitin 1099. Qyteti ra pas një rrethimi prej pesë javësh. Pasi kryqtarët u futën në të, ata ushtruan një egërsi e barbari që rrallëherë bota e ka parë. Të gjithë myslimanët dhe çifutët në qytet u shkuan në shpatë.

Paqja dhe harmonia që kishin mbretëruar në Palestinë qysh nga koha e Omerit, përfunduan me një masakër të tmerrshme. Kryqtarët dhunuan Myslimanët dhe hebrenjtë në Jeruzalem u masakruan barbarisht nga kryqtarët.

të gjitha ligjet etike të Krishtërimit dhe përhapën terrorin në emër të Krishtërimit.

Drejtësia e Salahudin Ejubit Ushtritë e egra kryqtare e bënë Jeruzalemin kryeqytet të tyre dhe ngritën Mbretërinë Latine, kufijtë e së cilës shtriheshin nga Palestina në Antioki. Sidoqoftë, kryqtarët që sollën egërsinë në Palestinë nuk mundën të qëndrojnë gjatë. Salahudini i mblodhi të gjitha mbretëritë myslimane dhe i mundi kryqtarët në betejën e Hitinit në vitin 1187. Pas betejës, dy udhëheqësit e ushtrisë kryqtare, Rejnaldi i Shatijonit dhe mbreti Gij, u sollën para Salahudinit, i cili ekzekutoi Rejnaldin e Shatijonit, që njihej për barbaritë e tmerrshme që kishte kryer, ndërsa mbretin Gij e la të lirë, pasi nuk kishte kryer të njëjtat krime. Palestina edhe një herë u njoh me drejtësinë e vërtetë. Menjëherë pas betejës së Hitinit dhe në të njëjtën ditë që Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) kishte kryer nga Meka për në Jeruzalem udhëtimin e mrekullueshëm të Natës së Miraxhit, Salahudini hyri në Jeruzalem dhe e çliroi atë nga 88 vitet e pushtimit kryqtar. Kur kryqtarët kishin hyrë në Jeruzalem 88 vjet më parë, ata kishin vrarë myslimanët në qytet dhe për këtë arsye, trembeshin se mos Salahudini do të bënte me ta të njëjtën gjë. Sidoqoftë, ai nuk preku asnjë qytet të krishterë. Përveç kësaj, ai thjesht i urdhëroi të krishterët latinë (katolikë) që të largoheshin. Të krishterët ortodoksë, të cilët nuk ishin kryqtarë, u lejuan të jetojnë në qytet dhe të kryejnë ritet si të dëshironin. Sipas fjalëve të Xhon L. Espozitos, "ushtria myslimane u tregua zemërgjerë në fitore po aq sa ç'kishte qenë këmbëngulëse në betejë. Civilët nuk u prekën. Kishat dhe faltoret u lanë pa prekur... Salahudini i qëndroi besnik fjalës së tij dhe u tregua i mëshirshëm ndaj atyre që nuk luftuan."23 Karen Armstrong e përshkruan marrjen e dytë të Jeruzalemit me këto fjalë:

