At-Tariq
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! 86:1
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi? 86:2
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë). 86:3
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës. 86:4
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? 86:5
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm, 86:6
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. 86:7
E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë. 86:8
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat. 86:9
E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë. 86:10
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi. 86:11
Edhe kohën që qahet për bimë. 86:12
Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon. 86:13
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)! 86:14
Ata vërtetë bëjnë kurtha. 86:15
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre! 86:16
E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak. 86:17