Al-Ma'arij
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm, 70:1
për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë. 70:2
Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej). 70:3
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet). 70:4
Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë). 70:5
Atyre u duket ai larg, 70:6
Kurse Neve ai na duket afër. 70:7
Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë. 70:8
Kodrat të bëhen si leshi i lënurur. 70:9
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun. 70:10
Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. 70:11
Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. 70:12
Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. 70:13
Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! 70:14
Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit). 70:15
Është që heq kapakët e kokës. 70:16
Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit). 70:17
Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur). 70:18
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. 70:19
Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. 70:20
Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac. 70:21
Përveç atyre që falen, 70:22
të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre. 70:23
Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. 70:24
Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp. 70:25
Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit. 70:26
Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre. 70:27
Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre. 70:28
Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale). 70:29
Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to. 70:30
E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim). 70:31
Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. 70:32
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin). 70:33
Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre. 70:34
Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar. 70:35
ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti? 70:36
Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje? 70:37
A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm? 70:38
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë. 70:39
Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi. 70:40
të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para. 70:41
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet. 70:42
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt, 70:43
Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar. 70:44