Islami e dënon terrorizmin: Hyrje
Përmbajtja
- Parathënia në këtë botim të ri
- Hyrje
- Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
- Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
- Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
- Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
- Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
- Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
- Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
- Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
- Shtojcë: mashtrimi i evolucionit
Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, e neveritura dhe dhuna.
Ju këshillon që të merrni mësim.
Ky libër pohon se burimi i terrorit të dënuar nga të gjithë ne, është në mënyrë të prerë jashtë çdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjë hapësirë për terrorizëm në Islam. Kjo është bërë e qartë në Kuran, i cili është burimi kryesor i Islamit, si dhe në praktikat e të gjithë udhëheqësve të vërtetë myslimanë, ndër të cilët i pari ishte Profeti Muhamed. Ky libër, shfaq në dritën e vargjeve të Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, se Islami e ndalon terrorizmin dhe synon të sjellë paqe dhe siguri në botë. Siç dihet, për shekuj me radhë, akte të ndryshme terrorizmi janë kryer në vende të shumta të botës nga grupe të ndryshme për qëllime të ndryshme. Përgjegjësinë për akte të tilla e kanë marrë përsipër organizatat komuniste, disa herë të tjera grupet fashiste, e nganjëherë edhe fraksionet radikaliste e separatiste. Amerika, ka qenë disa herë objekt i sulmeve prej grupeve raciste dhe ekstremiste, kurse vendet kryesore të Evropës janë shndërruar në qendra të veprimtarive të dhunshme, të kryera nga grupet terroriste. "17 Nëntori" në Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) dhe neonazistët në Gjermani, ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Brigadat e Kuqe në Itali dhe shumë organizata të tjera kërkojnë që të dëgjohen zërat e tyre përmes terrorit dhe dhunës, duke vrarë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcën e saj me mjetet e reja, të siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veçanërisht mjetet e komunikimit masiv, si interneti, e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rrezen dhe ndikimin e veprimtarive terroriste. Përveç organizatave perëndimore, ekzistojnë gjithashtu edhe Për shekuj me radhë, akte të ndryshme të terrorizmit janë kryer në pjesë të ndryshme të botës nga grupe të ndryshme, për qëllime të ndryshme.
Përgjegjësinë për akte të tilla e kanë marrë përsipër organizatat komuniste, disa herë të tjera grupet fashiste, e nganjëherë edhe fraksionet radikaliste e separatiste.
17 Nëntori në Greqi, RAF dhe neonazistët në Gjermani, ETA në Spanjë, Brigadat e Kuqe në Itali dhe shumë organizata të tjera, përmes terrorit dhe dhunës, kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Gjatë 30 viteve të fundit, PKK-ja ka kryer në Turqi sulme terroriste që rezultuan në martirizimin e dhjetëra mijëra njerëzve.
organizata terroriste me origjinë në Lindjen e Mesme. Këto organizata njihen si përgjegjëse për kryerjen e një numri sulmesh terroriste në të gjitha anët e botës. Fatkeqësisht, fakti se autorët e akteve të ndryshme terroriste i përkasin identiteteve të krishtera, myslimane apo çifute bëhet shkak që disa njerëz të hedhin pretendime që nuk pajtohen me fetë hyjnore. E vërteta është se, edhe nëse terroristët i përkasin identitetit mysliman, terrori i ushtruar prej tyre nuk mund të etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk mund të quhet "terror çifut" nëse ushtruesit e tij janë çifutë, apo "terror i krishterë" nëse autorët janë të krishterë, për arsye se siç do të nxirret në dukje në faqet që vijojnë, vrasja e njerëzve të pafajshëm në emër të një feje hyjnore është e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave që humbën jetën në Nju Jork e Uashington, kishte njerëz që e besojnë Jezusin (të krishterë), Moisiun (çifutë) dhe Profetin Muhamed (myslimanë). Vrasja e njerëzve të pafajshëm është një mëkat i madh. Asnjë njeri që beson dhe i trembet dënimit të Zotit nuk duhet ta bëjë kurrë diçka të tillë.
Kur ushtrohet një dhunë e tillë, mund të dëmtohet vetë feja. Ata që ushtrojnë një dhunë të tillë japin një paraqitje negative të fesë në sytë e njerëzve, gjë që mund të shkaktojë largimin e njerëzve nga feja dhe të nxisë urrejtjen ndaj atyre që i janë përkushtuar besimit. Për pasojë, çdo sulm me fasadë fetare i kryer ndaj qytetarëve amerikanë apo ndaj njerëzve të tjerë të pafajshëm, bëhet shkak për dëmtimin e fesë.
Feja urdhëron për dashuri, mëshirë dhe paqe. Terrori, nga ana tjetër, është e kundërta e fesë; është mizor, i pamëshirshëm dhe kërkon gjakderdhje e mjerim. Në këtë mënyrë, zanafilla e një akti terrorist nuk duhet kërkuar te besimi, por te mosbesimi. Njerëzit me botëkuptim fashist, komunist, racist apo materialist për jetën, duhet të vihen në dyshim e të shihen si ushtrues potencialë të terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerëzve të pafajshëm) në Islam është një mëkat i madh dhe myslimanët janë të ngarkuar me përgjegjësinë për t'i parandaluar këto akte dhe për të sjellë paqe e drejtësi në botë.
Hani dhe pini nga begatitë e Allahut e mos bëni çrregullime në tokë.