Islami e dënon terrorizmin: Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
Përmbajtja
- Parathënia në këtë botim të ri
- Hyrje
- Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
- Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
- Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
- Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
- Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
- Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
- Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
- Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
- Shtojcë: mashtrimi i evolucionit
Nje tjetër ide që ne duhet të shqyrtojmë së bashku me atë të terrorizmit, është fenomeni i radikalizmit. Me radikalizëm nënkuptojmë transformim të papritur në çdo sferë, i cili arrihet me anë të revolucioneve shkatërrimtare dhe zbatimit të një politike të rreptë e pakompromis. Radikalistët karakterizohen nga dëshira të zjarrta për ndryshime revolucionare dhe nganjëherë ata adoptojnë qëndrime agresive. Si në çdo sferë të jetës, udhëzues për myslimanin janë ajetet e Kuranit dhe jeta e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Kur ne analizojmë radikalizmin, përmes dritës së Kuranit, shohim se ai nuk ka lidhje me mënyrën me të cilën Zoti i urdhëron besimtarët. Kur Zoti përshkruan një besimtar në Kuran, Ai e përshkruan atë, si një njeri i dashur, i butë, që i shmang konfliktet dhe debatet e kota dhe që sillet me njerëzit arrogantë me butësi dhe miqësi.
Një shembull për këtë çështje është urdhëresa që Zoti i dha Musait dhe Harunit (paqja qoftë me ata), që të shkojnë te Faraoni dhe t'i flasin atij me butësi:
Shko te Faraoni se ai i ka tejkaluar kufijtë. I thoni atij fjalë të buta, se ndoshta ai do të kujtohet e frikësohet.
Faraoni ishte një prej mohuesve më mizorë dhe më rebelë të kohës së tij. Ai ishte një despot që e mohonte Zotin dhe nga padija adhuronte idhujt; për më tepër, ai i torturonte besimtarët (izraelitët e kohës) me mizori të tmerrshme dhe vrasje. Por Zoti i urdhëroi profetët e Tij, që të shkonin te ky njeri mizor dhe t'i flisnin atij me butësi.
Ju do të vini re, se rruga e treguar nga Zoti ishte rruga e dialogut miqësor dhe jo rruga e konfliktit me fjalë të ashpra, slogane plot zemërim dhe protesta të trazuara.
Disa shembuj të komunikimit të këndshëm në Kuran Në dialogun mes Profetit Shuajb (paqja qoftë me të) dhe mohuesve, ka disa shembuj për myslimanët se si të komunikojnë. Ky dialog rrëfehet në Kuran, në këtë mënyrë:
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij, mos matni e as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në begati dhe unë po frikësohem për ju, nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë. O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë. "Atë pjesë që ua lejoi Allahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jam ruajtësi juaj." Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh, që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar me pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur"! "O populli im, çfarë mendoni nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij. Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë)? Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam drejtuar. (Kuran, 11: 84-88)
Kur ne shqyrtojmë atë që thotë Profeti Shuajb (paqja qoftë me të), shohim se ai i ftoi njerëzit që të besojnë në Zot dhe të përqafojnë parimet e larta morale dhe ai e bëri këtë me dashamirësi dhe përulësi. Ne do të shpjegojmë disa pasazhe që përmenden në këto vargje:
- Kur Profeti Shuajb i tha popullit "unë nuk jam ruajtësi juaj", ai nuk donte t'i dominonte ata, qëllimi i tij i vetëm ishte t'i udhëzonte ata në të vërtetën që Zoti ia kishte zbuluar.- "Vërtet, ti qenke i butë e i mençur": Këto fjalë të mohuesve ndaj Profetit Shuajb, tregojnë karakterin e tij të ngrohtë, të butë dhe të sjellshëm dhe se kjo u vlerësua nga mohuesit. - "O populli im, çfarë mendoni": Kjo shprehje e përdorur nga Profeti Shuajb, tregon se ai i bën thirrje mohuesve të përdorin inteligjencën dhe ndërgjegjen e tyre. Me fjalë të tjera, ai nuk përdor presion duke këmbëngulur, por vë në pikëpyetje idetë e tyre nga një qëndrim i ndryshëm dhe i fton ata ta marrin në konsideratë dhe të arrijnë një përfundim të bazuar në ndërgjegjen e tyre të lirë.
- "Unë nuk dua t'ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj". Urdhëresa e Profetit Shuajb këtu në fakt nuk është një ndalim. Ai shpjegon se disa vepra janë mëkate dhe i fton njerëzit që t'i braktisin ato. Për më tepër, kur Profeti Shuajb i thotë: "Unë nuk dua t'ju kundërshtoj", qëllimi i tij nuk është që të polemizojë me popullin; ai nuk u thotë fjalë të pakëndshme që të nxisë grindje; ai dëshiron vetëm t'i ftojë ata në besim dhe në rrugën e parimeve të larta morale.
Nëse ju shqyrtoni Kuranin, ju do të shihni se të gjithë profetët karakterizohen nga sjellja e ngrohtë, e butë dhe e mëshirshme. Zoti shpall se Profeti Ibrahim (paqja qoftë me të) ishte "i dhembshur dhe i butë" (Kuran, 9: 114). Në një ajet tjetër, në lidhje me parimet morale, Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) është përshkruar në këtë mënyrë: Në saj të mëshirës së Allahut u solle butësisht me ata. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua gabimin, kërkoi falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai. (Kuran, 3:159) Zoti i urdhëron njerëzit që të shmangin fjalët e ashpra Një karakteristikë e dukshme e radikalizmit është zemërimi. Kjo mund të shihet qartë në fjalimet, shkrimet dhe protestat e radikalistëve. Megjithatë, zemërimi nuk është një atribut i myslimanëve. Kur Zoti përmend besimtarët në Kuran, Ai i përshkruan ata në këtë mënyrë:
"të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit." (Kuran, 3:134 )
Nuk ka situata në të cilën një mysliman tregon zemërim. Çdo mysliman natyrisht dëshiron që njerëzit e tjerë të besojnë në Zot dhe të jetojnë sipas parimeve morale, por kjo është e mundur vetëm nëse dëshiron Zoti. Pa marrë parasysh atë që bëjmë ne, pa marrë parasysh se sa ne përpiqemi për të shpjeguar të vërtetën tek njerëzit, zemrat e njerëzve janë në duart e Zotit. Ai i kujton myslimanët për këtë fakt shumë të rëndësishëm në këtë ajet:
"... Vallë a nuk e dinë besimtarët, se sikur të dëshironte Allahu do t'i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)... "
Prandaj, detyrë e çdo myslimani është vetëm shpjegimi i fakteve dhe ftesa që njerëzit t'i pranojnë ato. Nëse e pranojnë apo jo ftesën, kjo varet prej ndërgjegjes së njerëzve. Zoti e zbulon këtë të vërtetë në Kuran, kur thotë se nuk ka asnjë detyrim në fe.
Nuk ka asnjë detyrim në fe, sepse është bërë e qartë e drejta nga e gabuara. Kushdo që refuzon hyjnitë e rreme dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu është Dëgjuesi, i Dijshmi.
Prandaj, nuk ka asnjë detyrim që njerëzit të besojnë dhe të bëhen myslimanë, ose ndonjë detyrim që ata të kryejnë namazin dhe t'i largohen mëkatit.
Feja është këshillë. Zoti e zbulon në disa vargje drejtuar të Dërguarit të Zotit (paqja qoftë me të) se myslimanët nuk janë dhunues:
Ne e dimë më së miri se çfarë thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je dhunues, ti këshilloje me këtë Kuran atë që i frikësohet kërcënimit Tim.
Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e tij, ndërsa kush e merr të shtrembtën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam ruajtësi juaj".
Myslimanët janë përgjegjës vetëm për të shpjeguar moralin fetar, ata nuk duhet të ushtrojnë presion apo detyrim; ata janë të urdhëruar të flasin butë, madje edhe me mohuesin më mizor. Njerëzit e tillë nuk mund të jetë radikalistë, sepse radikalizmi qëndron në krah të kundërt me këto cilësi që kemi përmendur më lart. Në të vërtetë, radikalizmi është një mendësi dhe një qëndrim politik, që u fut në botën islame nga jashtë. Kur ne shqyrtojmë fenomenet sociale që përshkruhen në termat e radikalizmit, ajo që do të shihet është se, në thelb këto janë një koleksion i metodave të përdorura nga komunistët, ose ato janë një shprehje e "fanatizmit të mllefosur" që nuk ka vend në Islamin e vërtetë. (Kuran, 48:26)
Si mund të këputet rrethi vicioz i radikalizmit dhe i terrorizmit?
Siç thamë më lart, një realitet i dukshëm qëndron pas 13 vitesh operacione ushtarake, nga Afganistani në Libi dhe nga Nigeria në Irak; grupet radikale terroriste nuk kanë arritur të eliminohen përmes forcës ushtarake, dhunës dhe shtypjes, por e kundërta ka ndodhur, ato janë rritur dhe janë bërë më të fortë.
Ajo çka sollën të gjitha llojet e operacioneve ushtarake, duke përfshirë sulmet ajrore dhe operacionet tokësore, ishte vdekja e shumë civilëve, shkatërrimet në infrastrukturë dhe qytete të rrënuara; zemërimi është në rritje, në vendet në fjalë dhe nga ky zemërim, kryesisht përfitojnë organizatat radikaliste. Shpenzimi i miliarda dollarëve në mobilizmin e njerëzve dhe sigurimi i burimeve njerëzore për organizatat terroriste, është prej situatave më të padëshirueshme.
Edhe pse vrasja e udhëheqësve të organizatave terroriste mendohet të jetë një taktikë e efektshme nga disa analistë ushtarakë, në fakt, e parë në një perspektivë më të gjerë, nuk ka rezultuar të jetë frytdhënëse. Edhe pse Osama bin Laden u vra, Al-Kaeda vazhdon ende aktvitetin e saj. Përveç kësaj, organizatat terroriste janë të afta për t'i kthyer këto sulme kundër tyre, në propagandë. Ata kanë aftësi për të portretizuar sulmet kundër tyre, si dëshmi për kauzën e tyre. Për këtë arsye, organizatat ose rriten e bëhen më të forta, ose vazhdojnë aktivitetet e tyre në fshehtësi dhe kjo e bën të paefektshme luftën ushtarake kundër tyre.
