Pretendimi i kultit të Hënës
Pika e parë e daljes së këtij pretendimi janë disa të krishterë fanatikë që duan të kritikojnë Islamin. Ata i hedhin këto pretendime me punën e nxirrjes me baltë feja Islame. Sipas kësaj, emri Allah ekzistonte edhe para ardhjes së Kuranit. Arabët e njihnin Allahun edhe para fesë islame. Sipas këtij pretendimi, Allahu, domethënë “El- İlah”, ishte emri i perëndisë së Hënës. Edhe besimi islam vinte nga kulti i Hënës. Në dritën e këtyre pretendimeve, se nuk ka asnjë lidhje me fetë e tjera qiellore, sipas tyre paraqesin si provë disa piktura reliev të gjetura në zbulimet arkeologjike.
Të gjitha këto pretendime janë një shtrembërim i hapur. Kur të shqyrtohen në hollësi, do të dalë në shesh se këto fjalë nuk kanë një bazë të vërtetë. Tani le t'i shohim këto pretendime pikë për pikë:
Ideja se arabët kishin besim në Allahun para Islamit nuk është një zbulim i ri. Emri i babait të Pejgamberit tonë është vetë “Abdullah” (robi i Allahut). E vërteta se koncepti i Allahut njihej nga arabët edhe para fesë islame shprehet edhe në Kuran në shumë ajete. Një prej tyre është ky:
Dijeni; feja e pastër (e papërzier) është vetëm e Allahut. Ata që zunë mbrojtës të tjerë përveç Tij (thonë kështu:) “Ne i adhurojmë këta që të na afrojnë më shumë te Allahu.” (39 Surja Az-Zumar – 3)
Siç kuptohet edhe nga ky ajet, në kohën e Pejgamberit tonë idhujtarët e njihnin Allahun; por thoshin: “U falemi idhujve që të na afrojnë te Allahu.” Edhe ata Allahun tërësisht një mohim nuk bëhej fjalë. Vetëm i bënin ortakë disa idhuj. Besimi në Allahun vjen nga fetë e tjera të vërteta para Islamit. Në periudhën e parë të ardhjes së fesë islame, edhe feja “Hanef” që Ibrahimi solli gjendej në këtë mjedis. Ndonëse kjo fe u degjenerua, ata kishin arritur të ruanin në vijat e përgjithshme shumë adhurime dhe besime që ekzistonin që nga fillimi. Prandaj, edhe para Islamit, besimi në Allahun dhe adhurime si haxhi, namazi, agjërimi, ndonëse të prishura, ekzistonin ende. Rrjedhimisht, kur erdhi Islami, këto koncepte dhe adhurime nuk i mori prej tyre, përkundrazi Allahu, i cili i urdhëroi për herë të parë njerëzit për to, duke korrigjuar zbatimet e bëra gabim, i njoftoi përsëri nëpërmjet Pejgamberit Muhamed.
Edhe zbulimet arkeologjike që përpiqen t'i paraqesin si prova në këtë çështje shtrembërohen me qëllim. Këto zbulime nuk janë gjetur në rajonin e Mekës, por në rajonin e Arabisë jugore shumë më larg prej andej. Këto zbulime përpiqen me qëllim t'i paraqesin sikur të jenë gjetur në Arabinë Veriore. Ato nuk kanë asnjë lidhje me arabët që jetonin në rajonin e Mekës.
Perëndia i Hënës në zbulimet arkeologjike gjendet si “Sin”. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimin se fjala Allah (el-ilah) është perëndia i Hënës. Pavarësisht kësaj, në pretendime të këtij lloji, duke vënë disa piktura dhe duke shkruar poshtë një koment të tillë, pretendojnë se perëndia i Hënës është Allahu.
Nëse hetohet pak prejardhja e kësaj, do të dalë në shesh se këto pretendime të pambështetura janë iluzion i armiqve fanatikë të fesë. Prania e simbolit të hënës në kupolën e xhamive paraqitet si provë se është një vazhdim i kultit të Hënës. Edhe ky është një pretendim mjaft i pambështetur. Vendosja e simbolit të hënës në kupolën e xhamive nuk është një simbol i përdorur në kohën e Pejgamberit tonë. Madje nuk është përdorur as në periudhën e halifëve. As të parët që e bënë këtë zakon nuk kanë qenë Umajadët. Ky zakon u zbatua për herë të parë jo nga arabët, por nga turqit. Kur Alparslani pushtoi Anin në 1064′, kryqi i madh në kupolën e katedrales që u kthye në xhami u zbrit dhe në vend të tij bëri të vendosej një hënë e re e madhe.
