Az-Zalzalah
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا زُلْزِلَتِ ٱلْأَرْضُ زِلْزَالَهَا
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 99:1
وَأَخْرَجَتِ ٱلْأَرْضُ أَثْقَالَهَا
Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda), 99:2
وَقَالَ ٱلْإِنسَٰنُ مَا لَهَا
Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?” 99:3
يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا
Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, 99:4
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَىٰ لَهَا
Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. 99:5
يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ ٱلنَّاسُ أَشْتَاتًا لِّيُرَوْا۟ أَعْمَٰلَهُمْ
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. 99:6
فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُۥ
E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. 99:7
وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُۥ
Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë. 99:8