Që të thyhet spiralja e terrorit, duhet të bëhen përmirësime socialekonomike dhe të ndërmerren politika për sigurimin e zbatimit të proceseve demokratike; këto duhet të evidentohen në mënyrë të qartë, në rajonet ku ka aktivitete intensive terroriste. Në mënyrë që të gjitha këto të ndodhin, është thelbësore çrrënjosja e injorancës që qëndron në rrënjët e mendësisë radikaliste. Kjo arrihet përmes aktiviteteve edukative dhe kulturore. Edukimi i duhur duhet të zbatohet përmes ideve të qarta, kjo do të ishte shumë më ekonomike, se shpenzimet e triliona dollarëve në armatim, apo se shpenzimi i më shumë miliardave në ndihma humanitare dhe padyshim kjo është një metodë që do të prodhojë rezultate më të mira. Që këta militantë të mos kthehen në vrasës, kjo gjë duhet parandaluar përmes masave të marra kundër ideve propaganduese të këtyre organizatave. Për më tepër, kjo do të parandalonte rekrutimin e anëtarëve të rinj në këto organizata. Asnjë organizatë terroriste nuk do mund t'i rezistojë një lufte të tillë intelektuale me anë të televizionit, radios dhe internetit. Një lëvizje që e humb bazën e saj intelektuale nuk mund të mbijetojë. Shtetet duhet të fillojnë këtë luftë intelektuale, ose të mbështetesin organizatat joqeveritare që e marrin përsipër këtë detyrë. Për të parandaluar terrorin e egër që hasim në të gjithë botën, ajo që duhet ndërmarrë, është një mobilizim arsimor, kundër të gjitha organizatave terroriste, pavarësisht boshtit të tyre ideologjik. NATO-ja hedh sasi të mëdha monetare në luftimin e ekstremizmit me anë të forcave të armatosura; por përse ky kërcënim vazhdon të rritet? Përgjigja gjendet tek subjektet që përfitojnë nga këto financime. Përpjekja për të luftuar një ideologji ekstreme vetëm me forcë ushtarake, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të rrisë numrin e mbështetësve të kësaj ideologjie. Kostoja e fushatave ushtarake janë viktimat e pafajshëm; njerëzit e afërm dhe rrethi i ngushtë i atyre që vdesin në këto sulme, do të jenë më të Buxhetet ushtarake Dollarë amerikanë $ +500 miliardë 100-500 miliardë 50-100 miliardë 20-50 miliardë 10-20 miliardë 5-10 miliardë 1-5 miliardë 0,5-1 miliardë 0,1-0,5 miliardë -0,1 miliardë Shtetet në botë investojnë për më shumë armatime në luftën ndaj ekstremizmit; por ky kërcënim vazhdon të rritet. Për të parandaluar terrorin e egër në të gjithë botën, nevojitet edukim.
motivuar për t'u bashkuar me ekstremistët, për shkak të urrejtjes së tyre kundrejt Perëndimit.
Lëvizjeve të tilla të rrezikshme duhet t'u vijë fundi dhe baza e tyre ideologjike duhet të asgjësohet në të gjithë botën. Në fakt, kjo është ajo që duhet të bëhet në vendet e Lindjes së Mesme dhe për këtë nevojitet ndihma e aleatëve të tyre perëndimorë. Në mënyrë që të çrrënjoset radikalizmi dhe efektet e tij në nivelin global, duhen mbështetur modelet pozitive të tilla si, demokracia, pluralizmi dhe të drejtat e njeriut dhe për t'u arritur kjo, edukimi është hapi më i rëndësishëm. Për të parandaluar përhapjen e radikalizmit – i cili është një kërcënim i madh ndaj sigurisë globale udhëheqësit botërorë duhet të kuptojnë nevojën urgjente për një fushatë intelektuale dhe të kërkojnë mënyra për të luftuar injorancën me anë të përpjekjeve intelektuale.
Buxheti ushtarak i SHBA është rritur me 104%, për 11 vjet rresht. Në vitin 2001 shpenzimet ishin 354 miliardë dollarë, kurse në vitin 2011 ato u rritën në 721 miliardë dollarë.
Paratë e shpenzuara në ushtri mund të investohen në shëndetësi dhe në arsim, si dhe për punësimin e mijëra njerëzve.
Këto dy faqe japin disa shembuj, se si shpenzimet ushtarake mund të investohen në fusha të tjera.
TË ARDHURAT MESATARE PËR FAMILJE KOSTOJA MESATARE E EDUKIMIT 4-VJEÇAR SIGURIMI SHËNDETËSOR PËR FAMILJE ÇMIMET MESATARE TË SHTËPIVE TË REJA, QË JANË NË SHITJE NË SHBA PAJISJET PËR NJË USHTAR AMERIKAN RAKETA KRUIZ TANKU ABRAMS (LEGJENDA)
AEROPLAN-MBAJTËSJA GERALD FORD CLASS SHPENZIMET PËR NJË VIT, PËR PROGRAMIN E ARMËVE BËRTHAMORE NË SHBA NËNDETSJA VIRGINIA CLASS RAPTOR F-22 BOMBARDUESI B-2 Sulmi në Charlie Hebdo: një shembull që tregon rëndësinë e luftës intelektuale kundër terrorizmit Një nga aktet më të tmerrshme të terrorizmit radikal, që ne do të përshkruajmë në këtë libër është padyshim vrasja e 12 anëtarëve të personelit të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris. Pas këtij sulmi, sinagogat, xhamitë, organizatat islamike, dyqanet e hebrenjve madje edhe varrezat kanë qenë gjithashtu nën kërcënim. Sulmi tjetër që ndodhi në një takim të mbajtur në Danimarkë, për të përkujtuar të vrarët në Charlie Hebdo, solli edhe një herë në vëmendje seriozitetin e situatës.
Tashmë gjendemi përballë rrethit vicioz të urrejtjes dhe ky cikël lëndon më së shumti njerëzit e pafajshëm. Radikalistët e çdo filozofie kanë potencialin e duhur për ta bërë Evropën të pabanueshme për të gjithë dhe veçanërisht për minoritetet, si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë. Për këtë arsye terrorizmi, anarkia dhe dhuna janë problemet më të mëdha të këtij shekulli. Bota islame në veçanti po vuan më shumë nga kjo e keqe. Megjithatë, ne duhet të përsërisim edhe një herë se terrorizmi nuk ka fe.
Terrorizmi dhe dhuna janë rezultate të një sistemi arsimor, që pretendon se qeniet njerëzore s'janë gjë Një rreth vicioz i urrejtjes dhe kjo dëmton njerëzit e pafajshëm.
tjetër veçse kafshë të një xhungle që luftojnë për ekzistencë; ky sistem i bën njerëzit mizorë, egoistë dhe të pamëshirshëm. Në këtë sistem, altruizmi, bashkëpunimi, dhembshuria dhe dashuria nuk vlejnë. Një njeri bëhet i fuqishëm vetëm nëse ai është mizor dhe egoist. Një person shpirtërisht i dobët, i edukuar në këtë mënyrë dhe që nuk është i vetëdijshëm për atë çfarë bën, mund të manipulohet lehtë prej çdo lloj ideologjie, që ja servir "dhunën si mjet për të testuar aftësitë e tij dhe për të fituar të drejtat që i takojnë." Për të përmbledhur atë që thamë më lart, një person, i cili edukohet në mënyrë të tillë, mund të bindet lehtë për të ndjekur rrugët e terroristëve. Kjo bindje vjen jo vetëm përmes parimeve komuniste, por edhe përmes ndikimeve radikaliste, të cilat serviren nën petkun e islamit. Për këtë arsye, hapi i parë që bota duhet të ndërmarrë kundër terrorizmit, është korigjimi i këtij sistemi arsimor të gabuar.
Është e vërtetë se artikujt e Charlie Hebdos dhe botimet e tjera të ngjashme i kanë zemëruar myslimanët. Kjo revistë ka botuar artikuj që ofendojnë jo vetëm myslimanët, por edhe të krishterët, hebrenjtë, budistët dhe shumë njerëz të tjerë. Megjithatë, ajo që një mysliman duhet të bëjë përballë një situate të tillë, është të shfrytëzoë të gjitha rrugët ligjore, për të mbrojtur të drejtat e tij kur ato cënohen. Më mirë akoma, ai mund t'u afrohet ofenduesve (apo atyre të ngjashëm me ata) në një mënyrë miqësore dhe t'u shpjegojë me mirësi, se qëndrimi i tyre nuk është ai i duhuri; humori nuk duhet t'i kalojë kufijtë dhe humoristët duhet të mbajnë një qëndrim më dashamirës dhe më miqësor. Ata mund të shkruajnë dhe të diskutojnë, se ide të tilla të gabuara duhet të korigjohen dhe këto fakte duhen bërë të ditura në të gjithë botën. Megjithatë, një mysliman që ndjek udhëzimet e Kuranit, nuk vret një person tjetër, thjesht sepse ai nuk ndjek Islamin. Nga ana tjetër, në të gjithë botën janë kryer vrasje dhe akte brutale në emër të Islamit dhe viktimat e këtyre akteve të tmerrshme janë kryesisht myslimanë. Me mijëra myslimanë vdesin, si pasojë e sulmeve terroriste të kryera në mbarë botën.
Ajo që duhet të mbahet në mend është se, këta njerëz nuk ndjekin një Islam të bazuar në Kuran, por radikalizmin. Radikalizmi që lindi pas vdekjes së Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) ka prodhuar rregulla që nuk janë në fe dhe duke përdorur emrin e Zotit dhe të Profetit (paqja qoftë me të), krijoi një fe të tërë të re. Ky sistem që u zhvillua bazuar në hadithet e fabrikuara, nuk ka vend për dashuri, dhembshuri, miqësi, respekt për gratë, Islami është përtej këtyre vizatimeve. Një mysliman që beson në Kuran, kurrë nuk vret njerëz, madje as ata që nuk aderojnë në Islam.
Artikujt e Charlie Hebdo dhe botime të tjera të ngjashme kanë fyer myslimanët. Megjithatë, ajo që një mysliman duhet të bëjë është të shfrytëzojë hapësirën ligjore. Ai mund të sugjerojë me dashamirësi që humori mund të lëvrohet edhe pa shkelur normat e etikës.
SIGURISHT, ISLAMI ËSHTË PËRTEJ IMAZHIT TË PËRSHKRUAR.
Armët nuk vrasin njerëz ...
