Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Edhe pse kalojnë dekada apo shekuj, një faktor mbetet i pandryshuar: Terrorizmi vazhdon të shkatërrojë. Njerëz në vende të ndryshme jetojnë me frikën e terrorizmit. Për më tepër kjo frikë nuk kufizohet vetëm nga kërcënimet prej vendeve të tjera. Në mjaft vende njerëzit përballen me kërcënimet e bashkëkombasve, ose anëtarëve të vetë fesë së tyre. Informacionet e dhëna në parathënien e këtij botimi të ri, pasqyrojnë shtrirjen e frikshme që ka arritur terrorizmi në ditët e sotme. Ky është një tregues i qartë, se masat ushtarake dhe politike të marra deri tani, për të zgjidhur problemin e terrorizmit, nuk kanë sjellë rezultat.

Sot bota perëndimore është shumë e shqetësuar për organizatat radikaliste që përdorin terrorin nën maskën e Islamit dhe ky shqetësim nuk është krejt i pavend. Sigurisht, ata që kryejnë akte terroriste, por edhe mbështetësit e tyre, duhet të gjykohen sipas kritereve të drejtësisë. Sidoqoftë, çështja më me rëndësi që duhet trajtuar, është vënia në zbatim e strategjive afatgjata, të cilat do të sjellin zgjidhje të qëndrueshme për këto probleme. Vlerësimet e mësipërme nxjerrin në pah se terrori nuk ka vend në Islam dhe se është një krim kundër njerëzimit. Ato, më tej, tregojnë natyrën kontradiktore të konceptit "terror islamik". Kjo na siguron neve një pikë përparësie të rëndësishme:

  1. Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë kombet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë mundësitë që ka për të gjetur rrugën drejt paqes, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke studiuar historinë e njëri-tjetrit, duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve.
  1. Që Islami është fe e dashurisë, e miqësisë, e paqes dhe e vëllazërisë, duhet shpjeguar në çdo aspekt dhe komunitetet myslimane duhen inkurajuar ta kuptojnë këtë fakt. Zgjidhja e luftës ndaj grupimeve radikale në vendet islame nuk duhet të përbëjë një "sekularizim të detyruar". Përkundrazi, një politikë e tillë do të nxiste reagim te masat e njerëzve. Zgjidhja është përhapja e Islamit të vërtetë dhe shfaqja e shembullit të myslimanit që përqafon vlerat kuranore si të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika dhe që i ofron lumturi e bekim njerëzimit. Myslimanët duhet të udhëhiqen prej virtyteve morale të shpallura në Kuran dhe në traditën profetike të Muhamedit (paqja qoftë me të). Myslimanët kanë përgjegjësinë ta "rrëmbejnë" Islamin nga duart e atyre që e zbatojnë keq atë (gjë që çon në keqkuptime rreth Islamit) dhe ta vendosin në duart e atyre që jetojnë me mësimet e virtytshmërisë islame dhe sipas shembullit të Muhamedit, të Dërguarit të Zotit.
  1. Disa nga burimet e terrorizmit janë injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është arsimimi. Siç e kemi sqaruar më lart fanatizmi përfaqëson mënyrën e gabuar të të kuptuarit të fesë. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin duhet t'u bëhet e qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Islamin, myslimanët dhe mbarë njerëzimin. Këta fanatikë duhet të edukohen që të heqin dorë nga rruga e fanatizmit.
  1. Duhet të përgatiten zgjidhje kulturore afatgjata për të luftuar terrorizmin që i ka rrënjët në ideologjitë komuniste, fashiste dhe raciste. Sot në vendet anembanë botës, sistemi i arsimimit është i ndikuar nga Darvinizmi. Siç sqaruam më lart, Darvinizmi është një ideologji e rrezikshme që e sheh njeriun si kafshë që u zhvillua në sajë të luftës për mbijetesë. Kjo përbën një bazë të përbashkët për të gjitha format e terrorizmit. Një ideologji që predikon se vetëm ata që janë të fuqishëm mund të mbijetojnë dhe që e konsideron luftën si një virtyt, është si një moçal i tërë që nuk do të reshtë kurrë së zhyturi botën në rrënim. Në këto kushte, krahas masave juridike dhe formave të tjera që do të përdoren për të luftuar terrorizmin, ekziston edhe nevoja për një fushatë të fuqishme arsimimi në të gjithë botën. Kjo fushatë do zbulojë fytyrën e vërtetë të darvinizmit dhe materializmit; ajo do u mësojë njerëzve, vlerat më të mira që Zoti ka shpallur dhe që janë bazë për edukimin. Paqja dhe stabiliteti mund të arrihen vetëm duke jetuar në vlerat e fesë së vërtetë. Pa e tharë moçalin darvinist, nuk do të jetë e mundur që bota të shpëtojë nga fatkeqësitë.

Në rrjedhën e historisë, disa njerëz injorantë (si për shembull, kryqtarët) nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë fakt dhe kanë shkaktuar konflikte ndërmjet dy feve. Për të parandaluar përsëritjen e këtij skenari, i cili propagandohet me moton si "përplasja e qytetërimeve" apo "Lufta e Shenjtë kundër Perëndimit", të krishterët dhe myslimanët e vërtetë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Në të vërtetë, zhvillimet që pasuan ngjarjet e rënda të terrorit tregojnë se fara e këtij bashkëpunimi është mbjellë. Aktet e rënda të terrorizmit i sollën bashkësitë myslimane dhe të krishtera më afër njëri-tjetrit, nxitën shumë të krishterë që të mësojnë më tepër për Fenë Islame dhe inkurajuan myslimanët të bëjnë përpjekje më të mëdha për të bërë të ditur moralin e vërtetë islam, të përshkruar në Kuran.

Të gjitha këto zhvillime janë lajme të mira që tregojnë se njerëzit do t'i kuptojnë më mirë vlerat islame dhe do të jenë të aftë, ta çlirojnë vetveten nga paragjykimet që mund te kenë pasur. Me vullnetin e Zotit, shekulli i 21-të do të jetë koha kur njerëzit do të kuptojnë se mbjellja e vlerave të Islamit është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e shumëdëshiruar në botë.

"Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!"

Kuran, 59:24