Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Al-Ghashiyah

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْغَٰشِيَةِ

A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)? 88:1

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ

Atë ditë sheh fytyra të përulura, 88:2

عَامِلَةٌ نَّاصِبَةٌ

Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). 88:3

تَصْلَىٰ نَارًا حَامِيَةً

Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort, 88:4

تُسْقَىٰ مِنْ عَيْنٍ ءَانِيَةٍ

U jepet të pijnë prej një kroi të valë. 88:5

لَّيْسَ لَهُمْ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٍ

Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. 88:6

لَّا يُسْمِنُ وَلَا يُغْنِى مِن جُوعٍ

Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri. 88:7

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاعِمَةٌ

Atë ditë dheh fytyra të ndritshme, 88:8

لِّسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ

Të kënaqura për veprimet e veta, 88:9

فِى جَنَّةٍ عَالِيَةٍ

Në Xhennet të shkallës së lartë, 88:10

لَّا تَسْمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةً

Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme, 88:11

فِيهَا عَيْنٌ جَارِيَةٌ

Aty ka kroje që rrjedhin, 88:12

فِيهَا سُرُرٌ مَّرْفُوعَةٌ

Aty kanë shtretër të lartë, 88:13

وَأَكْوَابٌ مَّوْضُوعَةٌ

Aty kanë shtretër të lartë, 88:14

وَنَمَارِقُ مَصْفُوفَةٌ

Edhe jastekë të renduar për mbështetje, 88:15

وَزَرَابِىُّ مَبْثُوثَةٌ

Edhe qilima të shtruar. 88:16

أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلْإِبِلِ كَيْفَ خُلِقَتْ

A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar? 88:17

وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيْفَ رُفِعَتْ

Edhe qiellin se si është ngritur lart! 88:18

وَإِلَى ٱلْجِبَالِ كَيْفَ نُصِبَتْ

Edhe kodrat se si janë venduar! 88:19

وَإِلَى ٱلْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ

Edhe tokën se si është shtruar! 88:20

فَذَكِّرْ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٌ

E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues, 88:21

لَّسْتَ عَلَيْهِم بِمُصَيْطِرٍ

Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues! 88:22

إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ

Përveç atij zbrapset e nuk beson, 88:23

فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَكْبَرَ

All-llahu atë me vuajtje e dënon. 88:24

إِنَّ إِلَيْنَآ إِيَابَهُمْ

Vetëm te Ne kthimin e kanë. 88:25

ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُم

Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre. 88:26