... Myslimanët radikalistë i vrasin njerëzit me mjete kuzhine.
paqe, bukuri, art dhe shkencë; me fjalë të tjera, për ato ndjenja që sjellin gëzim për njerëzit. Në radikalizëm ka vend vetëm për shtypje, imponim, mizori dhe dhunë. Sistemi radikal praktikisht kërkon t'i varrosë njerëzit për së gjalli dhe merr çdo gjë të bukur prej tyre duke përdorur emrin e Islamit.
Prandaj, është me rëndësi të madhe që në përpjekjet për të shpjeguar faktin se Islami është një fe e paqes, shpjegimet duhet të bazohet në Kuran. Kjo është teknikisht e pamundur për një person, i cili mbron një version të Islamit që është plot me bestytni e radikalizëm, me hadithe të fabrikuara dhe që nuk i intereson për të folur për paqen dhe dashurinë. Kjo e vërtetë udhëzon jo vetëm myslimanët, por edhe botën perëndimore që dëshiron të ndalojë terrorizmin: Për të ndaluar, të ashtuquajturin terrorizëm islamik, mënyra e duhur është përmes betejës intelektuale. Kjo betejë do t’i eleminojë idetë që e ushqejnë atë. Për sa kohë që do të ketë mendësi radikaliste, bombardim të vendeve myslimane, dërgim të trupave, apo vrasje të liderëve terroriste, luftimi i dhunës me dhunë, nuk do t'i japë fund terrorizmit. Përkundrazi, ajo e furnizon atë dhe e bën një përbindësh edhe më të madh. Çdo gjë që shpie në urrejtje dhe armiqësi, duhet të shmanget me kujdes dhe duhet ndërtuar një klimë ku predominojnë idetë dhe jo armët.
Le ta përsërisim: terrori është i papranueshëm në çfarëdo lloj forme. Në veçanti, sipas Islamit - i cili e konsideron vrasjen e një personi, njësoj me vrasjen e gjithë njerëzimit - terrori është një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit tonë. Mirëpo, terrori nuk do të zhduket, duke mbajtur marshime proteste në rrugë, as përmes sanksioneve ekonomike e politike, as duke përsëritur: "Islami është një fe e paqes." Fakti se Islami është një fe e paqes është në Kuran, dhe ky fakt duhet të shpallet nëpërmjet mjeteve të informacionit në mbarë botën, vazhdimisht dhe me prova që e mbështesin plotësisht atë. Bota islame gjithashtu duhet të pastrohet nga absurditetet: Mbështetja perëndimore është sigurisht e rëndësishme, por barra e vërtetë u takon myslimanëve.
Përse anëtarësohen në organizatat radikaliste e terroriste?
Ekspertët ndaj terrorizmit, agjentët e shërbimit të fshehtë, shkrimtarët, redaktorët dhe analistët në perëndim janë vazhdimisht duke kërkuar përgjigje për një pyetje: Përse njerëzit anëtarësohen në organizatat radikaliste?
Ata sjellin teori të shumta; ata flasin për fëmijët e varfër nga rrethinat e qytetit, për njerëzit e paarsimuar dhe injorantë dhe për të rinjtë e mërzitur në kërkim të aventurës. Disa e përshkruajnë këtë fenomen si "forca tërheqëse e politikës utopike", ndërsa të tjerë thonë se këta njerëz i nxit qëllimi për "të shkruar një histori të tyren".
Megjithatë, këto teori janë lënë mënjanë, sepse me kalimin e kohës ata mësuan se në mjaft prej këtyre grupeve, gjenden jo pak njerëz të pasur, njerëz në karrierë, akademikë, mjekë dhe inxhinierë, dhe se shumë prej anëtarëve të tyre janë në gjendje të mirë ekonomike.
Disa kanë deklaruar se ata që anëtarësohen në organizata të tilla kanë "probleme mendore". Përgjigja për këtë erdhi nga John Horgan, një psikolog dhe profesor në Universitetin e Massachusetts pranë Qendrës së Studimeve për Terrorizmin dhe Sigurinë në Lowell: "Aktet e terroristëve ne supozojmë se mund t'i shpjegojmë nëpërmjet patologjisë së tyre, por orvatja për të shpjeguar terrorizmin si sëmundje mendore, në fakt është çorientuese."2 Horgan dhe të tjerët hoqën dorë prej hipotezave të tilla; as varfëria, as mërzitja dhe as sëmundjet mendore nuk mund të shpjegojnë faktin, se përse njerëzit, pothuajse nga çdo vend i botës, janë aq të vendosur për t'u përballur me vështirësi dhe për t'u bërë pjesë e një sistemi, në të cilin njerëzit vdesin dhe vriten me lehtësi. Askush nuk dëshiron të shkojë në luftë, duke lënë pas familjen e tij dhe të mirat që ai zotëron, thjesht për të "shkruar një histori". Ai kurrë nuk do ta pranonte vdekjen kaq shpejt dhe pa kushte. Njerëz që bëhen pjesë e grupeve radikale ka nga e gjithë bota, që nga vendet evropiane e deri në Kazakistan, Australi, Somali, Rusi dhe Tunizi. Numri i njerëzve që anëtarësohen në grupe të tilla është vazhdimisht në rritje. Vendet evropiane si Franca dhe Gjermania janë në krye të listës së këtyre anëtarësimeve.
Le të shohim tani një përgjigje të vërtetë për pyetjen që na shqetëson: Lënia mënjanë e Kuranit dhe e mësimeve të vërteta të Islamit dhe përqafimi i interpretimeve të shtrëmbëruara të Islamit, ka bërë që disa myslimanë t'i kthejnë shpinën kulturës, artit dhe shkencës dhe i ka radikalizuar ata në një masë të konsiderueshme. Ngaqë infrastruktura ideologjike e radikalizmit është përhapur në mënyrë të pakontrolluar (dhe nganjëherë në mënyrë të kontrolluar nga forca të caktuara, të fshehta), ajo ka filluar të kërcënojë mjaft vende, duke përfshirë edhe Evropën. Radikalizmi solli rritjen e islamofobisë dhe ithtarët e islamofobisë nuk arrijnë të shohin, se ata pa e kuptuar po inkurajojnë radikalizmin.
Numri i atyre, që e shohin zgjidhjen në shkatërrimin e Islamit dhe të myslimanëve, të cilët nuk duan myslimanë në vendin e tyre dhe që rrinë duarkryq e shikojnë shtypjen e myslimanëve në botë, është rritur dhe kjo i shërben më tej nxitjes së urrejtjes. Pamjet tragjike të bombardimeve, nga ndërhyrjet e forcave të koalicionit në Afganistan dhe Irak, për mjaft njerëz ishin thjesht spastrime. Askush nuk mund të mos pikëllohet nga vrasjet e civilëve dhe nga shkatërrimet prej fuqive perëndimore. Në mënyrë të pashmangshme, dhuna nxit vetëm urrejtje.
Qëllimi i vërtetë i koalicionit perëndimor, mund të ketë qenë instalimi i modelit të tyre të demokracisë në këto vende. Megjithatë, metoda e Rreth 15.000 luftëtarë nga të paktën 80 vende, besohet se kanë hyrë në Siri për të ndihmuar në përmbysjen e regjimit të Asadit. Evropa në këtë moment është në një gjendje frike dhe paranoje prej anëtarëve të organizatave radikaliste që mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe të kryejnë akte terroriste.
përdorur është aq e gabuar, saqë ajo ka dëmtuar jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe vetë perëndimin. Ata që duan të kuptojnë, se përse kaq shumë njerëz nga Evropa janë bashkuar me grupet radikaliste dhe përse vetëvrasja është një problem shqetësues në ushtrinë amerikane, duhet të hedhin një vështrim të thellë në natyrën e gabuar të politikave që janë zbatuar. Pra, cila është zgjidhja? Grupet radikaliste ndjekin një ideologji të devijuar, që shumë njerëz në botë e besojnë si të vërtetë. Pasuesit e kësaj ideologjie nuk mund t'i kundërshtojnë grupet në fjalë, sepse ata besojnë verbërisht se janë në rrugë të drejtë. Ky problem me rrënjë të thella, mund të zgjidhet vetëm nga bota islame, duke hequr dorë tërësisht prej burimeve të pakuptimta dhe duke iu kthyer Kuranit, dhe ai i cili do ta sjellë zgjidhjen është Hazreti Mehdi (paqja qoftë me të).
Grupet radikaliste kanë goxha impakt në internet. Ata shfrytëzojnë mediat sociale, me qëllim që propaganda e tyre të jetë bindëse. Ata janë shtrirë në të pestë kontinentet dhe mbështetësit e tyre janë shtuar. Ata i bëjnë për vete njerëzit, ndoshta vetëm me disa rreshta të shkurtër. Me fjalë të tjera, përmes propagandës.
Horgan e përshkruan ndikimin e tyre me këto fjalë: "Ata janë bërë aq të aftë në mediat sociale, saqë anëtarësimi i individëve të pakënaqur ka arritur një shkallë globale."
Kjo është me të vërtetë e habitshme; arsimi është rruga më e lehtë, por forcat e koalicionit perëndimor ende këmbëngulin në përforcimin e bazave të tyre në Lindjen e Mesme, me më shumë armë. Ajo çfarë duhet bërë, është që të përdoren të njëjtat mjete. Njerëzve u duhet treguar natyra e pavërtetë e kësaj feje bestytnore, me anë të dëshmive nga Kurani. Kjo bëhet duke shfrytëzuar një mjet të tillë të fuqishëm komunikimi siç është Interneti. Islami e ndalon egërsinë dhe fton në dashuri dhe paqe. Kjo është ajo që thuhet në librin e shenjtë, në Kuran. Nëse Perëndimi mund ta bëjë këtë, sigurisht nuk ka nevojë për t'i kujtuar të tjerëve se zotëron mjete më të fuqishme se grupet radikaliste. Imagjinoni sikur të gjitha mediat ndërkombëtare, të cilat janë përgjithësisht nën kontrollin e Perëndimit, do Më shumë se 1.000 luftëtarë të huaj çdo muaj, janë përfshirë në luftën në Siri. Edhe sulmet ajrore nuk e kanë ndryshuar këtë situatë. Problemi i radikalizmit mund të zgjidhet plotësisht vetëm nga bota islame duke hequr dorë nga burimet e pakuptimta dhe duke iu kthyer Kuranit.
të ofronin një informim të tillë dhe me zë të lartë! Botës do t'i duheshin thjesht disa sekonda për të dëgjuar të vërtetën.
