Kush është Hamani në Kuran ?
Gjetjet arkeologjike në çdo detaj nxjerrin në dritë një anë Mrekullore të Kuranit. Të dhënat e fundit për ‘HAMANIN’, ndihmësin e Faraonit të treguar në Kuran, janë gjithashtu një prej tyre.
Fjala Haman, e përmendur në 6 ajete të ndryshme të Kuranit (Kasas, 28/6,8,38, Ankebut, 29/39, Mümin, 40/24,36),si një nga njerëzit më të afërt të Faraonit, është vërtet një mrekulli historike nga pikëpamja e Kuranit.
Sipas asaj që kuptohet nga këto ajete, Allahu e dërgoi Pejgamberin Musa me ajete, mrekulli dhe prova te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata e akuzuan Musain si “një magjistar shumë gënjeshtar” dhe e refuzuan kumtimin e tij. (Ankebût 29/39; Gâfir 40/23-24) Madje Faraoni, që pretendonte hyjnësinë, pasi Musai e ftoi të pranonte Allahun e lartë, u tha parisë së popullit të tij: “Unë për ju nuk njoh zot tjetër përveç meje”, dhe i kërkoi edhe Hamanit t’i ndërtonte një kullë për të arritur te zoti i Musait dhe për ta gjetur Atë. (Kasas, 28/38; Mümin, 40/36-37)Më në fund Kârûni, Faraoni dhe Hâmâni u ndëshkuan për shkak të gjynaheve të tyre. (Ankebût 29/39)Hâmâni i përmendur me emër në Kuran. Duhet të jetë vezir i Faraonit me të cilin u ballafaqua dhe luftoi Pejgamberi Musa, ose një nga personalitetet e rëndësishme në pallatin e tij, ose kryeprifti i kultit të Amonit.
Përkundrazi, në Teurat, në pjesën që tregon jetën e Pejgamberit Musa, –një që kishte afërsi me Faraonin- nuk është Haman; përmendet si ndihmës i një mbreti pers/babilonas që jetoi rreth 1100 vjet pas Pejgamberit Musa dhe që shtypi hebrenjtë.(KM. ESTER/Bap: 3-10). Duke e parë këtë, orientalistët gëzohen: “Ja, gjetëm një gabim në Kuran!”.Por ky gëzim i tyre mbetet në gjysmë me deshifrimin e shkrimit hieroglif egjiptian dhe me gjetjen e emrit “Haman” në mbishkrimet e Egjiptit të lashtë.
Mbishkrimet hieroglifike të shkruara në gjuhën e lashtë egjiptiane nuk mund të lexoheshin deri në shekullin e 18-të (saktësisht të 19-të). Sepse me përhapjen e krishterimit në rajon, u harruan si besimi i lashtë i Egjiptit, ashtu edhe gjuha e tij. Data e fundit e njohur në të cilën u përdor shkrimi hieroglif është një mbishkrim i vitit 394 të e.s. Pas kësaj kjo gjuhë u harrua, derisa erdhi viti 1799 (pra shekulli i 19-të).Sekreti i shkrimit u zgjidh me gjetjen e një mbishkrimi të vitit 196 p.e.s. të quajtur “Rosetta Stone”. Veçoria e kësaj pllake ishte se ishte shkruar me tre shkrime të ndryshme: hieroglif, demotik (forma e shkrimit të dorës të hieroglifit) dhe greqisht. Me ndihmën edhe të tekstit grek, shkrimi i lashtë egjiptian në pllakë u deshifrua plotësisht nga një francez me emrin Jean-Françoise Champollion.
Me deshifrimin e hieroglifit u arrit edhe një dije shumë e rëndësishme: emri “Haman”me të vërtetë gjendej në mbishkrimet e Egjiptit në periudhën e Pejgamberit Musa (as). Për këtë emër flitej në një monument që ndodhet në Muzeun Hof në Vjenë. Në të njëjtin mbishkrim theksohej edhe afërsia e Hamanit me Faraonin. (Walter Wreszinski, Aegyptische Inschriften aus dem K.K. Hof Museum in Wien, 1906, J C Hinrichs’ sche Buchhandlung)Duke u nisur nga këto dije, lehtësisht mund të thuhet se Hâmani që gjendet në ESTER, i cili fillimisht u ngrit nga mbreti Ahaşveroş në një pozitë të lartë si vezir, e më pas –duke u gjykuar se ishte tradhtar- njoftohet se u var bashkë me bijtë e tij (Ester 7/10;9/7-10), dhe Hamani që në Kuran është një nga rrethi i afërt i Faraonit, nuk janë i njëjti person.
Këtë çështje do të përpiqemi ta shpjegojmë në disa pika: 1. Hamani që gjendet në Bibël/ESTER është emri i një personi. Sepse atje përmendet si: “Agagî Haman, i biri i Hammedatanit” (ESTER, 3/1). Ndërsa Hâmani për të cilin flitet në Kuran, duket më shumë si titull sesa si emër. Që në thirrjet zyrtare të përdoren më shumë titujt sesa emrat është një traditë e njohur edhe sot. Sipas kësaj, fakti që në Kuran, kur Faraoni e ngarkon të ndërtojë një kullë, i drejtohet atij duke i thënë “HAMAN!”, tregon se kjo fjalë është një titull i lidhur me detyrën e tij.