Dhe pas kësaj, ky zbatim u bë traditë. Për më tepër, simboli i hënës është një shenjë që i përket shoqërisë turke para Islamit. Monedhat e gjetura në gërmimet më të fundit tregojnë se simboli i hënës përdorej nga turqit para Islamit dhe se është një zakon turk. Monedhat që u përkasin gokturqve para Islamit janë gjetur në gërmimet e bëra në Kirgistan. Një pikë që bie në sy në këto monedha është edhe se në to është përdorur simboli i hënës.
Përdorimi nga muslimanët i kalendarit hënor përsëri nuk ka lidhje me kultin e Hënës. Kur erdhi Islami, kalendari ekzistues ishte ky. Dhe edhe muslimanët e kanë përdorur këtë. ‘’Muslimanët kaluan më vonë në këtë kalendar’’ një pretendim i tillë asnjëri nuk ka bazë. Pika më sqaruese në këtë çështje ndërsa lidhet me prejardhjen e fjalës Allah. Fjala Allah vjen nga “El-İlah”. Pjesëza “El” është si “the” në anglisht. Allah (El- İlah) do të thotë “The God”. Pra Allah El- İlah është një hyjni e caktuar. Kjo fjalë nuk gjendet vetëm në gjuhën arabe. Kjo fjalë gjendet edhe në gjuhët semite, të cilave u përket arabishtja. Për shembull, në hebraisht fjala “Elohim” ( Zot) vjen nga kjo rrënjë. Për më tepër, e njëjta fjalë gjendet edhe në aramaisht, që vjen po nga e njëjta familje gjuhësh dhe që është gjuha amtare e Pejgamberit Isa. Madje është e njëjta fjalë me fjalën “İlah” në arabisht. Edhe shqiptimi është i njëjtë.
Kjo e vërtetë i bën krejtësisht të pavlefshme pretendimet e të krishterëve Fanatikë. Nëse El-İlah është perëndi i Hënës, edhe Pejgamberi Isa besonte në këtë perëndi. I lutej me këtë emër. Një gjë e tillë nuk bëhet fjalë. Allahu të cilit i drejtohej Pejgamberi Muhamed dhe Allahu të cilit i drejtohej Pejgamberi Isa ishte i njëjtë. Dhe ai është Allahu i lartë, Krijuesi i çdo gjëje, që nuk ka as shoqe e as të ngjashëm. Rrjedhimisht, të krishterët fanatikë që bëjnë këtë pretendim, pa e ditur e përgënjeshtrojnë vetë veten. Pa e ditur fenë e tyre, pa qenë në dijeni se çfarë do të thotë zot në aramaisht, pa qenë të vetëdijshëm për gjuhën që fliste Isai, e kanë thënë këtë pretendim të pavërtetë.
Punë të këtij lloji, siç e thamë edhe më lart, ndonëse shumë pak, janë hedhur nga disa të krishterë fanatikë. Shkencëtarët e pavarur nuk i mbështesin këto pretendime. Në këtë çështje, arsyeja që disa rrethe ateiste në Turqi e mbështesin këtë ide nuk është se çështja mbështetet në baza shkencore. Ndonëse e pavërtetë, meqë është një kritikë ndaj fesë islame, përpiqen ta mbrojnë. Si përfundim, këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta. Islami është feja e teuhidit. Kjo fe ka ekzistuar gjithmonë në tokë nga Ademi deri në ditët tona. Allahu, nëpërmjet të dërguarve të Tij, ua ka përcjellë këtë fe Njerëzve. Allahu në Kuran e thekson kështu se njerëzit duhet t'i adhurojnë jo hënës, jo diellit, por vetëm Allahut:
Nata, dita, dielli dhe hëna janë nga ajetet e Tij. Ju mos i bëni sexhde as diellit, as hënës. Bëjini sexhde Alahut, i cili i ka krijuar këto vetë. Nëse do ta adhuroni Atë. (41 Fussilat, 37)