Evropa në këtë moment është në një gjendje të mjerë, prej frikës dhe paranojës, për shkak se anëtarët e organizatave radikaliste mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mendohet se nëse njerëzit të cilët kanë luftuar në ato rajone kthehen në shtëpi, do të vazhdojnë në mënyrë të pashmangshme të kryejnë akte terroriste edhe në vendet e tyre të origjinës, ndaj dhe këto vende janë duke marrë masa të jashtëzakonshme për t'u siguruar prej një ankthi të tillë. Megjithatë, atyre nuk u ka shkuar në mendje se problemi mund të zgjidhej me anë të edukimit me Islamin e vërtetë. Ajo që ata duhet të kuptojnë është se, nëse dikush ka vendosur të vrasë Grupet radikaliste duhet t'i kthehen librit të tyre të shenjtë të Islamit; Islami refuzon egërsinë dhe mëson dashuri dhe paqe. Nëse mediat ndërkombëtare do të bënin një sensibilizm të tillë, botës do t'i nevojiteshin vetëm disa sekonda për të kuptuar të vërtetën.
ose të vdesë në një vend të huaj, arsyeja për këtë mund të jetë besimi. Nëse besimi është i bazuar në keqinterpretime rreth Kuranit, sigurisht që ekziston një zgjidhje. Njerëzit duhet të mësojnë besimin e vërtetë, nga burimi i vërtetë, me fjalë të tjera, nga Kurani. Megjithatë, në qoftë se vendet e botës, në veçanti ato perëndimore, vazhdojnë t'i kthejnë shpinën këtij edukimi, tragjedia që po kërcënon botën nuk do të ndalet. Zgjidhja e problemit nuk janë bombat, armët dhe raketat; ato janë vetëm një mjet për përhapjen e urrejtjes.
Kronikat televizive nuk duhet t'i japin terrorit hapësirë për të marrë frymë Sot, edhe vendet më të zhvilluara në mbarë botën janë nën kërcënimin e terrorit. Shembulli më konkret i kësaj është Franca. Këtë vit, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, trupat ushtarake hynë në Paris. Stacionimi i 1,080 ushtarëve rreth Kullës Eifel, në përgjigje të sulmeve terroriste në Paris dhe kundër një sulmi të mundshëm, tregon përmasat e këtij kërcënimi. Megjithatë, edhe këto masa nuk ishin të mjaftueshme dhe akte të reja terroriste ndodhën në qendër të qytetit.
Lëvizjet fashiste dhe e djathta ekstreme, kanë pësuar rritje kohët e fundit në Evropë dhe për pasojë sulmet ndaj emigrantëve, dhe veçanërisht ndaj myslimanëve janë shtuar. Tensionet mes rusëve dhe çeçenëve nuk kanë fund. Në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme zhvillohen luftime prej dekadash. Nga ana tjetër PKK-Islami Dënon Terrorizmin ja, e cila pretendon se ka hequr dorë nga aktivitetet e saj terroriste në male, vazhdon me masakrat në qytetet turke.
Gjatë viteve janë propozuar teori të ndryshme që synojnë zhdukjen e terrorizmit dhe për t'ia arritur qëllimit janë provuar metoda të ndryshme. Jo vetëm që nuk sollën asnjë rezultat, por në të vërtetë aktet terroriste u shtuan.
Shembulli më i qartë i kësaj ishte vrasja e Osama Bin Laden. A u shpërbë Al-Kaeda me vdekjen e tij? Jo.
Për të arritur kontrollin mbi shoqërinë, organizatat terroriste dëshirojnë të frikësojnë njerëzit e pafajshëm duke i detyruar të jenë besnikë ndaj tyre; për të arritur këtë qëllim, ata kryejnë aktet më të pamëshirshme dhe janë të etur për gjak. Në kryerjen e këtyre akteve, ata synojnë të mbajnë "lart" moralin e mbështetësve të tyre, duke iu dhënë atyre përshtypjen, se ata janë të fortë dhe se fitorja është afër. Kjo vërehet në Turqi, në aktivitetet terroriste të Partisë Komuniste Kurde.
Organizatat terroriste i thurin planet në mënyrë të veçantë dhe janë të kujdesshëm para se të kryejnë mizoritë e tyre. Sulmi mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe në Pentagon më 11 shtator, sulmet në metro në Londër, sulmi në stacionin e trenit në Spanjë, bombardimet në teatër në Rusi, sulmet në Francë dhe të gjitha krimet e kryera nga PKK-ja në Turqi, ishin të gjitha rezultat i planifikimit të kujdesshëm. Në të vërtetë, në sulmin e fundit në Paris, terroristët treguan se ishin profesionistë dhe gjakftohtë.
Pothuajse të gjitha grupet terroriste shfrytëzojnë në mënyrë aktive rrjetin mediatik, për qëllime publicitare. Këto grupe, pra, janë mjaft të etur për anarki dhe korrupsion dhe ata përpiqen të kenë shtrirje të gjerë në media. Sipas këndvështrimit të organizatave terroriste, suksesi i akteve të tyre, varet prej pasqyrimit në media.
Për shembull, kur një ngjarje është transmetuar disa herë në media dhe është e mbuluar gjerësisht në mediat sociale, kjo ka një efekt të shumëfishtë, njësoj sikur të ishte kryer me qindra herë.
Për këtë arsye, një nga përgjegjëset kryesore, në luftën kundër terrorit, është media. Në raportet e saj, media nuk duhet të mbështesë organizatat terroriste qoftë drejtpërdrejtë, ose tërthorazi, dhe nuk duhet të lejojë që ata të rriten.
Si dhe në ç'mënyrë duhet të mbulojë media aktet e terrorit, ky është një subjekt shumë i debatuar në të gjithë botën. Një nga arsyet kryesore, se përse vendet moderne, më të përparuara dhe më të fuqishme kanë dështuar t'i japin fund terrorit, është se media i ushqen njerëzit me frikë për shkak të papërgjegjshmërisë dhe pandjeshmërisë gati histerike. Si rezultat i mbulimit të tillë të lajmit, frika ndaj terrorizmit përhapet me shpejtësi.
Nuk ka asnjë dyshim, se media ka për detyrë të pasqyrojë lajmin në mënyrë objektive, por ata duhet të jenë edhe më të kujdesshëm kur është fjala për terrorizmin: Jeta e njerëzve qëndron mbi të gjitha vlerat e tjera dhe mediat duhet të jenë të kujdesshme, që të mos bëhen padashur pjesë e kësaj egërsie duke u bërë zëdhënëse të propagandës terroriste, me mënyrën e tyre tipike dhe sensacionale. Në pasqyrimin e saj të akteve të terrorit, mediat nuk duhet të priren vetëm drejt shikueshmërisë dhe konkurrencës.
Për shembull, mediat amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit dhe mediat britanike pas sulmit në metronë e Londrës, e bënë pasqyrimin e lajmit në një mënyrë mjaft të kujdesshme.
Edhe në incidentet e fundit në Ferguson, Misuri, mediat në SH.B.A. e kanë pasqyruar shumë pak dhunën që ndodhi.
Megjithatë, mediat globale pasqyruan të gjitha detajet e sulmit në Paris, ditë pas dite, pa pushim.
Duhet të kihet kujdes në mbulimin e lajmeve, duke mos transmetuar detaje të therjes, apo të vrasjeve të cilat shkaktojnë tmerr dhe frikë në publik. Realizimi i programeve në fjalë, kërkon maturi të madhe; nëse ka deklarata që nuk kanë të bëjnë me propagandën e organizatave terroriste, ato duhet të transmetohen. Po ashtu, duhen shmangur përshtypjet që sugjerojnë se një organizatë terroriste është e fortë dhe me ndikim.
Media është një nga armët më të rëndësishme në luftën kundër terrorit. Edukimi publik përmes mediave është shumë i rëndësishëm për qeveritë e shteteve. Ndikimi i fuqishëm i medias mbi publikun, duhet të drejtohet drejt ngritjes së vetëdijes publike kundër terrorizmit. Në të njëjtën mënyrë, ashtu siç organizatat terroriste janë gjithmonë duke u përpjekur për të imponuar ideologjitë e tyre mbi njerëzit, në rajonet që ata kërkojnë të kontrollojnë, edhe qeveritë e shteteve duhet vazhdimisht të rrisin ndërgjegjësimin e publikut kundër terrorizmit, përmes mediave dhe të ofrojnë programe informative. Një mënyrë është transmetimi i analizave të ekspertëve për aktet barbare të kryera nga grupet terroriste. Nuk duhet harruar se terrori nuk mposhtet vetëm përmes armëve dhe politikës. Me të vërtetë, ato që do t'i japin fund terrorit, janë studimet e ekspertëve që do të mundësojnë thërrmimin e infrastrukturës intelektuale të terroristëve.
Islamofobia, rritja e ekstremit të djathtë dhe lëvizjet ksenofobike, të cilat furnizojnë radikalizmin Edhe pse frika e njohur si "Islamofobi" u shfaq në të gjithë globin në prag të sulmeve të 11 Shtatorit 2001, rrënjët e saj të çojnë prapa në kohën e kryqëzatave, apo edhe më herët. Tashmë Islami është përhapur në të gjithë botën: myslimanët përfaqësojnë rreth 6 % të popullsisë të Evropës, numri i tyre i kalon 45 milionë banorë. Deri në vitin 2050, mendohet se myslimanët do të arrijnë rreth 20 % të popullsisë dhe një në pesë njerëz në Evropë do të jetë mysliman, dhe kjo është një nga arsyet kryesore për rritjen e islamofobisë në mesin e evropianëve në vitet e fundit. Megjithatë, shkaku i vërtetë për rritjen e islamofobisë, janë grupet radikaliste dhe terroriste që kanë dalë në emër të Islamit. Këto organizata radikaliste, me anë të mentalitetit të tyre pervers, që janë shumë larg nga thelbi i Islamit, kanë shkaktuar frikë dhe urrejtje të madhe ndaj Islamit. Qarqe të ndryshme, kundërshtare të Islamit, kanë luajtur gjithashtu një rol të madh në përhapjen e frikës në mendjet e njerëzve dhe kjo ka çuar në një industri virtuale që prodhon diskutime dhe reagime islamofobe dhe po ashtu në ngritjen e organeve të sigurisë dhe inteligjencës me vlerë triliona dollarë. Kjo industri ka për qëllim të frenojë shtimin e besimtarëve në botën islame, një botë e cila posedon burime të mëdha energjitike dhe pasuri nëntokësore.
