Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Në Kuran nuk ka rexhm (vrasje me gurë)

Sipas Islamit, nëse duam të mësojmë të vërtetën e një çështjeje, duhet të shohim Kuranin. Sipas Islamit, Allahu ka njoftuar se do të mbrojë vetëm Kuranin dhe njëkohësisht se në Kuran ka njoftuar gjithçka që kërkon nga njerëzit;

وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدْقًا وَعَدْلًا لَّا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Fjala e Zotit tënd është e përsosur si nga ana e vërtetësisë, ashtu edhe nga ana e drejtësisë. Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij. Ai është Dëgjuesi, i Dituri. (Surja Al-An'am, 6/115)

Prandaj një dispozitë jashtë Kuranit është e pavlefshme. Madje, në një çështje dispozita e së cilës është përcaktuar qartë në Kuran, t’i drejtohesh një burimi jashtë Kuranit dhe të caktosh një dispozitë do të ishte një qëndrim krejtësisht jashtë Islamit. Sipas Kuranit, dispozita e zinasë është 100 goditje me shkop.

Prandaj, që dikush të ngrihet e të trillojë një dispozitë lidhur me zinanë do të thotë t’i shpallësh luftë Kuranit. Rexhmi është një traditë e idhujtarëve. Idhujtarët janë një grup njerëzish armiq të grave, që edhe para Islamit i varrosnin vajzat të gjalla, që e shpallnin veten jashtëzakonisht me takva dhe e përdornin fenë. Duke qenë se pasi erdhi Islami shumë nga traditat e tyre u hoqën nga Pejgamberi, idhujtarët, të shqetësuar nga kjo, meqë nuk mundën ta ndryshonin Kuranin, krijuan transmetime të trilluara se Pejgamberi ynë paskësh zbatuar rexhmin, madje, megjithëse ka ajete të qarta që tregojnë se Kurani nuk mund të ndryshohet, shkuan aq larg sa të thonë se në të vërtetë ajetet për rexhmin i paska ngrënë një dhi. Është e qartë se Allahu, që krijoi pamjet e mrekullueshme, palloit, lezetin e një maceje, nuk do të urdhëronte një psikopati si rexhmi.

Nëse dikush ngrihet e thotë “Sipas komunizmit, njerëzit me mendim të kundërt zhduken”, komunistët do të thonë “Në Das Kapital nuk shkruhet një gjë e tillë”. Nëse si përgjigje muslimani thotë “Por Stalini i vrau njerëzit me mendim të kundërt”, jam i sigurt se komunistët do të thonë “Ajo është interpretimi i vetë Stalinit, nuk e detyron Das Kapital-in”. E njëjta gjë vlen edhe për Rexhmin. Rexhmi nuk është në Kuran dhe nëse ka kush e zbaton, ajo është psikopatia e tij. Nuk e detyron Islamin. Për më tepër, Rexhmi, ndryshe nga sa besohet, zbatohet jo në vendet islame, por në fe dhe kultura shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kjo tashmë është prova se nuk ka lidhje me Islamin, se ka lidhje me idhujtarinë, pra me sistemin fanatik dhe të ngurtë. Shkurt, rexhmi është një traditë e idhujtarëve dhe nuk ka lidhje me Islamin.

Ajetet e REXHMIT, të cilësuara si ajete që teksti i tyre nuk është në Kuran, por Dispozita e tyre është e përhershme... janë një shpifje shumë e madhe e hedhur kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dispozitat e Allahut janë në Kuran. Një dispozitë që nuk është në Kuran nuk është islame. Për ata që e trillojnë këtë, i Lartësuari Allah në botën tjetër jep ndëshkim të dhembshëm.

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Kush është më zullumqar se ai që trillon gënjeshtër e shpifje kundër Allahut ose se ai që i përgënjeshtron ajetet e Tij? Pa asnjë dyshim, ata zullumqarë nuk do të shpëtojnë. (Al-An'am 21)