Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Adh-Dhariyat

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرْوًا

Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë. 51:1

فَٱلْحَٰمِلَٰتِ وِقْرًا

Për retë që e bartin shiun e rëndë. 51:2

فَٱلْجَٰرِيَٰتِ يُسْرًا

Për anijet që lundrojnë lehtë. 51:3

فَٱلْمُقَسِّمَٰتِ أَمْرًا

Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve. 51:4

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ

S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt. 51:5

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌ

Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër. 51:6

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ

Për qiellin plot rrugë. 51:7

إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍ مُّخْتَلِفٍ

Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore, 51:8

يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ

Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur. 51:9

قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ

Mallkuar qofshin gënjeshtarët! 51:10

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍ سَاهُونَ

Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri). 51:11

يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ

E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?” 51:12

يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ

Dita kur ata digjen në zjarr. 51:13

ذُوقُوا۟ فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ

Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet. 51:14

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ

Të devotshmit janë në kopshte e burime. 51:15

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ

Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës. 51:16

كَانُوا۟ قَلِيلًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ

Ata qenë të cilët pak flinin natën. 51:17

وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata. 51:18

وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ

Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). 51:19

وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَٰتٌ لِّلْمُوقِنِينَ

Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. 51:20

وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ أَفَلَا تُبْصِرُونَ

Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni? 51:21

وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ

E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. 51:22

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ

Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni. 51:23

هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit? 51:24

إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًا قَالَ سَلَٰمٌ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ

Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!” 51:25

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. 51:26

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ

Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?” 51:27

فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً قَالُوا۟ لَا تَخَفْ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍ

Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm. 51:28

فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ

E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!” 51:29

قَالُوا۟ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ

Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”. 51:30

قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ

Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?” 51:31

قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ

Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!” 51:32

لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن طِينٍ

Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)! 51:33

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ

(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate). 51:34

فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam). 51:35

فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane. 51:36

وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ

Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur. 51:37

وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta. 51:38

فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ

E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!” 51:39

فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ

E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë. 51:40

وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ

Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese, 51:41

مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ

E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë. 51:42

وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا۟ حَتَّىٰ حِينٍ

Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë. 51:43

فَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ

E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin. 51:44

فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُوا۟ مُنتَصِرِينَ

Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen. 51:45

وَقَوْمَ نُوحٍ مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا فَٰسِقِينَ

Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur. 51:46

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَٰهَا بِأَيْي۟دٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë. 51:47

وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَٰهِدُونَ

Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi. 51:48

وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit). 51:49

فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ

Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët. 51:50

وَلَا تَجْعَلُوا۟ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ

E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen. 51:51

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ

Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” 51:52

أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ

A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat. 51:53

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍ

Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar. 51:54

وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. 51:55

وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. 51:56

مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. 51:57

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ

All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti. 51:58

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ

S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. 51:59

فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ

Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar! 51:60