Politikat e miratuara nga qeveritë perëndimore, veçanërisht pas 11 shtatorit, të cilat në përgjithësi shënjestruan myslimanët, po ashtu edhe ligjet e aprovuara në këtë kontekst, përshpejtuan rritjen e islamofobisë. Siç shihet nga kjo tabelë, incidentet me motive racore dhe krimet e urrejtjes kundër pakicave etnike janë mjaft të larta në numër dhe janë një kërcënim i madh me të cilin përballet sot BE-ja. Klima sociale që bazohet në dashuri, respekt, miqësi dhe vëllazëri dhe që nuk i përçmon ata që janë të ndryshëm, është një vlerë themelore që duhet mbrojtur.
VIKTIMAT E DISKRIMINIMIT NË BE → 17% e evropianëve janë diskriminuar → Në 2013, 1 në 3 hebrenj ka pësuar dhunë verbale apo fizike për shkak të fesë → 28% e njerëzve me aftësi të kufizuara → 27% e evropıanëve nga pakıcat etnike → 39% E EVROPIANËVE në 2012 deklaruan se ngjyra e lëkurës është disavantazh për të gjetur punë → 1 në 5 anëtarë të komunitetit ROM deklaroi se ka qenë viktimë për shkak të urrejtjes në 2013 KRIMET PËR SHKAK TË URREJTJES NË BE → 47.210 KRIME RACORE janë denoncuar në BE, në 2013 → Shumë krime për shkak të urrejtjes NUK DENONCOHEN apo nuk hetohen (psh. në Republikën Çeke dhe në Itali, rreth 40-60% e krimeve racore të denoncuara nuk hetohen deri në fund nga policia)
→ Gjithësesi, në vitin 2013 vetëm 33% E SHTETEVE ANËTARE TË BE-së publikuan statistikat e krimeve për shkak të urrejtjes → Mbi 74% E ZËNKAVE ME MOTIVE RACORE nuk denoncohen në polici (kjo ndryshon sipas grupeve të studiuara)
KSENOFOBIA DHE INTOLERANCA NË BE Partitë ekstreme të krahut të djathtë, kanë luajtur një rol të madh në shtimin e kundërshtarëve ndaj Islamit. Për të mbledhur vota, anëtarët e këtyre partive përdorën një gjuhë islamofobe, jo vetëm për të rritur ndikimin e tyre, por edhe për të vënë në shënjestër emigrantët myslimanë.
Emigrantët myslimanë në Evropë duhet të përpiqen kundër ksenofobisë dhe islamofobisë. Mentaliteti etnocentrik që i konsideron ata si të ndryshëm dhe i përjashton, i përbuz dhe i dhunon, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, me arsyetimin se ata (emigrantët) kërcënojnë jetën kulturore dhe sociale, është në rritje në shumë vende evropiane. Sulme dhe rrahje, gurë të hedhur në xhamitë dhe në vendet e punës, hedhja e bombave molotov, rrahja e punëdhënësve dhe e punëtorëve, simbolet naziste dhe parullat fyese të shkruara nëpër mure, sulmet në disa shtëpi Islamofobia është një formë e racizmit dhe Evropa po përjeton një tendencë në rritje të saj. Megjithatë, një faktor që ndikon në rritjen e islamofobisë janë grupet radikale që kanë dalë në emër të Islamit.
Këto grupe, janë larguar nga thelbi i Islamit dhe mbase ky është shkaku që në ditët tona, mjaft njerëz e kanë frikë dhe e urrejnë Islamin.
dhe në disa familje, kërcënimet dhe fyerjet verbale, janë disa nga vështirësitë që myslimanët hasin shpesh në Evropë.
Megjithatë, si të gjithë emigrantët e tjerë, myslimanët lënë shtëpitë e tyre dhe kërkojnë të integrohen në vendet ku shkojnë, duke dhënë kontribute të mëdha ekonomike për shoqëritë e tyre. Diskriminimi dhe armiqësia ndaj tyre, jo vetëm që është tërësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe demokracinë moderne, por është e padrejtë dhe e patolerueshme.
Po ashtu do të ishte po aq e gabuar që për shkak të armiqësinë ndaj Islamit dhe myslimanëve në Evropë ata të profilizohen si një kategori e vetme. Njerëzit në perëndim, të cilët mendojnë se myslimanët janë duke ua marrë punën dhe përfitimet, ata të cilët qëllimisht luajnë me këto shqetësime duke inkurajuar armiqësi ndaj Islamit dhe myslimanëve, ata që mendojnë se rritja e numrit të myslimanëve do të eliminojë Krishterimin dhe/ose do të rrënojë kulturën perëndimore, apo ata të cilët e barazojnë Islamin me terrorin dhe radikalizmin, të gjithë duhen marrë në konsideratë. Ka vetëm një mënyrë për kapërcimin e gjithë kësaj frike; myslimanët e vërtetë duhet të përshkruajnë besimin e tyre me durim dhe modesti, të shpjegojnë dhe të tregojnë se Islami është i pastër prej gjepurave të fanatikëve, është modern dhe i kohës, në përputhje me shkencën, demokracinë, logjikën, dijen, progresin, ai e kundërshton terrorin dhe këshillon për dashuri, vëllazëri dhe paqe. Ata duhet të shpjegojnë se Kurani nuk bën dallim mes racave; Kurani këshillon që njerëzit e besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku në të njëjtën shoqëri në paqe dhe lumturi. Vetëm në këtë mënyrë njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë në një botë të paqtë, pa marrë parasysh se çfarë race apo feje i përkasin, ku çdo perversion racist do të refuzohet dhe ku të drejtat do të respektohen nga të gjithë.
myslimanët nuk kanë ndërmend të cënojnë të krishterët dhe se Kurani i vlerëson të krishterët. Ata duhet të shpjegojnë se mentaliteti që pajtohet me terrorizmin, me barbarizmat dhe sulmet vetëvrasëse, që është kundër artit, shkencës, të bukurës dhe që është armiqësor ndaj besimeve të tjera, nuk e ka burimin nga Islami, por nga fanatikë të mashtruar dhe të keqorientuar. Nën ndikimin e fanatikëve, perëndimorët imagjinojnë se Islami është kundër arsyes, tolerancës dhe modernitetit dhe se ai përkrah terrorizmin dhe radikalizmin; ata supozojnë se vlerat islame janë të papajtueshme me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Myslimanët duhet të angazhohen në një fushatë sistematike ndërgjegjësimi, duke pasur parasysh se dezinformimi është shkaku kryesor i islamofobisë. Shumë njerëz që kanë frikë Islamin, në fakt dinë shumë pak në lidhje me të dhe se shumë nga ato që ata mendojnë se dinë, janë të pavërteta.
Perëndimi gjithashtu ka një përgjegjësi të madhe, në lidhje me rëndësinë që i jep demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe me trajtimin e të gjitha besimeve në mënyrë të barabartë: Gjëja e parë që Perëndimi duhet të bëjë është marrja e masave ligjore kundër islamofobisë dhe racizmit. Islamofobia duhet të konsiderohet krim, në të njëjtën mënyrë si antisemitizmi. Prioriteti i Perëndimit duhet të jetë zhvillimi i një kulture të bazuar në dashuri, respekt, miqësi dhe vëllazëri, pa përçmuar ata që janë të ndryshëm. Vendet perëndimore, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile duhet sa më parë të tregojnë ndjeshmëri mbi këtë temë. Kjo është çështje tejet emergjente dhe që të arrihet paqja në mbarë botën, duhet miratuar një legjislacion i ri; njerëzit duhen arsimuar, me qëllim që gjeneratat e reja të mos bien pre e paragjykimeve Ideologjitë radikaliste nuk frenohen me ligje, por me arsimim Në prag të sulmit Charlie Hebdo, parlamentet e vendeve evropiane u angazhuan në disa projekte intensive. Vendet e Evropës sollën në fuqi ligjet e tyre antiterror1,2,3 dhe u hodhën në veprim për të marrë ndihma nga OJQ-të. Ata duhet t'i kushtojnë vëmendje një pike të rëndësishme; të mos ushqejnë ideologjitë helmuese të radikalistëve, ndërsa janë duke luftuar terrorizmin. Terrori radikalist ka kohë që është rritur në një nivel kërcënues dhe mund të ndryshojë demografinë e botës. Në prag të sulmit në Charlie Hebdo janë bërë propozime që mund të shkaktojnë një ndryshim rrënjësor në strukturën e BE-së.
Ideja e heqjes së Zonës Shengen4 ka hyrë në rendin e ditës.
Ky është një sugjerim që mund të ulë standardet e jetesës për evropianët, si në fushën e turizmit, ashtu edhe në atë të tregtisë dhe diplomacisë. Vendet e kërcënuara nga terrorizmi, që ushtrojnë kontroll në kufi janë; Britania, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Polonia, Spanja dhe Holanda. Megjithatë, lind pyetja: Cilat do të ishin rezultatet nëse këto vende miratojnë ligje, të cilat do të prishin qetësinë e qytetarëve dhe do të shkaktojnë polarizimin e mëtejshëm në shoqëritë e tyre?
Çdo njeri duhet të dijë, se hapat që merren për të kontrolluar jetën e myslimanëve, nuk do të kenë ndikim mbi grupet radikale; Këto grupe janë të ushqyera nga urrejtja dhe tërbimi, dhe kur vjen puna për t'u përballur me këto dy ndjesi, ligjet e miratuara nuk mjaftojnë.
Ju mund të pengoni përpjekjen e një terroristi, për të vënë bombë në një qendër tregtare, duke marrë masa të rrepta sigurie dhe duke e bërë jetën të vështirë për çdo qytetar në atë qytet: por, asnjë ligj nuk mund të ndryshojë mendimin e një fanatiku, i cili ndjen urrejtje për gratë që blejnë minifunde provokuese në këtë qendër tregtare.
Objektivi i shoqërisë perëndimore duhet të jetë rritja e brezave që e konsiderojnë jetën e të gjithëve në atë qendër tregtare si të bekuar dhe të respektuar sipas normave civile. Në të kundërt, lufta kundër terrorizmit shndërrohet në një vorbull, si financiare ashtu dhe në aspektin e kohës së humbur dhe në fund, ata që përfitojnë nga kjo janë terroristët.