Madje, në fjalorin “Personat në Mbretërinë e Re”, të përgatitur duke u mbështetur në të gjitha mbishkrimet, për Hamanin flitet si “Kreu i atyre që punojnë në guroret”. (Hermann Ranke, Die Agyptischen Personennamen, Verzeichnis der Namen, Verlag Von J J Augustin in Glückstadt, Band I, 1935, Band II, 1952)
- Shkencëtari francez Prof. Dr. Maurice Bucaille ia dha emrin “Haman” një egjiptologu francez dhe, pa i thënë se ky emër gjendet në Kuran, theksoi se ishte “citim nga një dorëshkrim arab i shekullit të 7-të”. Eksperti tha se nuk ishte e mundur që një dije që u përket hieroglifëve të kishte kaluar në një dorëshkrim arab të shekullit të 7-të, por se do t’i shikonte listat e emrave të pallatit të Faraonit (Dictionary of Personal Names of the New Kingdom by Ranke). Pastaj, kur u shikua, e vërteta doli edhe një herë në dritë. Rezultati që doli shprehte një të vërtetë të rëndësishme. Hâmani, në kundërshtim me pretendimin e atyre që e kundërshtojnë Kuranin, ishte një person që jetonte në Egjipt në kohën e Pejgamberit Musa, pikërisht siç gjendet në Kuran, dhe, siç flitet në Kuran, i afërt me Faraonin dhe i lidhur me punët e ndërtimit. Ndoshta ishte ministër i punëve publike.!!!!
Ndërsa është një e vërtetë se shkrimet hieroglifike ishin harruar plotësisht që nga epoka kur zbriti shpallja e Kuranit dhe deri në shekullin e 19-të askush nuk e lexonte këtë shkrim. Shprehja përkatëse në anglishten origjinale është kjo: “But, it is a fact that the hieroglyphs had been totally forgotten at the time of the Qur’anic Revelation and that one could not read them until the 19th century A.D.” (Maurice Bucaille, Moses and Pharaoh in the Bible, Qur’an and History, p. 192-193)
3.Këto përcaktime shkencore e provojnë në mënyrë të prerë ekzistencën e Hâmanit, që në Kuran; gjendet si një nga njerëzit e afërt të Faraonit. Atëherë, kur Hamanin në ESTER -siç thonë disa- pa e parë si përrallë, pranojmë se edhe ai është i vërtetë, jemi të detyruar të pranojmë edhe se këta dy Haman janë persona të ndryshëm.-Siç u shpreh më lart, emri i Hamanit gjendet edhe në Bibël. Duke filluar nga kapitulli i tretë i Librit të Esterës të Teuratit, tregohen gjerë e gjatë shtypja që përjetuan hebrenjtë në Iran, pjesa që kishte në këtë veziri me emrin Hâman, si vajza hebreje me emrin Ester hyri në pallatin e Mbretit Ahaşveroş dhe ndikoi te sundimtari, si në fund i shpëtoi hebrenjtë duke bërë të vritej Hâmani, dhjetë bijtë e tij dhe shumë iranianë të tjerë.
Kështu Duket se, ashtu si populli ynë edhe sot i quan njerëzit zullumqarë me emra si “faraon, nemrud”, edhe hebrenjtë nuk mundën ta harronin emrin e Hamanit në Egjipt, e ruajtën atë në kujtesë si një “vezir zullumqar” dhe, gjatë ngjarjeve në Iran, këtë emër në kujtesën e tyre ia ngjitën vezirit zullumqar me të cilin u ndeshën, e përmendën atë si Haman dhe kështu e shënuan edhe në librin e Esterës.
Është gjithashtu e mundshme që gjatë rishikimit dhe rishkrimit të mëvonshëm të Teuratit nga rabinët, Hâmâni egjiptian të jetë ngatërruar me vezirin zullumqar në Iran dhe kështu të jetë shkaktuar një situatë e tillë. Një mundësi tjetër është edhe që emri i të dy vezirëve të jetë Hâmân. Si në shumë shembuj, pse të mos jetë e mundur që edhe për Hâmânin të mendohen dy personalitete të ndryshme historike që mbajnë të njëjtin emër. (për më shumë dije shih Akhepedia Forum)
4.Edhe emri i vezirit të Faraonit përballë Pejgamberit Musa, me emrin Haman që gjendet në Kuran, e vërteton këtë mendim. Sepse; shkrimi i portës që është në universitetin e Vjenës përkthehet si HEMAN hetap, një vezir përgjegjës për punët e gurit dhe punëtorët. Hemen hetap është qartë emri AMENHOTEP. Mënyra e të shkruarit e tregon këtë. Në këtë rast në historinë e Egjiptit hasim AMENHOTEP-in, një vezir përgjegjës për punët e gurit. Amenhotep huy! Ky vezir është dikush që u bë vezir i përbashkët i faraonit 3. Amonhotep dhe 4. Amonhotep.
Si përmbledhje mund të thuhet se gjetja e emrit të Hâmânit në mbishkrimet e Egjiptit të lashtë jo vetëm që i rrëzon shpifjet kundër Kuranit, por edhe tregon edhe një herë se ai është nga Allahu. Sepse në Kuran, në epokën kur zbriti, një dije historike që nuk ishte e mundur të arrihej dhe të deshifrohej, na është përcjellë në mënyrë të mrekullueshme. .