Al-Alaq
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. 96:1
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. 96:2
Lexo për Zotin tënd Bujar! 96:3
Është Ai që ua mësoi pendën. 96:4
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. 96:5
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë, 96:6
Për shkak se e ndien veten të pavarur. 96:7
Po kthimi është vetëm te Zoti yt. 96:8
A më tregon atë që pengon, 96:9
një rob kur ai falet? 96:10
ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? 96:11
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet. 96:12
A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)? 96:13
A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 96:14
Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. 96:15
Floku rrenacak, mëkatar. 96:16
E ai le t’i thërret ata të vetët. 96:17
Ne do t’i thërrasim zebanitë. 96:18
Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të. 96:19