Propozimi i Ministrit të Brendshëm francez Bernard Cazeneuve për kontrollin e kufijve, në mënyrë të qartë tregon se vendet evropiane nuk po arrijnë të kuptojnë thelbin e radikalizmit. Cazeneuve ofroi një ligj që e bën më të vështirë hyrjen në vendet evropiane,5 pra duke shtuar pikat e kontrollit në kufijtë brenda BE-së. Ministri francez nuk duket se është në dijeni të faktit se kërcënimet radikaliste nuk njohin kufij. Gjithashtu, ai s'duket se është në dijeni të masës në të cilën radikalizmi i sfidon strukturat shoqërore evropiane. Sot vërejmë të rinj, të lindur në familje evropiane që anëtarësohen në grupime radikaliste. Mjetet e sotme të komunikimit bëjnë të mundur që grupet terroriste t'i edukojnë pasuesit e tyre vetëm përmes internetit dhe me ideologjinë e tyre ata qasin këdo, në çdo cep të botës.
Lëvizja komuniste guerile që u shfaq në vitet 1950 në Kubë rekrutonte anëtarë prej vizitave në fshatra të shumtë dhe të ndryshëm malorë në Sierra Maestra; bllokimi i këtyre fshatrave nga ushtria ngadalësoi përhapjen e lëvizjes. Po ashtu, parandalimi i përhapjes së shkrimeve të Sun Tzu-së pengoi në trajnimin ideologjik të luftëtarëve guerrilas në vendet e Lindjes së Largët. Por sot, me anë të internetit, fshati më i lartë malor në botë, ose shteti ishull më i vogël, është larg vetëm një klik. Po ashtu, filtrimi i internetit nuk mund të bllokojë shkëmbimin e informacionit. Sapo mbyllet një faqe interneti, një tjetër shfaqet menjëherë në një adresë tjetër. Sot njerëzit që quhen "ujq të vetmuar" i drejtojnë aktet terroriste nga qelitë e burgut; ata hasen pothuajse në çdo shoqëri.
Përballë këtij kërcënimi, vetëm një metodë mund të jetë e efektshme: Kryerja e një lufte intelektuale, duke shfrytëzuar internetin, televizionet dhe radiot më mirë se ç'bëjnë radikalistët. Nëse radikalistët kanë një mijë faqe në internet, që përdoren për qëllime ideologjike, ne duhet të kemi dhjetëra mijëra, për ata që duan të përhapin dashurinë, vëllazërinë dhe unitetin. Shtetet evropiane duhet të kontribuojnë që në botën myslimane të mbizotërojne vlerat e vërteta të Islamit, bazuar vetëm në Kuran. Turqia është një vend, i cili ka arritur të krijojë një bazë të qëndrueshme demokratike dhe një kornizë laike kushtetuese; pavarësisht se është një prej kombeve me shumicë myslimane, ajo mund ta ndihmojë Perëndimin. Nëse marrim parasysh suksesin e Turqisë në shmangien e rinisë së saj nga rekrutimi i grupeve terroriste, në integrimin e saj në stilin perëndimor të jetesës - e parë kjo në një studim krahasues midis vendeve evropiane - ne do të shohim rezultate pozitive në edukimin e të rinjve, përgjatë gjithë traditës dhe përvojës islame. Edhe pse Mjetet e sotme të komunikimit bëjnë të mundur që grupet radikale terroriste t'i edukojnë ndjekësit e tyre me anë të internetit, dhe kështu të kenë qasje në çdo cep të botës. Përballë këtij kërcënimi, ekziston vetëm një metodë e realizueshme: Kryerja e një lufte intelektuale, duke shfrytëzuar internetin, televizionet dhe radiot. vendet evropiane kanë vetëm një pakicë të vogël myslimane, rekrutimet pranë strukturave terroriste i tejkalojnë ato të Turqisë, e cila është 99% myslimane. Sigurisht, në këtë përpjekje kundër terrorizmit, Turqia është dhe duhet të jetë patjetër partnere e Evropës. Virtytet që Turqia trashëgoi nga e kaluara, janë gur themeli për të ardhmen.
- http://www.theguardian.com/commentisfree/libertycentral/2… 2. http://www.christiantimes.com/article/david.cameron.wants… cyberspace.after.paris.attacks/50351.htm 3. http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/france/1… 4. http://europa.eu/rapid/press-release_MEMO-15-3140_en.htm 5. http://www.ft.com/cms/s/0/9f340c78-99af-11e4-93c1-00144fe… rqhaZ Zgjidhja për terrorizmin nuk vjen nga operacionet ushtarake Ushtarët amerikanë gjithmonë fitojnë në filmat amerikanë.
Edhe në operacionet më komplekse fitorja është e garantuar dhe pengjet janë të liruar. Superioriteti amerikan haset shpesh në filma. Por si është ai në botën e vërtetë? Nëse ne shikojmë prapa në histori, do të shohim se faktet nuk përputhen gjithmonë me imagjinatën. Një shembull për këtë është operacioni Eagle Claw. Operacioni i organizuar nga ushtria e SHBA-së në Prill të vitit 1980 për të liruar 52 qytetarët e SHBA-së të mbajtur peng në Ambasadën SHBA-së në Iran, dështoi për shkak të një stuhie rëre të papritur. Një aksident gjatë furnizimin me karburant gjatë rrugës për në qendrën e operacionit USS Nimitz, solli shkatërrimin e avionit C-130 Hercules dhe të një helikopteri të SHBA-së. Ushtria e SHBA-së humbi tetë ushtarë, dy aeroplanë ushtarakë dhe një transportues dhe u tërhoq nga rajoni, pa e përfunduar operacionin. Një ngjarje tjetër ndodhi në Somali. Operacioni në vitin 1994 nën komandën e gjeneralit William F. Garrison përfundoi në një fiasko me vdekjen e 24 pakistanezëve dhe 19 trupave të SHBA-së në luftimet në Mogadishu. Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe trupat e SHBA-së u tërhoqën nga rajoni më 3 Mars 1995, për shkak të humbjeve në rritje. Historia ushtarake e SHBA-së është plot me operacione shpëtimi të tilla të dështuara, edhe pse ato nuk janë aq të njohura sa dy rastet e sipërpërmendura. Një incident i tillë ndodhi në mes të dhjetorit 2014, në fshatin Dafaar në provincën jemenase të Abvas. Një operacion shpëtimi nga forcat speciale të SHBA-së përfundoi me dy pengje, të cilët u qëlluan për vdekje nga militantët.
Fotoreporteri 33-vjeçar, amerikani Luka Somers dhe një mësues nga Afrika e Jugut, Pierre Korkie. Po ashtu humbën jetën, një komandant lokal i Al-Kaedës, militantë të ndryshëm, një grua dhe një fëmijë 10-vjeçar. Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Chuck Hagel, ka konfirmuar se kjo kishte ndodhur gjatë një operacioni për shpëtimin e pengjeve. Somers dhe Korkie ishin mbajtur peng në Jemen për më shumë se një vit. SHBA-të kanë kryer operacione ajrore në Jemen që nga viti 2002. Megjithatë, shumë prej këtyre operacioneve dështuan, dhe për pasojë shumë civilë humbën jetën. Në vitin 2014, 13 civilë kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror mbi objektivat Al-Kaedës në qytetin jemenas Rada. Pra, çfarë duhet bërë tani? Pas ndërhyrjeve ushtarake nga jashtë, të cilat shkaktuan vdekjen e njerëzve të pafajshëm, këto vende nuk janë më në gjendje për të ndaluar aktivitetet terroriste në tokat e tyre. Për të përsëritur, para së gjithash, një luftë intelektuale duhet të zhvillohet kundër organizatave terroriste që përdorin dhunën në emër të Islamit. Mendësitë e mbrapshta të anëtarëve të këtyre organizatave duhen çrrënjosur një herë e mirë. Të gjithë opinionistët dhe politikanët duhet prerazi të deklarojnë se në Kuran, është e shpehur qartë, se myslimanët duhet t'i ftojnë njerëzit tek vlerat morale të Islamit, thjesht me fjalë të këndshme dhe jo duke përdorur forcën apo imponimin. Këta njerëz mund të thirren në rrugën e drejtë vetëm duke u shpjeguar atyre lirinë e besimit, që gjendet në vlerat morale islame. Të gjithë myslimanëve, shiitë apo suni, duhet t'u thuhet, se dhuna nuk është rruga e duhur për të kërkuar të drejtat e tyre dhe se kjo është një shkelje flagrante e vlerave morale islame. Ata duhet të dinë se vlerat morale islame nuk mund të përhapen përmes akteve të terrorit; akte të tilla thjesht do të shtojnë numrin e armiqve të Islamit dhe pa dyshim ato do të shkaktojnë dëm të madh për vetë myslimanët. Studentëve në shkolla duhet t'u ofrohen leksione që synojnë minimin e infrastrukturës intelektuale të organizatave terroriste; libra dhe artikuj duhen botuar dhe po ashtu të mbahen konferenca dhe seminare akademike.
Kjo është e vetmja mënyrë që terrorizmi mund të çrrënjoset.
Kjo metodë do të thajë moçalin, që ushqen terroristët. Sot ka organizata radikaliste dhe degët e tyre veprojnë në një gamë të gjerë të territorit, nga Azia Qendrore deri në Kaukaz, nga Afrika në Ballkan, dhe nga brenda Evropës në SHBA. Arsyeja e vetme pse radikalizmi është në gjendje të mbledhë mbështetësit nga këto vende dhe kultura të ndryshme është edukimi, orientimi dhe propaganda që terroristët zbatojnë mbi njerëzit, të cilët janë kryesisht injorantë rreth fesë dhe gjykojnë me emocione dhe jo me intelektin e tyre. Interneti dhe mediat sociale janë mjetet globale propaganduese më të përdorura nga organizatat radikaliste. Prandaj, është e qartë se kundër radikalizmit, përveç përdorimit të forcës dhe armëve, duhen shfrytëzuar mjete të ndryshme të komunikimit. Megjithatë, institucionet më të njohura strategjike të Perëndimit, grupet e ekspertëve dhe këshilltarët politikë nuk ja kanë arritur të dalin me ndonjë alternativë apo të sjellin strategji të reja ushtarake. Për të qenë më të saktë, ideja se një masakër masive mund të jetë një alternativë, kurrë nuk është sugjeruar nga ata. Ata gjithmonë i kanë injoruar faktorët e besimit dhe të ideologjisë, në shfaqjen e fenomeneve sociologjike, siç është radikalizmi. E vetmja mënyrë për t'i dhënë fund terrorit, dhunës dhe vrasjeve, që rrjedhin nga një konceptim i shtrembëruar i Islamit i bazuar në bestytni, interpretime të shtrembëruara, hadithe të rreme dhe në urdhëresa që janë krejtësisht në kundërshtim me Kuranin, është edukimi në mënyrën më të mirë të mundshme i të gjithë botës islame.
