Ya-Sin
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Ja, Sinë! 36:1
Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. 36:2
S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. 36:3
Je në një rrugë të drejtë. 36:4
(Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit. 36:5
Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. 36:6
Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. 36:7
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart. 36:8
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. 36:9
Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. 36:10
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë. 36:11
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh). 36:12
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit. 36:13
Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju. 36:14
Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë. 36:15
Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju. 36:16
Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë. 36:17
Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh. 36:18
Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!” 36:19
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!” 36:20
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! 36:21
E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni. 36:22
A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë. 36:23
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. 36:24
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!” 36:25
Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, 36:26
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” 36:27
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër, 36:28
përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur). 36:29
O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të. 36:30
A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen. 36:31
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh. 36:32
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. 36:33
Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji). 36:34
Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë. 36:35
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. 36:36
Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. 36:37
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. 36:38
Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë). 36:39
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion. 36:40
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot. 36:41
Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin. 36:42
E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. 36:43
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar. 36:44
E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë). 36:45
Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën. 36:46
Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”. 36:47
Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?” 36:48
(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. 36:49
E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre. 36:50
Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. 36:51
E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit. 36:52
Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh. 36:53
Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat. 36:54
Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. 36:55
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. 36:56
Aty kanë pemë dhe çka të duan. 36:57
Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues! 36:58
E tash, ju kriminelë, ndahuni! 36:59
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? 36:60
*Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! 36:61
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? 36:62
Ky është Xhehennemi që juve u premtohe. 36:63
Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë! 36:64
Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan. 36:65
E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin? 36:66
Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa. 36:67
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar? 36:68
Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë. 36:69
Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët. 36:70
A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë. 36:71
Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen. 36:72
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë? 36:73
Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre. 36:74
Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre. 36:75
E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë. 36:76
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë. 36:77
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? 36:78
Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. 36:79
Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni. 36:80
A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi. 36:81
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet. 36:82
I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni. 36:83