Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Ad-Duha

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلضُّحَىٰ

Pasha paraditën! 93:1

وَٱلَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ

Pasha natën kur shtrinë errësirën! 93:2

مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ

Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. 93:3

وَلَلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لَّكَ مِنَ ٱلْأُولَىٰ

Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. 93:4

وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰٓ

E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh. 93:5

أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَـَٔاوَىٰ

A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). 93:6

وَوَجَدَكَ ضَآلًّا فَهَدَىٰ

Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë. 93:7

وَوَجَدَكَ عَآئِلًا فَأَغْنَىٰ

dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. 93:8

فَأَمَّا ٱلْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ

Pra, mos e përul jetimin! 93:9

وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنْهَرْ

As lypësin mos e përzë! 93:10

وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ

E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! 93:11