Islami i vërtetë bazohet në Kuran. Ato besime të rreme dhe keqkuptime mund të korrigjohen vetëm nën dritën dhe udhëzimin e shpallur në Kuran. Të gjithë myslimanët duhet të refuzojnë qëndrimin argumentues, të ashpër e jotolerant që nuk ka lidhje me mësimet e Kuranit dhe në vend të kësaj të përqafojnë një qëndrim miqësor, të butë, të dashur, të qetë dhe të mëshirshëm. Myslimanët duhet të jenë shembull për botën; ata janë njerëz të matur, të dhembshur, të ekuilibruar dhe të paqtë. Myslimanët duhet ta përjetojnë Islamin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vlerat morale islame duhet t'i prezantojnë në mbarë botën; por jo vetëm këto vlera, por edhe arritjet e tyre në fushat e shkencës, kulturës, artit, estetikës, rendit shoqëror dhe në mjaft fusha të tjera.
Lumturia, drejtësia dhe mirëqenia ekonomike mund të arrihen vetëm përmes paqes dhe unitetit.
Të gjitha fetë hyjnore ftojnë në rrugën e dashurisë.
Është koha që të gjithë të kuptojnë se paqja vjen nga humanizmi, ndërsa humanizmi i ka rrënjët në moralin e fesë.
Shembuj të dhembshurisë, dashurisë dhe humanizmit në historinë islame Për t'i përmbledhur faktet që kemi trajtuar më sipër, mund të themi se besimi në fenë Islame është paqedashës. Kjo e vërtetë pranohet gjerësisht nga historianët dhe teologët jomyslimanë. Një prej tyre është historiania britanike Karen Armstrong, ish-murgeshë dhe eksperte e historisë së Lindjes së Mesme. Në librin e saj "Lufta e shenjtë", i cili merr në shqyrtim historinë e tri feve me origjinë hyjnore, ajo parashtron komentet e mëposhtme:
"...Fjala "Islam" në gjuhën arabe rrjedh nga e njëjta rrënjë me fjalën "paqe" dhe Kurani e dënon luftën si një gjendje anormale e çështjeve, në kundërshtim me dëshirën e Zotit... Islami nuk e përligj një luftë tërësisht sulmuese shfarosjeje.... Islami pranon se lufta është e pashmangshme dhe nganjëherë, një detyrë pozitive për t'i dhënë fund shtypjes dhe vuajtjes. Kurani mëson se lufta duhet të kufizohet dhe të zhvillohet në një mënyrë sa më njerëzore të mundshme. Muhamedit i është dashur të luftojë jo vetëm mekasit, por edhe fiset çifute në atë zonë apo fiset e krishtera të Sirisë, të cilët planifikonin ta sulmonin atë në aleancë me çifutët. Megjithatë, kjo nuk e bëri Muhamedin që t'i denonconte Ithtarët e Librit. Myslimanët u detyruan të vetëmbrohen, por ata nuk po zhvillonin një "luftë të shenjtë" kundër fesë së armiqve të tyre. Kur Muhamedi dërgoi njeriun e tij, Zejdin, kundër të krishterëve në krye të një ushtrie myslimanësh, ai i porositi ata të luftojnë në rrugë të Zotit me trimëri, por njerëzisht. Ata nuk duhej të shqetësonin as priftërinj, murgj e murgesha, as njerëzit e dobët e të pandihmë që nuk ishin në gjendje të luftonin. Nuk duhej bërë masakër ndaj civilëve, madje nuk duhej prerë as edhe një pemë apo rrëzuar ndonjë ndërtesë."3 Kalifët që e ndoqën profetin Muhamed (paqja qoftë me të) ishin gjithashtu, shumë të ndjeshëm në të ushtruarit e drejtësisë. Në vendet e marra nën kontroll, si vendasit, ashtu edhe të sapoardhurit jetonin në paqe e siguri. Ebu Bekri, kalifi i parë, u kërkoi njerëzve të tij që të zbatojnë drejtësinë dhe të mbajnë qëndrime toleruese në këto vende. Të gjitha këto qëndrime ishin në përputhje me vlerat e Kuranit. Ebu Bekri i dha urdhrin e mëposhtëm ushtrisë së tij, në ekspeditën e parë të Sirisë: "Ndaluni, o njerëz, që të mund t'ju jap dhjetë rregulla për t'i mbajtur në mend e në zemër. Mos tradhëtoni, as mos iu largoni rrugës së drejtë! Ju nuk duhet të gjymtoni, as të vrisni fëmijë, burra të moshuar apo gra. Mos shkulni pemët e hurmave arabe, as mos i digjni ato me zjarr! Mos prisni asnjë pemë frutore! Mos therrni asnjë kafshë nga tufa e deveve, përveç atyre që ju duhen për të jetuar! Ka mundësi të kaloni pranë njerëzve që ia kanë përkushtuar jetën e tyre shërbimit në manastire. Lerini ata të qetë në atë që janë përkushtuar! Ka mundësi, gjithashtu, të gjeni njerëz që do t'ju dhurojnë ushqime të çfarëdollojshme. Mund të hani, por mos harroni të përmendni emrin e Allahut!"4 Omer bin Hatabi, i cili ndoqi Ebu Bekrin në detyrën e kalifit, ishte i famshëm për mënyrën se si ushtronte drejtësinë dhe si i respektonte marrëveshjet me banorët e vendeve që merrte nën kontroll. Secila nga këto marrëveshje përbënte një shembull tolerance dhe drejtësie. Për shembull, në deklaratën e sigurimit të mbrojtjes për të krishterët e Jeruzalemit dhe Lodit, ai siguroi se kishat nuk do të rrënoheshin. Omeri garantoi të njëjtat kushte për të krishterët e Betlehemit. Gjatë marrjes së Medainit, deklarata e mbrojtjes, dhënë patriarkut nestorian Ishojab III (650 – 660 e.s.) përsëri garantonte se kishat nuk do të shkatërroheshin dhe se asnjë ndërtesë fetare nuk do të shndërrohej në shtëpi a xhami.5 Letra e shkruar nga patriarku për peshkopin e Farsit (Persisë), pas marrjes së qytetit përbën një nga shembujt më mahnitës, që na tregon me fjalët e një të krishteri, tolerancën dhe dashamirësinë e udhëheqësve myslimanë ndaj Ithtarëve të Librit: "Arabët, të cilëve Zoti u ka dhënë në këtë kohë qeverisjen e botës... nuk e persekutojnë fenë e krishterë. Në të vërtetë, tregojnë dashamirësi ndaj saj, nderojnë priftërinjtë dhe shenjtorët e Zotit dhe u sjellin dhurata kishave e manastireve." 6 Dokumenti i mëposhtëm nga Omeri na tregon llojin e mirëkuptimit dhe konceptin e drejtësisë, që Zoti ka zgjedhur për njeriun, pra frymën e drejtësisë të përshkruar në Kuran:
Jerusalemi, i cili është i shenjtë për myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, duhet të jetë një vend ku të gjithë besimtarët të adhurojnë Zotin në paqe dhe dashuri.
Kjo është siguria që Omeri, shërbëtori i Zotit, komandanti i besimtarëve, garanton për popullin e Elia-s. Ai i garanton të gjithë, qofshin të sëmurë apo të shëndoshë, ata kanë siguri për jetën e tyre, pasurinë e tyre, kishat dhe kryqet e tyre, dhe për gjithçka që ka të bëjë me fenë e tyre. Kishat e tyre nuk do të shndërrohen në vende banimi, as do të shkatërrohen, as nuk do të zvogëlohen, as kryqet e banorëve e asgjë nga pasuritë e tyre, asnjë pengesë nuk do të vihet mbi ta në çështjen e besimit të tyre dhe askujt prej tyre nuk do t'i bëhet dëm.7 Të gjithë këta shembuj janë shumë të rëndësishëm për të zbuluar e kuptuar drejtësinë dhe mëshirën e besimtarëve të vërtetë. Zoti urdhëron si më poshtë:
"Zoti ju urdhëron t'ia riktheni pronarëve të tyre sendet që i mbani në mirëbesim dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Sa e mrekullueshme është ajo që Zoti ju urdhëron juve! Zoti dëgjon gjithçka, sheh gjithçka." (Kurani 4:58)
Kenon Tejlor, një nga udhëheqësit misionarë të Kishës Anglikane, e shpreh kështu bukurinë e shfaqur në moralin islam, në një nga ligjëratat e tij:
"Ai [Islami], solli doktrinat themelore të fesë: njëshmërinë dhe madhështinë e Zotit, faktin se Ai është i mëshirshëm dhe i drejtë, se Ai kërkon bindje ndaj vullnetit të Tij, përkushtim e besim. Islami shpalli përgjegjësinë e njeriut, një jetë të ardhshme, një ditë gjykimi, si dhe dënimin e ashpër që i pret të ligjtë. Islami solli detyrimin për plotësimin e detyrave të lutjeve rituale, për dhënien e lëmoshës, për agjërim e bamirësi. Islami i hodhi tej virtytet artificiale, mashtrimet e marrëzitë fetare, ndjenjat e zvetënuara morale dhe delikatesën verbale të zënkave teologjike... Islami i solli shpresë skllavit, vëllazëri njerëzimit, si dhe u siguroi njohje të vërtetave themelore të natyrës njerëzore."8 Pohimi i rremë, se në vendet e marra nën kontroll nga myslimanët njerëzit u konvertuan në Islam me dhunë, është refuzuar gjithashtu edhe nga studiuesit perëndimorë; prej tyre konfirmohet gjithashtu drejtësia dhe qëndrimi tolerant i myslimanëve. Studjuesi L. Braun shprehet për këtë, si më poshtë:
"Këto fakte të sigurta hedhin poshtë idenë e ushqyer kaq gjerësisht në shkrimet e krishtera, se gjoja myslimanët kudo që shkuan, detyruan njerëzit të pranojnë Islamin me tehun e shpatës."9 Në librin e tij "Perspektiva e Islamit", Brauni shkon më tej, duke thënë se arsyeja e vërtetë pas pushtimeve të myslimanëve ishte vëllazëria e Islamit. Shumica dërrmuese e administruesve myslimanë, që qeverisën vendet Në kohën e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të), ndaj ithtarëve të Librit u zbatua një politikë e drejtë dhe e mëshirshme Perandoria Osmane ishte një sistem që garantonte liri fetare për të gjithë.