Më 2 tetor 1187 Salahudini dhe ushtria e tij hynë në Jeruzalem dhe për 800 vjetët që do të pasonin, Jeruzalemi do të mbetej një qytet mysliman. Salahudini e mbajti fjalën dhe e mori qytetin sipas idealeve më të larta islame. Ai nuk u hakmorr për masakrën e vitit 1099, sikurse këshillon edhe Kurani (16:126) dhe tani që vrasjet pushuan ai u dha fund armiqësive (2:193). As edhe një i krishterë i vetëm nuk u var dhe nuk u plaçkit. Shpërblesat për lirim ishin tejet të ulëta... Salahudini liroi shumë prej tyre falas, sikurse nxiste Kurani. Vëllai i tij El-Adili, ishte aq i brengosur nga pamundësia e robërve për të paguar, saqë i kërkoi Salahudinit të blinte njëmijë prej tyre si skllevër për vete dhe sapo i mori, i liroi ata në çast që të gjithë... Të gjithë udhëheqësit myslimanë u skandalizuan tek panë se si të krishterët e pasur ia mbathnin me gjithë pasurinë e tyre, e cila mund të përdorej fare mirë për të paguar lirimin e skllevërve... [Patriarku] Herakli pagoi shumën prej dhjetë dinarësh, sa ç'kërkohej nga të gjithë të tjerët dhe atij iu krijua mundësia të mbante shoqërues të veçantë që të ruante thesarin në udhëtimin e tij për në Tir.23 Shkurt, Salahudini dhe myslimanët, nën udhëheqjen e tij, i trajtuan të krishterët me mirësi e drejtësi të madhe dhe treguan ndaj tyre edhe më Salahudini hyri në Jerusalem në vitin 1187 dhe e çliroi atë pas 88 vitesh të pushtimit kryqtar. Ai u bë i famshëm për këtë triumf në fushën e betejës; por Salahudini ishte gjithashtu shumë falës jo vetëm ndaj kryqtarëve, por dhe ndaj të gjithë të krishterëve të tjerë. Edhe pse kryqtarët kishin shkaktuar barbarizma ndaj myslimanëve, kur u çlirua Jeruzalemi, Salahudini nuk mori hak mbi ta dhe askush nuk u dëmtua.

Salahudini dhe Guy de Lusignan pas betejës së Hitinit më 1187.

shumë dhembshuri nga ç'treguan vetë udhëheqësit e tyre. Jo vetëm të krishterët, por edhe çifutët fituan paqe e siguri me marrjen e Jeruzalemit nga myslimanët. Poeti i mirënjohur çifut spanjoll, Jehuda el Harizi, i shprehu kështu ndjenjat e veta në një nga veprat e tij:

Zoti... vendosi që vendi i shenjtë të mos mbetej më në duart e bijve të Esaut... Kështu, në vitin 4950 të Krijimit [1190 e.s.] Zoti zgjoi shpirtin e princit të ismaelitëve [Salahudinit], një njeri i urtë e i guximshëm që erdhi me gjithë ushtrinë e tij, rrethoi Jeruzalemin, e mori atë dhe shpalli nëpër të gjithë vendin se do ta mirëpriste racën e Efraimit, ngado që ata të vinin. Dhe kështu, ne erdhëm nga të gjitha anët e botës për t'u strehuar këtu. Ne tani jetojmë nën hijen e paqes.24 Pas dorëzimit të Jeruzalemit, kryqtarët vazhduan me barbaritë e tyre, ndërsa myslimanët vendosën drejtësi edhe në qytetet e tjera të Palestinës. Në vitin 1194, Rikard Zemërluani që portretizohet si hero i madh në historinë britanike, ekzekutoi poshtërsisht në kështjellën e Akrës 3,000 myslimanë, nga të cilët shumë gra e fëmijë. Megjithëse myslimanët qenë dëshmitarë të kësaj egërsie, ata kurrë nuk përdorën të njëjtat metoda. Ata iu përmbajtën urdhëresës së Zotit, "Mos lejoni që urrejtja ndaj një populli që ju ndaloi një herë nga Xhamia e Shenjtë t'ju shtyjë në teprim..." (Kuran, 5:2) dhe nuk ushtruan kurrë dhunë ndaj civilëve të pafajshëm. Ata nuk përdorën kurrë dhunë të panevojshme, qoftë edhe ndaj ushtrive kryqtare që mposhtën. Egërsia e kryqtarëve dhe drejtësia e myslimanëve treguan edhe një herë një të vërtetë historike: Një qeverisje e ndërtuar mbi parimet e Islamit, bëri të mundur që njerëzit e besimeve të ndryshme të jetojnë në paqe së bashku. Kjo paqe vazhdoi edhe për 700 vite pas Salahudinit, sidomos gjatë periudhës osmane.

Mbreti Rikard barbarisht ekzekutoi 3,000 civilë myslimanë në Kështjellën e Akrës, në mesin e të cilëve shumë gra dhe fëmijë.

... Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij.

(Kuran 3:30)