Al-Anbiya
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. 21:1
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. 21:2
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?” 21:3
Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!” 21:4
Ata madje thanë: “(për Kur’anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!” 21:5
Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta? 21:6
Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm. 21:7
Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm). 21:8
Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm. 21:9
A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj? 21:10
Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre sollëm popull tjetër. 21:11
E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi. 21:12
(atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër tyre). 21:13
Ata thonin: “O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!” 21:14
Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur). 21:15
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). 21:16
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë. 21:17
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.). 21:18
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadet) monotn. 21:19
Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten. 21:20
A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)? 21:21
Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit. 21:22
Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten. 21:23
A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky (Kur’ani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë. 21:24
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25
E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg asaj qoftë madhëria e Tij! Ja ata jnanë rob të ndershëm! 21:26
Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij. 21:27
Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm. 21:28
Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. 21:29
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? 21:30
Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë të orientohen. 21:31
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. 21:32
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. 21:33
Ne, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë? 21:34
çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne. 21:35
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotët tuaj!” E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë. 21:36
Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t’ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t’u vie më shpejtë. 21:37
Ata thanë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse thoni të vërtetën?” 21:38
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk d të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë). 21:39
Por atyre do t’u vijë befas, do t’i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat. 21:40
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin. 21:41
Thuaj: “Kush u mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën en ditën?” Por jo, ata i kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. 21:42
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi. 21:43
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)? 21:44
Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja”. 21:45
E sikur t’i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: “Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi”! 21:46
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. 21:47
Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit. 21:48
Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit. 21:49
Edhe ky (Kur’ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni. 21:50
Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). 21:51
Kur ai babai dhe popullit të vet u: “ç’janë këto statuja që i adhuroni?” 21:52
Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”. 21:53
Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!” 21:54
Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!” 21:55
Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, ështëai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!” 21:56
Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja! 21:57
Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do t’i drejtohen (për të kuptuar se kush i theu). 21:58
(Kur u kthyen ii panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!” 21:59
(pastaj) hanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”. 21:60
Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënijmë)”. 21:61
I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” 21:62
Ai tha: “Jo, por atë, e bëri i madhi i tytre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?” 21:63
Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroi gjëra të këto)”. 21:64
Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në koëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!” 21:65
Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?” 21:66
Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” 21:67
Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” 21:68
Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 21:69
Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit. 21:70
E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz. 21:71
Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). 21:72
Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. 21:73
Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. 21:74
Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve. 21:75
(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen) e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh. 21:76
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata. 21:77
(Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre. 21:78
E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë. 21:79
Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që të ju mbrajnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë? 21:80
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë. 21:81
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin). 21:82
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” 21:83
Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit. 21:84
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm. 21:85
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve. 21:86
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” 21:87
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët. 21:88
(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. 21:89
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh. 21:90
(Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit. 21:91
Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua. 21:92
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne. 21:93
E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtarë, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato. 21:94
Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë). 21:95
Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi. 21:96
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): “Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (momment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj. 21:97
Ju, dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e Xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të. 21:98
Sikur të kishit qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. 21:99
Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojë. 21:100
E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehennemit). 21:101
Ata nuk nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë. 21:102
Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit), dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar): “Kjo është dita e juaj që u premtohej”. 21:103
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e paloj qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi yni, e Ne e bëjmë këtë. 21:104
Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë. 21:105
Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. 21:106
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. 21:107
Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaji është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?” 21:108
E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: “Unë u njoftova ju në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?” 21:109
Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fashehtë. 21:110
E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë. 21:111
Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!” 21:112