Al-Qalam
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë! 68:1
Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur! 68:2
Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë! 68:3
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali! 68:4
Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin. 68:5
Se cili prej jush është i çmendur? 68:6
S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit. 68:7
Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! 68:8
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka. 68:9
Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! 68:10
që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz. 68:11
Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë, 68:12
që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba). 68:13
(Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem! 68:14
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!” 68:15
Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë). 68:16
Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim. 68:17
E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!” 68:18
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt. 68:19
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë. 68:20
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin. 68:21
Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni! 68:22
Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush). 68:23
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër. 68:24
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër. 68:25
E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”. 68:26
Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të! 68:27
Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?” 68:28
Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë” 68:29
Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin. 68:30
Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!” 68:31
Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën. 68:32
Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë. 68:33
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme. 68:34
A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët? 68:35
ç’është me ju, si gjykoni ashtu? 68:36
A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni? 68:37
E ju do të keni atje çka të dëshironi? 68:38
Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi? 68:39
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë? 68:40
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën? 68:41
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën. 68:42
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). 68:43
Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin. 68:44
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë. 68:45
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet? 68:46
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)? 68:47
Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur. 68:48
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar. 68:49
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve. 68:50
E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!” 68:51
Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve). 68:52