Në vendet osmane mbizotëronte një mozaik i paqtë e multikulturor.
Shteti i mbronte qytetarët sipas mësimeve morale islame, duke siguruar ndihmë për të varfërit e saj, pa marrë parasysh se çfarë feje i përkisnin.
myslimane përgjatë historisë, i trajtuan anëtarët e besimeve të tjera me tolerancën dhe respektin më të madh. Hebrenjtë edhe të krishterët, brenda kufijve të shteteve islame, kanë jetuar në paqe dhe liri.
Mbretëria e Turqve Selxhukë dhe Perandoria Osmane njiheshin gjithashtu, për pikëpamjet e tyre tolerante në lidhje me Islamin. Në librin e tij "Përhapja e Islamit në Botë", studiuesi britanik Sër Tomas Arnold, bën të qartë shkakun, se përse të krishterët dëshironin të ishin nën qeverisjen selxhuke:
"Po në atë kohë, përsëri kjo ndjenjë sigurie për jetën fetare nën qeverisjen myslimane, bëri që shumë të krishterë të Azisë së Vogël, t’i mirëprisnin turqit selxhukë si çliruesit e tyre... Në mbretërinë e Mikaelit VIII (1261 – 1282), turqit u ftuan shpesh nga banorët vendas, për të marrë nën kontroll qytete të vogla në brendësi të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë, banorëve u krijohej mundësia që t'i shpëtonin tiranisë së perandorisë. Gjithashtu, të varfër e të pasur shpërnguleshin shpesh në vendet e sunduara nga turqit."10 Malik Shah, udhëheqësi i Perandorisë Islame Selxhuke në kohën kur ajo njohu kulmin e shkëlqimit të saj, i trajtonte njerëzit e vendeve të pushtuara me tolerancë e dashamirësi dhe për këtë arsye, ai kujtohej prej tyre me respekt e dashuri. Të gjithë historianët objektivë bëjnë fjalë në veprat e tyre për tolerancën dhe drejtësinë e Malik Shahut. Qëndrimi i tij dashamirës nxiti gjithashtu, ndjenja dashurie ndaj tij edhe në zemrat e Ithtarëve të Librit. Për këtë arsye, në një formë të pashembullt në histori, shumë qytete hynë nën qeverisjen e Malik Shahut me vullnetin e tyre të lirë. Sër Tomas Arnold përmend gjithashtu, se Odo de Dioxhilo, një murg i Shën Denisit, kishte marrë pjesë ne Kryqëzatën e Dytë si kapelan personal i Luigjit VII. Ai bën fjalë në kujtimet e veta për drejtësinë, me të cilën myslimanët qeverisnin, pavarësisht nga përkatësia fetare e subjekteve të ndryshme. Mbështetur në rrëfimin historik të Odo de Dioxhilos, Sër Tomas Arnold shkruan:
"Gjendja e të mbijetuarve do të kishte qenë tërësisht e pashpresë, nëse pamja e tyre e mjeruar nuk do t'i kishte prekur zemrat e muhamedanëve dhe nuk do t'i kishte nxitur ata në mëshirë. Ata u kujdesën për të sëmurët, u siguruan ndihmë të varfërve e të uriturve me bujari të madhe. Disa madje morën paratë frënge që grekët ua kishin marrë pelegrinëve me forcë apo dhelpëri dhe ua shpërndanë me tepri e zemërgjerësi nevojtarëve. Kaq i madh ishte ndryshimi mes trajtimit që pelegrinëve iu bë nga jobesimtarët dhe mizorisë që iu shkaktua atyre nga bashkëfetarët e tyre të krishterë, grekët, të cilët i detyruan të punonin me dhunë, i rrahën dhe u grabitën edhe atë pak gjë që u kishte mbetur, duke i detyruar që shumë prej tyre të pranojnë me dëshirë fenë e çlirimtarëve të tyre. Një kronikan i vjetër [Odo de Dioxhilo] thotë: "Duke iu shmangur bashkëfetarëve të tyre, të cilët kishin qenë aq mizorë me ta, ata shkuan e gjetën siguri pranë të pafeve, të cilët u treguan të mëshirshëm dhe sikurse morëm vesh, më shumë se tre mijë iu bashkuan turqve, duke i ndjekur ata edhe pasi u larguan."11 Këto fjalë të historianëve tregojnë, se administruesit myslimanë, të cilët zbatonin me sinqeritet moralin e Islamit, qeverisnin gjithmonë me tolerancë, mirësi e drejtësi. Në të njëjtën mënyrë, historia e Perandorisë Osmane që qeverisi për shekuj me radhë vende të shumta në tre kontinente, është e mbushur me shembuj tolerance.
Mënyra se si çifutët u strehuan në vendet osmane gjatë kohës së sulltan Bajazidit II, pasi iu nënshtruan masakrave dhe shpërnguljes nga mbretëritë katolike të Spanjës e Portugalisë, është një shembull shumë i mirë i tolerancës që buron nga morali islam. Mbretërit katolikë, të cilët qeverisnin Spanjën në atë kohë, ushtruan trysni të madhe mbi çifutët që më parë kishin jetuar në paqe nën qeverisjen myslimane në Andaluzi. Ndërsa myslimanë, të krishterë e çifutë ishin në gjendje të jetonin së bashku në paqe në Andaluzi, mbretërit katolikë u përpoqën ta detyrojnë gjithë vendin që të bëhet i krishterë, u shpallën luftë myslimanëve dhe i shtypën egërsisht çifutët. Për pasojë, qeverisësit myslimanë të rajonit të Granadës në jug të Spanjës, u rrëzuan në vitin 1492. Myslimanët iu nënshtruan masakrimeve të tmerrshme dhe u vranë. Edhe çifutët që nuk pranonin të ndryshonin fenë e tyre, u shpërngulën me dhunë.
Një grup prej këtyrë çifutëve, të mbetur pa atdhe, kërkoi strehë në Perandorinë Osmane dhe shteti i lejoi ata që të qëndrojnë. Flota Osmane, nën komandën e Kemal Reisit, i solli çifutët e shpërngulur, si dhe myslimanët që mundën të mbijetojnë, në vendin e osmanëve.
Sulltan Bajazidi II është i njohur në histori si një udhëheqës e besimtar i mirë dhe në pranverën e vitit 1492, ai i strehoi çifutët e shpërngulur nga Spanja në disa vende të perandorisë, pranë Edrenesë dhe Selanikut. Më shumë se 25,000 çifutë turq që jetojnë në Turqinë e sotme, janë pasardhësit e çifutëve spanjollë. Ata kanë ruajtur fenë dhe traditat që kishin në Spanjë 500 vjet më parë në kushtet e Turqisë së sotme dhe vazhdojnë të jetojnë të qetë e me të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. Ata kanë shkollat, spitalet, azilet e pleqve, shoqëritë kulturore dhe gazetat e tyre. Ata kanë tregëtarë e sipërmarrës të mëdhenj, përfaqësues në profesione të shumta, nga çështjet teknike, te marketingu, me qarqe intelektuale në rritje. Ndërsa bashkësitë çifute në Evropë, për shekuj me radhë, i janë nënshtruar frikës nga sulmet raciste antisemite, çifutët në Turqi kanë jetuar në paqe e siguri. Ky shembull është i mjaftueshëm për të treguar tolerancën dhe konceptin për drejtësinë që Islami mbart me vete.
Në vitin 1492, hebrenjtë të cilët refuzuan të konvertoheshin u dëbuan prej Spanjës nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabela. (në të majtë).
Hebrenjtë u pranuan nga Perandoria Osmane, e cila ishte streha e drejtësisë islame dhe e dashurisë.
Mirësia dhe toleranca, e shprehur nga Sulltan Bajazidi II, vihen re te të gjithë sulltanët osmanë. Kur sulltan Mehmet Fatihu mori Kostandinopojën, ai i lejoi të krishterët dhe çifutët që të jetonin të lirë në atë vend. Andre Mikel, i cili është i njohur për veprat me vlera të veçanta mbi praktikat e drejta e tolerante të myslimanëve dhe botës së Islamit, thotë: "Bashkësitë e krishtera jetonin në një shtet të miradministruar që ata nuk e kishin njohur gjatë periudhës bizantine e latine. Ata nuk iu nënshtruan kurrë përndjekjes sistematike. Përkundrazi, perandoria dhe veçanërisht Stambolli, u shndërruan në strehë për çifutët spanjollë, të cilët ishin keqtrajtuar në vendin e tyre. Njerëzit nuk u islamizuan kurrë me forcë; lëvizjet e islamizimit erdhën si rezultat i proceseve shoqërore."12 Sulltan Bajaziti i II-të ishte një mysliman i devotshëm.
Ai i mirëpriti hebrenjtë që ishin dëbuar nga persekutimi spanjoll dhe u dha atyre të drejtën për të praktikuar fenë e tyre në tokat myslimane.
Sulltan Mehmet Fatihu i dha shumë konçesione Patriarkanës. Për herë të parë në histori, patriarku gëzonte autonomi nën sundimin turk. Në foto shohim Sulltan Mehmet Fatihun dhe Patriarkun.
Jomyslimanëve u janë dhënë shumë të drejta edhe në shtetet islame para-osmane. John L. Esposito, profesori i Universitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe për Fetë në Georgetown, përshkruan se si hebrenjtë dhe të krishterët, që kishin ardhur nën administrimin e shteteve myslimane gjetën përkrahje dhe mirëkuptim të madh:
Për popullsinë jomyslimane në territoret Bizantine dhe Perse, tashmë nën pushtetin e sundimtarëve të huaj, shteti islam solli një shkëmbim të sundimtarëve, ata ishin fleksibël dhe tolerantë dhe jo thjesht sundues. Shumë prej këtyre popullatave gëzonin autonominë lokale dhe shpesh paguanin taksat më të ulta ... Islami ishte një fe tolerante, duke ofruar më shumë liri fetare si për hebrenjtë, ashtu edhe për indigjenët e krishterë.13 Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.