Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Al-Falaq

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلْفَلَقِ

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 113:1

مِن شَرِّ مَا خَلَقَ

Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 113:2

وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 113:3

وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِى ٱلْعُقَدِ

Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 113:4

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. 113:5